Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzuar Krishtlindjen

| E diele, 26.12.2010, 08:31 PM |


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

Tel 00389/ 70 811 180

illyricumlibertas@live.com

 

Mesazh urimi

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë,  uron gjithë qytetarët shqiptarë të besimit katolik dhe ortodoks festën e dashurisë botërore – krishtlindjet e paqes dhe bashkimit.

 

Le të jetë kjo ditë e paqes dhe vëllazërimit mes nesh, ditë kur rrafshohen dallimet dhe gjendet  gjuha e bashkimit dhe dashurisë mes shqiptarëve të një gjuhe dhe një gjaku.

 

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë.

 

Tetovë/Oaeneum

Valon Kurtishi

Kryetar

25.12.2010                                                                                          

 

______________

 

Urime Kërshëndellat!

 

I dashur administrator i Portalit  "Zemra shqiptare"  z. Gëzim Marku!

 

Të dashur e të nderuar vëllezër dhe motra shqiptarë të besimit katolik!

 

Më lejoni që me rastin e këtyre festave të ju uroj, gjithë besimtarëve katolik Kërshëndellat dhe Vitin e Ri 2011.

Qofshi përjetësisht të lumtur dhe viti 2010 plotësoftë gjithë dëshirat tuaja dhe atyre qe ju duan dhe i doni.

 

Edhe viti 2011 që po vije,qoftë një vit i mbar që sjell lumturi dhe paçe për të gjithë.

 

Urime dhe për shumë mote festat e Kërshëndellave dhe Viti i ri 2011!

 

Gani Qarri              

Cyrih, 24 Dhjetor 2010

 

__________

 

Beslidhja  kombetare demokratike  shqiptare, dega e bkdsh Xheme Hasa Gostivari DK AL

Urime  përzemërta festën  madhe të Krishtlindjes    gjithë Besimtarëve SHqiptarë në SHqiperinE ethnike dhe ne diasporë të besimit të krishterë të cilla i simbotizon ditën lindjes dhe të forcimit te Besimit te  zoti me  dëshirë qe paqja dashuria lumturia, shendeti, harmonia  dhe begatia në familje tuaja me shpresë viti i ardhshem ti festojmë në  SHQIPERINE ETHNIKE  te gjitha   festat shqiptare.

    

G Ë Z U A R     K R I S H T L I N JA

Kryesija e Deges  e BKDSH. xhem hassa Gostivari DK AL

Muhamed  Memishi

 

___________

 

 

Në emër të Kryesisë të Bashkësisë Shqiptare" Faik Konica" në Britaninë e Madhe dhe në emërin tim, Ju dëshirojmë dhe Ju përgëzojmë :

 

Gezuar Krishtlindjen besimtarve të krishterë dhe Vitin e Ri 2011

 

GEZUAR

 

Gjithë shqiptarëve kudo janë suksese, shendet begati e lumturi në familjet tuaja. 

 

Me shumë respekt,

Talat Pllana, Kryetar i B.SH.” Faik Konica” në B.M