Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: : Reagim ndaj djegies së flamurit kombëtar në Shkup

| E hene, 27.12.2010, 07:17 PM |


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

Tel 00389/ 70 811 180

illyricumlibertas@live.com

 

Komunikatë

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë,  regon ashpër ndaj aktit vandalist dhe ksenofob të djegies së flamurit kombëtar shqiptar në ndeshjen sportive në Shkup.

 

Rastet e këtilla tregojnë qartësisht mungesën e tolerancës etnike te rinia sllavishtfolëse e këtij vendi si dhe ndikojnë në tensionimin e situatës edhe ashtu fragjile të sigurisë këtu.

 

Kërkojmë nga shoqëria e Fyromit që ta dënojë fuqishëm këtë akt terrorist, kurse nga organet kompetente të zbulojnë dhe dënojnë sa më shpejt që është e mundur autorët dhe planifikuesit e tij.

                                                                                                                       

Tetovë/Oaeneum                                                                      

Valon Kurtishi

Kryetar

24.12.2010