Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Shabanaj: Komandanti dhe dhe autori i librit Arbër Shabanaj paraqet ngjarjet origjinale për luftën e UÇK-së

| E enjte, 23.12.2010, 10:59 PM |


KOMANDANTI DHE AUTORI I LIBRIT ARBËR SHABANAJ “ME MUA” PARAQET NGJARJET ME ORIGJINALE SI ASNJËHERË ME PARË PËR LUFTËN E UÇK-së, NË KOSOVË.

 

Nga Albert Shabanaj

 

Duke e lexuar me vëmendje librin me kujtime lufte“ME MUA” u riktheve në kohën që “PATRIOTET SHQIPTAR” e harruan shumë shpejtë,pra turravrap u harrua lufta dhe luftëtarët e lirisë, pas karrigeve, pas pasurisë dhe pas turpit...  “Institucionet” dhe “Shteti” harruan gjakun e shenjet te UÇK-se

Komandant  Arbri,i cili për here te pare ne historinë e luftës se lavdishme te UCK-se,arrin qe ta thyen dhe fiton betejën e Pashtrikut përballë armikut- shkuat,lufte ajo e cila vërtete është folur dhe shkruar  shume pak rreth asaj lufte te zhvilluar ne Pashtrik. Njohurit e tij prej strategu dhe trimëria e tij me shoke te frontit, arritën te e shpërthejnë mburojën e armikut-shkaut,e cila mburojë ishte e fortifikuar nga armata me elite e shkuat, si dhe e përforcuar me legjionar-mercenar Rus,Sllovak,Rumun etj..

Janë vërtete ngjarje renqethse te ndodhura gjate atyre luftimeve,por vendosmeria,krenaria dhe ideali për liri ishin shtytësit me te fuqishëm  dhe na bënin mua me shoke, qe gjate gjitha atyre ditëve dhe netëve te pa ndërprera me luftime,dhe gjate gjithë atyre vështirësive qe kishim ne logjistik – me furnizim, si dhe humbjet e shokëve i tejkalonim me fitoret e betejave te njëpasnjëshme. Fitore ato qe futen ushtaret elitë te armikut te dezertonin si dhe te dorëzohen pas përballë Luajve  te mi, qe pata fatin ti kamë bashkëluftëtarë te mi.

Pra për ketë Front, një nder frontet me te ashpra te luftës se shenjet te UCK-se si dhe për shume gjera mjaft interesante nga Stërvitjet e ushtareve te rinj ne Burrel, për tu përballur me armikun ne Pashtrik, si dhe rrëfime te para te keti  lloji na vijnë për lexuesit e Librit “Me Mua” nga vete Komandanti i asaj beteje te lavdishme  dhe me te vërtat shume interesante dhe renqethes për lexuesin. Autori dhe Komandant Arbër Shabanaj,na sjell me vete zhvillime interesante gjate luftës ne Kosovë,gjate stërvitjeve neper Kazerma te Shqipërisë,veshtirsit logjistike gjate luftimeve,si dhe njohuri për trimat qe ranë për te mos vdekur kurrë, si dhe për trimat e mbijetuar te atyre luftimeve te rrepta dhe te pa barabarta me armikun. Autori i Librit ME MUA, Komandanti Arbër Shabanaj,nuk harron te i cek edhe mercenaret Rus dhe Rumun etj.. te cilët i kapen te gjalle gjate luftimeve ne betejën për Pashtrikun.

Me fjale tjera Autori i këtij libri, ka sjelle informacione te rralla dhe te pa thenurat deri me sot, për luftën e fundit ne Kosovë. Janë rrëfime te shume pritura te këtij lloji, te pa ngjyrosura dhe te pa fryra politikisht,por te sinqerta nga dora e pare e ngjarjeve.

Autori i këtij libri të rrallë dhe të shumëpritur, i gjithë kësaj prurjeje të sinqertë përcjell

 tek lexuesi shqiptar, me besnikëri të plotë të gjitha ndodhitë dhe ngjarjet, me aq sinqeritet qe sipas mendimit time,nuk ka ndodhur me par tek shumë libra të botuar per luften e lavdishme të UÇK-së. Edhe në rastet më të vështira, autori qëndron besnik dhe i sinqertë tek lexuesi shqiptar,me të gjitha përjetimet dhe shqetësimet e tij në situatat të caktuara me shumë peripeti qe kenë qenë ato. Ngjarjet  e plota që sjellë me besnikëri autori Arbër Shabanaj, janë te mbushur me rrëfime trishtuese e të dhimbshme, me vuajtjet  të popullatës së shkapërderdhur maleve dhe  zhvillimeve  politike e të diplomacisë globale, rajonale dhe shqiptare te fjetur gjate asaj kohe.

Autori, na  jep si askush tjetër, itinerarin e ngjeshur të atyre kohërave,me plot ngjarje interesante të takimeve të tij me udhëheqës politik dhe ushtarak  nga radhët e UÇK-së dhe takimeve me gazetar ndërkombëtar.         

Autori i librit ME MUA komandant Arbri,nga shume kujtimet e përzemërta qe  mbanë në mënyrë të veçantë siç shprehet ai, përfytyrimin e djemve dhe vashave me uniformë të UÇK-së, qe kaq shume e deshën LIRIN e Kosoves. Ndërsa çfarë statusi gëzojnë ata trima sot  në liri dhe ku gjendet një numer i madh i tyre e shume e shume pyetje tjera qe askush nuk ju përgjigjet ne “SHTETIN” e Kosoves...

Unë mendoj se, janë dy arsye qe ky libër duhet te lexohet nga te gjithë ne, E para: Te mësohet sa ma shume dhe sa me saktë për luftën e fundit te Kosovës. E dyta: Te ndihmohet Autori,ne përkthimin e këtij libri ne tri gjuhe,Anglisht,Gjermanisht dhe Frëngjisht,me arsye se edhe qëllim keqtë ndërkombëtar te kenë mundësin te lexojnë nga dora pare-nga Fronti se, lufta e UCK-se ka qene lufte Çlirimtare dhe shume fisnike,e jo ashtu siç tentohet sidomos kohës fundit te paraqitet lufta jone ne Kosovë.

 

Lexues te nderuar, këtu keni edhe linkun ku RTSH dhe TV te huaja,qe flasin për luftën e UCK-se si dhe TV Rozafa ne Shkodër, qe e kishte ftuar Komandantin dhe Autorin e librit,ne emisionin e mëngjesit kushtuar Luftës se Kosovës, “MIREMENGJES” ne Shkodër.