| E merkure, 22.12.2010, 10:57 PM |
BËMËR NËPËR SHEKUJ SUBJEKT LIRIK
Nexhat Rexha “Pikojnë Heshtjet”._Botoi Ars Clubi “ Beqir Musliu” Gjilan 2010
Nga Ali D. Jasiqi
Viti 1878 (njëmijë e tetëqindeshtatëdhjetë e tetë) në historinë e popullit shqiptare mbahet në mend për dy ngjarje të rëndësishme: njëra e njohur si Lidhja Shqiptare Prizrenit dhe tjetra përndjekja e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në sanxhakun e Nishit dhe të Toplicës. Dihet se e para,edhe pse u shua nga pushtuesit osman shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar kur filloi edhe lëvizja e organizuar për çlirimin përfundimtar nga pushtuesit shekullor osman.,Ndërkaq ngjarja e dytë që në njëfarë mënyrë lidhet më të parën shënon një nga më tragjiket në historinë tone, kur soldateska serbe i përzuri nga trojet e veta stërgjyshore shqiptarët nga këto troje “Në luftën ruso-osmane, Serbia dhe Mali i Zi menjëherë u rreshtuan në anën e Rusisë me qëllim që të realizonin aspiratat ekspansioniste në drejtim të trojeve etnike shqiptare. Luftimet serbo-osmane u zhvilluan kryesisht në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që i takonin Vilajetit të Kosovës. Pas humbjeve të një pas njëshme dhe me tërheqjen e ushtrisë Osmane nga këto troje,
Dhe këto dy ngjarje të përmendura do t’i inspirojnë krijuesit e artit që ti shprehin në veprat e tyre të gjinive të ndryshme artistike, qofshi n ato në artet figurative, muzikore apo edhe letrare, pra jo vetëm në trajtesa të ndryshme historike. Në të vërtetë Lidhja Shqiptare Prizrenit është më shumë prezentë në veprat e artirit se sa shpërngulja e shqiptarëve nga trojet stërgjyshore të krahinat e përmendura. Kjo nuk do të thotë se mungojnë veprat e frymëzuar nga kjo tragjedi. Në këtë vazhdë është edhe përpjekja e suksesshme e Nexhar Rexhës që ta gjallëroj në poezi këtë ngjarje. Prandaj edhe ka shkruar
“Në motin njëmijëetetëqindeshtatëdhjetëeshtatë
Evropa heshti për katarzën tonë
Ikja do të mund kallëzimin tim të nisur
Ta ripërtërijë për mollën e kuqe”
(“Njeriu që mundi vdekjen”)
Në këtë strofë të kësaj poezie nga përmbledhja “Pikojnë heshtjet” janë dhënë tri të dhëna :viti i ndodhjes përzënies së shqiptarëve nga trojet e veta,heshtja, për të mos thënë injorues i Evropës ndaj këtij gjenocidi dhe caktimi i kufirit të rinj në mes të dy popujve. Në vargjet që i paraprijnë kësaj strofe autori jep atmosferën që mbretëronte ndër muhaxhirët dhe shtegtimet e tyre që “As Nishavën me tërbimet e gjakosura”, për të shtuar mandej tragjedinë që do ti gjejë në vazhdim.
Derisa në poezinë e përmendur autori subjekt lirik ka frymëzimin nga kjo ngjarje tragjike, në dy të tjera penda e tij shkon kah trajtimi i temave që kanë një rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar , në një ndodhi që solli shumë kthesa në historinë e popullit shqiptarë të Kosovës. Në një poezi tjetër të tij i gjejmë edhe këto vargje
“Udhëtimi zgjati tetë vjet
Deri në Kosovën e 17 shkurtit
(“Uratë për zjarrin”-Pjesa e dytë”)
Dihet se me këtë datë Kuvendi i Kosovës e shpalli pavarësinë, duke u bëre kështu Republika e Kosovës shteti pavarur dhe sovran. Madje një poezi e kësaj përmbledhje edhe titullohet “17 shkurt
“Populli im hoqi pamjen e mrrolur
Bashkë me zymtësinë
Shndërroi urrejtjen në dashuri
Sa herë gëzimet u këputën
Lidhte nyjet në ëndrrat e pagjuma”
-Çka dëshmon për një ditë të lumtur, për një ditë gëzime, që lenë në harresë gjithë të kaluarën e hidhur, përplot me sakrifica e vuajtje, sepse të gjitha harrohen kur vjen liria e shumëpritur, për të cilën e dhanë jetën gjenerata e gjenerata delmesh trima sypatrembur. Poezia përfundon me vargjet e poetit të njohur hungarez Shandor Petefit,sipas të cilit kur në qielli shënohet me gjakun e viktimave,përkatësisht me atë të bijve e bijave më çmuar të një kombi “mbretërit më se mashtrojnë”, me një fjalë liria është e përjetshme dhe amshueshme.
U ndala pak më tepër në këto poezi i bindur se ato përbejnë thelbin për të mos thënë paraqet strumbullarin rreth se cilit sillet i tërë frymëzimi poetik i krijimeve të grumbulluara në përmbledhjen “Pikojnë heshtjet” e autorit Nexhat Rexha. Sepse e kaluara përkatësisht bëme e shumta të popullatës shqiptare nëpër shekuj bëhen subjekt lirik i këtij krijuesi, që me sukses e kultivon poezinë shqipe,duke sjellë kështu realizime të suksesshme dhe të frymëzuara. Nexhat Rexha i kthehet shpesh herë historisë për të ndriçuar aspekte të saj, madje ato që kanë shënua kthesa në jetën e shqiptarëve. Kjo ja ngjarë që nga koha kur mbretëresha Teutë u mund nga romakët për të humb pavarësinë e vendit dhe pas saj:
“
Kushedi sa herë ndërruan fetë
Arbëria mbeti enigmë në udhëkryq”
(“Kodi i humbur”)
Dhe vërtetë prej asaj kohe shqiptarëve nuk iu nda gazepi, nuk iu ndan vuajtjet dhe keqtrajtimet për të arrit kulminacionin me ardhjen e sllave nga Karpatet, të cilët me vetë sollën edhe barbarizmin,që u manifestua me veprime ma çnjerëzore që nuk mund ta kuptojë mendja e shendosh e qenies njerëzore. Sepse mendja e shendosh e njeriut normal nuk mund ta kuptoj se si mundet njeriu ta malltretojë, të çnjerëzor tjetrin vetëm pse është i kombësisë tjetër e pas të gjitha atyre ta ngarkojë në kamion për t’ia humbur gjurmët, pra për të fsheh krimin,siç vepruan serbet në luftën e fundit. E të gjitha këto edhe kësaj radhe u zhvilluan në sy të Evropës, që kësaj radhe nuk ndeji duarkryq,si në rastin e parë, por reagoi që ta ndaloj gjenocidin serbe mbi popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur,se cilës iu vërshëllen hordhitë çetnike, me synim ta zhbijnë nga faqja e dheut, apo të paktën ta përzënë njëherë e përgjithmonë nga trojet e veta etnike, siç patën vepruar me herë e që u kënduan edhe në poezitë e Nexhat Rexhës
Nga e gjithë kjo që u tha del qartë se bota poetike e Nexhat Rexhës është komplekse, është një botë përplot me vlime të brendshme dhe emocionale, që shpërthen vrullshëm, e që shpreh pikëpamjet e autorit jo vetëm për dukuritë e ndryshme por edhe për fenomenet e përgjithshme shoqërore. E këto e bëjnë këtë poezi të suksesshme, tëherqëse dhe të angazhuar në kuptimin pozitiv të fjalës. Andaj ky libër meriton lexim dhe rilexim dhe ruajtje në bibliotekat tona .