| E merkure, 29.12.2010, 07:09 PM |
Dibran Demaku
POEZI
SHPRESA
Ënderr zhgjënderr rrugëton shpresa
nuk i vë dot kush pengesa
se lag shiu as se lag vesa
Se zë dot as valë e detit
nuk e kap ushtri e mbretit
as udhëkryqet e kurbetit
Është e vjetër sa vet bota
nuk i vë kush nën këmbë rrota
as thërmohet sikur gota
Nuk vdes as kur vdiset
nuk kthehet kur niset
se në zemër stiset
Në mëdyshje e dilema
çel burbuqe sikur pema
rritet, rritet në sytha e gema...
BESA
Xhevahir i burrit
në kulla prej gurit
pleksur në palë te Flamurit
E rinojnë ditët
nuk e plakin vitet
në sy e bebza rritet
E mbëltuan në gjak
ëndërr e bardhë në prak
dritë për çdo konak...
ZVARRANIKËT
Zvarranikët pushojnë nën Mriz
të pa emër e të pa kurriz
Mëshehur nën hijen e mosit
i fryejnë kungullit,i fryejnë kosit
Shpesh tregohen si trima
veç futen si minjt në vrima
Jetë e tyre kalon zvarrë
që nga lindja gjer në varr...
VETMI
Çerdhe pa dallëndyshe
nipër e mbesa pa gjyshe
Në rrugë të madhe
pa miq
Lis pa gjethe
lakuriq
Vetmi...
KRIMBAT
Kohë e krimbave erdhi
mërzinë e ditës e derdhi
mbi supe
mbi gjymtyrë
mbi tru
Vërsulen krimbërisht
mbi dëshira
mbi ëndrra
mbi shpresë
Krimbat e pabesë...