Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Naim Aliaj

| E merkure, 29.12.2010, 08:02 PM |


Naim ALIAJ

 

 

Shqipëri nanë

 

Shqipëri nanë,zemër luanësh

U çon fjalë bijve,të vijnë prej gjithë anësh

Të t`shohim zonjë,kemi dëshirë

Plot nipa e mbesa, sa s`ka më mirë

 

Shumë dashakeqë hase,nuk u ligështove

Me hapa t`matur ece,i përballove

Nur` i lirisë,ta mbulon shtatin

Përdrejt bashkimit,ta shohim fatin

 

N`themele t`forta,shqipëria qëndron

Diell që nuk shuhet,e ardhmja jon`

Trojet arbnore e dhanë kushtrimin

Shpejt nën një komb,ta bëjmë betimin.

 

Kosova

 

Të prenë prej trupit tim

Ti je une e une jam ti

Gjatë na shkoj ky zhgënjim

Jemi një gjithkush e di

 

 

Matit

 

Kur dëgjon erën e luleve

Kur ndjen flladin pranveror

Kur sheh bukurinë e maleve

Kur bjondohen me dëbor

 

Ku ka shpate e gryka plot pyje

E nëntoka minerar

Djem azganë e vajza si yje

Për vendlindjen janë krenar

 

Qelibar tek gumëzhin

Uji i Matit me furi

Duke dhënë pa pushim

Dritë e jetë në çdo shtëpi

 

Nëpër fushat ndanë luginës

Bereqeti rritet det

Ia jep qingji blegërimës

Jeta e Matit gjithë lezet.

 

 

Rinisë

 

Rini , rini , e bukur rini

Bashkim i fuqishëm i gjakut të ri

Për atdheun tonë je e madhja shpresë

Bashkimin kombëtar me e pasun besë.