| E hene, 27.12.2010, 07:17 PM |
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
Tel 00389/ 70 811 180
illyricumlibertas@live.com
Komunikatë
Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, regon ashpër ndaj aktit vandalist dhe ksenofob të djegies së flamurit kombëtar shqiptar në ndeshjen sportive në Shkup.
Rastet e këtilla tregojnë qartësisht mungesën e tolerancës etnike te rinia sllavishtfolëse e këtij vendi si dhe ndikojnë në tensionimin e situatës edhe ashtu fragjile të sigurisë këtu.
Kërkojmë nga shoqëria e Fyromit që ta dënojë fuqishëm këtë akt terrorist, kurse nga organet kompetente të zbulojnë dhe dënojnë sa më shpejt që është e mundur autorët dhe planifikuesit e tij.
Tetovë/Oaeneum
Valon Kurtishi
Kryetar
24.12.2010