| E marte, 28.12.2010, 07:44 PM |
M O S B E S I M
Nga Muharrem Kurti
Që kur fillon dita , me dritërim, në mengjesin e bardhë , me rreze të përndezura dhjetori, në xhamat e dritarës, kur sapo çel sytë dhe mënjeherë vershohesh në çepalla nga karremat e ofertave politike, të vjetëra dhe të reja, mosbesuesit, gjithnjë e më tepër po mbushen me një zhgënjim shpërthyes.
Gjerë në mbremje , kur bie terri i natës , derisa errët, ata po përjetojnë një pasiguri që vazhdimisht u shtohet , kurrësesi nuk po u paksohet.
Kështu po i ndodhi edhe përsonazhit tim , i cili herë u beson ofertave politike , ndërsa shumë herë nuk u beson aspak.
Përsonazhi im , shëndrrohet i tëri në aren dueli , ndërmjet basimtarëve dhe pabesimtarëve të vetvetës. Përsonazhi im përjeton një ndeshje të pamëshirhsme , madje shkatrruese, me pasoja të mëdha ndërmjet dy palë kundërshtarëve , të ndarë në dy tabore , në dy opsione, në dy të drejta, dhe në dy fitore e në dy humbje. Ka shumë ditë kur përsonazhi im nuk i beson askujt, për asgjë. Vet me dorën e vet e vret çdo ofertë besimi me mosbesim. Dhe për këtë ndjehet fajtor , ngaqë e drejta e tij nuk gjente një copë tokë ku të mbjellte një lule shprese. Pra, i shkonte dita zi e ma zi , me nervozë dhe revoltë.
Kishte çaste kur shkëndija e besimit ia digjte errësirën e mosbesimit. Kishte momente , kur dëshironte që të ishte liberal, i hapur , jo i mbyllur si guaskë ndaj ofertave . Ndërkohë që qindra fakte apo mijra argumente , si re , ia nxinin qiellin e dëshirës së tij liberale . Ia futonin. Atëherë , përsonazhi im, fitonte një bindje të pandryshyeshme ndaj cilsedo shkëndijë besimi, ndaj cilitdo premtues, ai, tkurrej , madje mbyllej si iriq nën mburojë.
Zëri cinik , deziluzionist i fliste -Janë ujqër të vjetër premtuesit. Apo jo?
Prandaj përsonazhi im , hiqte dorë nga secili premtim, nga secili premtues e nga parajsa e tyre. Bënte mënjëanë duke lëvizur nga ana e majtë , në të djathtë , distanatcueshëm, nga premtuesit e vjetër. Dhe pa pritur , befasisht, i shfaqeshin premtuesit e rinj , duke e ftuar , me një zë të pastër , me fakte të gjalla të premtueseve të vjetër, me do vepra të errta e të ndotura me mashtrim dhe krim, me ca autor krimberës, me lider demagog e hipokrit e të pafytyrë, me do shkaktar të mjerimit, me shumë besëprerë që u shkonin prapa idhtar të shumtë, si turmë, duke marshuar drjetë fitorës së premtuar, deklaronte premtuesi i ri . Ne, do të vendosim një rend të ri, nëse na votoni ne , shtronte oferten ai.
Mos lëvizë. Mos u beso, i thoshte zëri i vet i brendëshëm.
Premtuesit e rinj flisnin , duke u betuar në flamur dhe atdhe , ndërsa përsonazhi im hezitonte që t,u besonte atyre. Kishte apo nuk kishte të drejtë në mosbesimin e tij , përsonazhi im as që e vriste mendjën.
Që të jam besnik i përsonazhit tim , herë-herë ai, e si ai, e akuzonin vetveten për mosbesim absulut. Ai, e si ai , nuk u besonte as premtueseve të vjetër as konkurenteve të rinj . Madje, nuk i besonin as vetes kohëve të fundit. Vetëm kur zëri i tij , i arsyes i thoshte – E shikon , sa i mëkatuar je dhe sa mëkatar të ka berë kjo jetë e mbushur me rrenacak barbar. Mos beso te askush? Vitet po shkojnë dhe ti i përngjan një skulpture të mosbesimit. As një milimetër nuk po të zvogëlohet terri i mosbesimit tënd. Ndaj çdokujt, ndaj kujtdoqoftë ti vetëm thua një ‘jo’të fortë dhe refuzuese. Mirëpo , ti ke momente , kur të shkrihet ngurrimi i akulltë. Ti ke çaste , kur ndonjëherë beson. Ai çast është i bukur.. ngjanë me një portë , të hapur , në të cilën pret të hyjë dikush, miqësisht, për të mbushur mosbesimin tënd me dritë të besimit. Hiq dorë nga refuzimi. Shikojë pasojat që po të shkakton abstenimi yt dhe i juaji.Çfarë dëme të mëdha i ka sjellur vendit ky abstenim? Çfarë pasoja? Ribeso! Na jep një shans dhe bindu me ne !...
Pa ju fashitur mirë oferta e premtueseve të rinj ia niste droja e tij t,i diktonte-
:Hej, budalla . Pak u mashtrove sa herë?Është kohë e mashtrueseve. Mos beso të askush , e urdhëronte droja e vet.
Rimosbesonte përsonazhi im. Sikletosej. Lëvizte majtas e djathtas.
-A të provoj edhe njeherë , i thoshte vetes përsonazhi im asnjëanës.Kishte vendosur të bentë një veprim. Fshiu premtuesit e vjetër , gënjeshtrat e tyre të paskrupullta. Pa pritur dhe pa kujtuar në qiellin e mosbesimit të tij u shfaq drita e besimit. E dritëroj për një çast atë. Por furishëm , droja e tij i diktoi: Kot e ke. A nuk po i shikon premtuesit e vjetër , me premtime të reja, si ligjerojnë, si u bindet turma , aq lehtë? Si duartrokasin gjithë ata simpatizant, për ta.A nuk është kështu? e pyeste ajo. A nuk je ti njësh përballë të gjithëve?
Diktati i fuqishëm e tmerronte përsonazhin tim. Ai kërkonte shpëtim të premtusit e rinj. Ata i ngjanin me njërëzit e sinqertë, që në fjalët e tyre nuk kishte asnjë grimë hipokrizi.
Shpresa e tij e paktë i thoshte : Këta duhet besuar. Vetëm më këta do të kthehet besimi i humbur. Thuaj : Lamtumir mosbesimit! Mos u bejë njeri besimvrarë. Mos u jep rast fitorje falsifikatoreve. Beso te ne! Fito me ne !
Dhe përsonazhit tim i ndodhi çudia. Fundvjeshta iu bë fillimpranver. Stina që po i shikonin sytë kishte lule dhe lulzim, kishte barë dhe blerim, kishte jetë dhe gjallëri. Nuk kishte më errësir plot terr.
Dhe përsonazhi im kishte vendos që kryej obligimin. Po askush nuk e mori vesh kë votoi, të vjetërit apo të rinjtë. A abstenoi? Vota është e fshehtë në demokraci. Kush do të fitoi, pakkush e qau kokën. Dhe si përsonazhi im ka shumë besimplagosur, fatkeqësisht.
Gjakovë, dhjetor 2010.