| E hene, 27.12.2010, 07:04 PM |
FESTA E 28 NËNTORIT- ËSHTË FESTA MË E MADHE KOMBËTARE
Në një ambient festiv, të dekoruar me simbole kombëtare, mbrëmë në Heilbronn, organizua nga Keshilli Organizative Kombetar, bashkatdhetarët tanë ishin tubua ta festojnë 28 Nëntorin, festën tonë më të madhe kombëtare. Mbrëmja si zakonisht u hap me antonimin e himnit kombëtar për të vazhduar me programin e paraparë festiv.
Në fillim të pranishmëve u foli njeri nga antaret e keshillit organizativ, veprimtari z. Abaz Imeri , i cili mes tjerash tha; Data më emblematike e kombit, 28 Nëntori festohet në mbarë Shqipërinë etnike. Para 567 vitesh i madhi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në kalanë e Krujës ngriti flamurin tonë kombëtar, ngriti flamurin e Kastriotve. Skënderbeu, - ta përkujtojmë edhe Vlorën heroike të plakut te mencur Ismail Qemailit, e të trimit kosovarë Isa Boletinit të cilët pikërisht me 28 Nëntor 1912, në Vlorë shpallën pavarësinë e Shqipërisë, shpallën shtetin e parë shqiptarë pas pesë shekujsh. Sot kur e përkujtojmë këtë datë historike, kemi arsye të gëzohem, por edhe të hidhërohem. Kemi arsye të gëzohem sepse pikërisht me 28 Nëntor 1912, u shpall pavarësia e Shqipërisë, kurse kemi arsye të hidhërohemi sepse më këtë pavarësi gjysma e trojeve shqiptare, Kosova, Kosova Lindore Presheva, Ilirida, Plava e Gucia, Ulqini, Tivari e Çamëria mbeten nën pushtimin e sllavëve, nën pushtimin e hienave greke.
Mirëpo, sot kemi edhe një arsye tjetër të festojmë, tha z. Abaz Imeri - sepse sot edhe Kosova po e feston këtë Nëntor e lirë, dhe se dyti, 28 Nëntori është festa e lindjes se komandantit legjendar Adem Jasharit i cili sëbashku me Sali Çekun dhe Zahir Pajazitin ja vuan themelet Ushtrisë sonë Çlirimtare. Komandanti Adem Jashari, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirpo ne jemi te vetedieshem se cdo fest patjeter se na kujton edhe liderin ton presidentin historik te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova.
Modratoret e këtij programi festiv dy zonjusha te talentuara z. Jehona Mehmetukaj e cila mund te themi lirisht se eshte rritur ne sken dhe shum e talentuar me poezit e saja te shkelqyera njeherit e dalluar ne vallezim dhe poashtu Trendelina Kryeziu , në vijim njoftoj të pranishmit për programin e pregaditur për ketë mbrëmje:
Fillimisht për një fjalë rasti për nderë të "28 Nëntorit"ditës së Flamurit kombëtar dhe Pavarsisë së Shqipërisë e ftuan ne sken ta merrë fjalen veprimtari z.Skender Alimetaj.
Modratoret e këtij programi festiv z. Jehona Mehmetukaj dhe Trendelina Kryeziu , per ta pershendetur tubimin e ftuan zot. Smajl Çekun vellain , e heroit Sali Çekut.
Ndërsa e veçanta e kësaj mbrëmje ishte paraqitja e grupit të vajzave që me vallen "Vallja e Rugoves" që në fillim e bën publikun për vete. Kostumografia dhe koreografia e lojës se tyre kishin një koloritet shumë tërheqës. Loja e tyre e harmonizuar, energjike dhe plot gjallëri bën që disa herë publiku në sallë të ngritën në këmbë duke duartrokitur. Ishte kjo një befasi e këndshme që me lojën e tyre na sollën valltaret; Arbnora Sadiku, Liri Kalludra, Trendelina Kryeziu, Donjeta Kaludra, Ilirida Sadiku, Emine Shipoli ,Arta Demaj ,Drelina Krasniqi, Laurenta Demhasaj ,Learta Sadiku. Pastaj me poezi per veq vajzave te lartepermendura u paraqit edhe nje vogelushe shum simpatike 5-vjecare Rozana Imeri e cila per here te pare u paraqit me poezi e cila u duartrokit nga publiku , pastaj me nje poezi kushtuar Flamurit u paraqit Diar Bytyqi i cili po tregohet shum i sukeseshum, me pastaj si cdo here me recitalet me vargjet e gjata dhe shum domethanse Majlinda Imeri e beri publikun edhe kesaj radhe qe ta nderprejn me duartrokitje frenetike. Dhe ne fund Arianit Imeri dhe Laura Kryeziu , që shumë lezetshëm kanë luajtur vallen tonë tradicionale Shota.
Paraqitja e ketyre nxenesve ishte një porosi e veçantë se, edhe fëmijët e diasporës shqiptare që gati janë harruar nga shteti amë, që injorohen nga pseudo intelektual dhe televizione shqiptare, ata dinë dhe mund ta kultivojnë folklorin, trashëgimin tonë kulturore dhe nuk e harrojnë gjenezën e tyre. Po ashtu me dy poezi ne sken eshte ftuar
nga moderatoret poeti Ali Sh. Berisha. E veçanta e kësaj mbrëmje ishte dekorimin e salles me perplot flamuj kombetar,e qe vlen te permendet i pa lodhuri dhe mjeshtri per dekorim z. Naser Sadiku i cili cdo here me z. Cen Berisha dhe Faik Camajn Shkelzen Gashin bejn dekorimin e salles per cdo manifestim ne Heilbronn.
Per te kremtuar denjësisht dhe bujshëm kremten tonë kombëtare – Ditën e Flamurit, të Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë, në këtë kremte janë inkorporuar edhe paraqitja e parë publike e UÇK-së, ditëlindja e kryekomandantit legjendar Adem Jashari, Përgatitjet kishin mbaruar me një detajizim të projektuar dhe kremtja u mbajt të dielën e 28 Nëntorit, vlen te permendet se Keshillin ndihmojn edhe shum te rinjë te Heilbronit si Bujar Delijaj, Arben Gashi, Denis Shala, Arlind Imeri , Rasim Latifi, Granit Shala, Pajtim Krasniqi, Ardian dhe Arian Alimetaj , Fadil Delijaj, Taulant Kryeziu Valmir Doda e shum tjere. Vlen te theksohet se me nxënsit dhe te rinjët e Heilbronit punojn Aktivistet: Abaz Imeri , Bedri Kryeziu , Emin Demaj dhe Gani Kryeziu . Dekorimin e salles zakonisht e dekorojn Naser Sadiku , Cen Berisha Xhafer Mehmetukaj , Mustaf Demaj , Arben Demaj Gani Kryeziu ,Shkelzen Gashi , Faik Camaj Ramadan Latifi etj. E veçanta e kësaj mbrëmje ishte edhe se Flly Prishtina ne Heilbronn me pronarin Besnik Thaqin per ndere te 28-Nentorit dhuroi tri bileta falas Shtuttgart Prishtin dhe disa qmime ne DVD dhe CD.
Më pastaj mbrëmja kaloj në programin artistik, ku këngëtari shum i adhuruar nga te rinjet e Heilbronit Ylli Demaj dhe kengetarja Barie Rrahmani për disa orë i argëtoj të pranishmit më këngë për Flamurin, për pavarësinë e Shqipërisë, për Skënderbeun, Ismail Qemailin, Isa Boletinin, Adem Jasharin, Sali Çekun, e për shumë heronj që dhanë jetën për çështjen tonë kombëtare.
Kenduan edhe dy te rinjet e Helbronit kengtari Fadil Delijaj dhe Bahri Demiri e qe u mirepriten mjaft mir nga publiku, ne kete mbremje festive kendoj edhe kengetari Shefqet Rexhepi, vlen te thekesohe se tere kjo atmosfer u krijua nga instrumentalisti , sintisti i mirenjohur Bedri Kryeziu dhe gitaristi Naim Bicaj, njeherit edhe dy tupangjinjet Gezim Morina dhe Afrim Demiri .
Keshilli per Informim ne Heilbronn