| E enjte, 23.12.2010, 08:13 PM |
(poezi kushtuar z. Dick Marty-t)
Sa herë që më ngrehnin veshin kur isha fëmijë
bërtisja..., bukur...
solo i thekshëm...,
Tash është klithmë e përgjithshme,
kor-duet me zërat e kafshëve të buta
..."pets" ledhatojmë,
...janë mbledhur shumë soje,
Njeriu klonohet këtu...
është ditë pazari, "shitet-blihet"
kanë ardhur të eksperimentojnë,
një koloni moderne të ndërtojnë
kërko, heto... bolet dashit mos po i bien
ujku ka zili
z. Marty këtë e di
nuk ka më qenë endacakë,
vetëm njerëzit bredhin, pa shtroj e mbulojë...
Himni i Kosovës thirret në mëngjes
...ekzekutohet në bori...!
pa fjalë...,
o zotëri... ! Ahtisaari e di...
...a përzihet me lehjen e qenit të vogël "llaskuc"?
...apo me kukurisjen e gjelit hijerëndë
për të mirëpritur buzëqeshjen e diellit,
A po zgjohen pleshtat një nga një?
...asnjëri s'e di !