Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Të demaskojmë Dik Martin

| E enjte, 23.12.2010, 08:43 PM |


Luan Çipi

 

TË DEMASKOJMË DIK MARTIN

 

Dhe pse vitet  firojnë  në kujtesë

Një ndodhi e re më përçarti

Shëmtira e mbrapsht në haresë

U rishfaq, me emrin Dik Marti.

 

Është Juda, Uria Hipi, apo vetë djalli,

Ky shpifarak zviceran, vagabond,

Që kumton e trumbeton si tellalli

Komploton, bën akuza e trillon  kot?

 

Siç duket, Altin Raxhimi dhe renacaku Dik

Ryshfet të majmë  nga Shqau kanë marrë

Ndaj flasin e shpifin për  transplanto e trafik

Pa fakte e dëshmi, në dalldi, si të marë.

 

Kjo, Karla del Ponte i nxit e i fryn

(Kështu bënte, dikur, Millosheviçi)

Dhe krimet e Shqaut i mbyll e i ndryn

Si dhelpër e vjetër, me pamje ogiçi.

 

Zviceranë të bashkuar Oliveri, Diku

Vërsulen të shuajnë gjithçka shqiptare

Që nga Skënderbeu , UÇKëja, Ashimi

Se kështu diktojnë  klikat lakmitare.

 

Nuk e kanë me Ashimin, po me Kosovën.

Veç Serbët harrojnë, që sot lehin kot

Shteti Kosovar e kaloi provën

Në mbrojtje të tyre është ngritur një botë.

 

Në ballë Amerika, NATO dhe Evropa

Dhe gjithë kombi ynë tok e i pandarë

Pa qenë nevoja për pallë e për topa

Drejtësi e nder - emrit Shqiptar!