Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Na bashkoi interneti

| E merkure, 22.12.2010, 09:43 PM |


Na bashkoi interneti

 

(Cikël me poezi për festat)

 

Nga Përparim Hysi

 

Urim administratorëve të "WEBSITEVE"

 

Për "Fjalaelirë".com

"Gazetakritika.net"

"Klubibotaere".com

"Zemrashqiptare.net"

"Qeparoi groups,com

"Albemigrant.com

"fotjonart,net"

 

Sofra juaj e madhe dhe bujare

Shtruar mbeti me ditë e me net

Ulur shesh gjithë penat shqiptare

Ulur artistë,shkrimtarë dhe poetë.

 

Çap pas çapi si Pishëtarët e Rilindjes

Ju ditënet punoni me përkushtim

Unë ju uroj për festën e Krishtlindjes

Se ju meritoni më shumë se një urim.

 

Ky urim imi,dihet:shumëfishohet

Me qindra e qindra krijues të tjerë

Brez pas brezi puna juaj do çmohet

Për gjithë shqipfolësit,ju jini veç VLERË

 

 

Vullnet Matos

 

  Tiranë është Vullneti

Është shkrimtari,është poeti

I moshuar,mbeti  i ri

Çdo dyditë:një poezi.

 

A e dni ku rri miku

Ka "selinë" tek "Obelisku"

 

 

Murat Gecaj

 

I papërtuar,si kurdoherë

Bamp me shkrime shpesh herë.

Në tubime,përurime

I përciell me fjalë e shkrime.

 

Është Murati,fjalëmjalti

Ku nuk shkeli,ku nuk vajti

Sa me shkrime,fotografi

Gëzuar Babush ky viti i ri.

 

 

Riza Lahi

 

Ku është dhimbja,ku është halli

Aty gjëndet Riza Lahi.

Dhe u "lag" se u lag Shkodra

Se për Shkodrën zëmra copa.

 

Ky  pilot që ka çarë qiellin

Fjalë e varg ka si sheqerin

Thinjet nga hallet e botës

Si, ç'ka hall,i ka ndodhur Shkodrës.

 

 

Fiqri  Shahinallarit

 

Ku je Fiqo Shahinllari

Dil se na mori malli.

Zbrit nga një lis e hip në tjetër   *

Tunde,o moj stekë e vjetër.

 

*Ka botuar Lis mbi shkëmb dhe Lisi i gjakut

 

 

Luan Çipit

 

Miku im që rri në Vlorë

Po tund"zile" e "këmborë"

Nuk le shok pa i bërë portretin

Ku shkrimtarin,ku poetin.

 

Na "ngatërrove" dhe me gratë?!!!

Për Hanëmen shkrove"Dhiatë"

Ju uroj ,o "Çifti i lumtur"

Bashkë me fëmijtë se s'ka më bukur.

 

 

Në Greqi

 

Tash unë kam vizë"Shengen"

Në do miqtë,shkon dhe i gjen.

Tash  që më dol"licenca"

Vij tek ti,o Hiqmet Meçja.

 

Tek Hiqmeti dhe tek Andi   *

Tek Minai,por dhe tek Luani

Ed  Shallvari(ku është ,ku?)

Mos ma  pat gjëkundi ju?

 

Shoh një "derë(dua të hyj brënda)

Një"punishte" gatuan "ëndrra" **

Sa trokita,dol "pronari"

Dora vet.Grigor Jovani!

 

*Andi Meçe është biri i poetit Hiqmet Meçe dhe si i ati shkruan në

prozë e poezi.

**"Punishtja e ëndrrave"-vepër e poetit Grigor Jovani.

 

 

Luan Xhulit

 

Ah,ky mall!Po ku  më shpuri?

Të jam gjetur,o Luan Xhuli.

Luan Xhuli shkruan lirika

Gjithë të ndenja për muzika.

 

 

Ziko Kapuranit

 

Gjaku... jo nuk bëhet ujë

Mos pandehni,s'jam rrëmujë.

Se ku ndjeva erë  stani

Se ku pashë një brrucë çobani.

 

Më prit Ziko Kapurani

Ja sheshi,ja mejdani

Ti "Ke mbirë në këpucë" *

Po ç'mban fshehur mu në "brucë?!"

 

Sigurisht,që më fsheh vargje

Të gatuar nga jotja magje.

Vargje që më ka erë stani

M'i do shpirti,m'i do xhani.

 

*poema e Ziko Kapuranit.

 

 

Në Angli

 

Vij me këngë e vij me"lodër"

Edhe zbres unë bash në Londër

Jo,mor jo,s'kërkoj hotel

Kam një  mik që më këndell.

 

Është Terzi që nuk qep rroba  *

Më përqaf kur po bëj toka.

Është poet dhe është shkrimtar

Kineast dhe gazetar.

 

Mbi të gjitha,është kritik

(nga kritika unë kam "frikë")

Sado frikë,po e kam mik:

"Liroje" dorën njëçikë!

 

*Fatmir Terziu

 

 

Miqtë  e Amerikës

 

Agim   Bacelit

 

Një pilot që shkruan e shkruan

Si në prozë e poezi

Gurmulliri që veç bluan

Për çudi:veç dituri.

 

Se shetit në historira

Bririn ngul si Diogjen

Na blaton  ne veç çudira

Befasohemi?!Ku i gjen?

 

Kohën hiç s'e shkon kot

Por i ngulur rri mbi libra

Ky korçar,dikur pilot

Sjell behar e përzë dimra.

 

 

Mhill Velaj

 

Tek ti njoh poetin,njoh edhe shkrimtarin

Njoh dhe publicistin;edhe Atdhetarin.

S'ka dallim për ty:Kosovë-Shqipëri

Le ta dijë gjithë bota:neve jemi nji!

 

 

Dalan Luzaj

 

O Dalan që dukesh rrallë

Dil, o mik se kemi mall

Vargu yt më është liirikë

Unë të dua...edhe pikë.

 

 

Vaid Hyzoti

 

Nga Poetët më i ploti

Është,o miq,Vaid Hyzoti

Por nuk di se ç'është kjo heshtje

Do ta gjej në vargjevjershe.

 

 

Roland Gjoza

 

Nuk më njeh(po ta pret mëndja)

Se ti zbraz "gjyle të rënda"

Nuk më njeh,po punë e madhe

Pena jote:gjëmimtare.

 

 

Iliriana Sulkuqi

 

A e njihni "kumurinë"?Kumurinë e Elbasanit

Kur mbi kokë kishte bustinë,vargjet i dilnin prej xhanit.

Iliriana është poetja që me vargjet është ballsam

I uroj asaj shëndet;dhe i them që e kam"xhan".

 

 

Kozeta Zylo

 

Vargjeve u vë fjongo,u vë dhe kordele

Të gjithë vargjet e tua,kanë brishtësi mjelme.

Herë erë trëndelinë që nga Tepelena

Kanë dhe peizazh fshati;ja kjo është "legjenda"

 

 

Monda

 

Eh,moj Monda!Sa e zonja

Mos të njihja,s'do besoja.

E guximshme sa asnjë tjetër

Shkel mbi "sinor të vjetër"

 

Herë si Safo a Zhorzh Sand

Të lexoj:jam "alarmant"

Po me shpirt:Sa altruiste!

Hulumtuese,interviste*

 

Ke një shpirt  e ke një zemër

Se je nënë,por je dhe femër.

Femër.Tërr nuk ta bën syri

Dhe urimi vjen nga shpirti.

 

*Monda Moisiu

 

 

Elkos

 

O moj Elko Qeparoi

Mos kujto se të harroj

Se më dhimbset mua"ulliri"

Për ullirin të qau syri.

 

 

Kostaq Duka

 

"Hotel..." ngriti Kostaq Duka *

Por andej si plak s'u duka.

Por me shpirt jam tek Kostaqi

Tek Kostaqi-Fjalëmjalti.

 

*Hoteli i fantazmave-libër i autorit.

 

 

Petraq Palit

 

Bashkë i shkëmbejmë "tepsiitë"

Si vëllezër,si gjitonë

Pak dhe i kalojmë "kufijtë"

Dhe nuk pyesin,në na "mallkojnë"

 

E ç'të them,o miku im

Huqi qenka shumë  i rëndë

Ta thotë miku,Përparim

Dashuria na vesh "pëndë"

 

 

Thani Naqo

 

Ne jetojmë në një qytet

Për fat të keq;nuk jemi parë

Je shkrimtar dhe je poet

Që të dua dhe kam mall.

 

Se lirikat janë  të ngrohta

Si simite dalë nga furra

Sado e lartë që është"porta"

Për lirikat u sëmura.

 

Dhe romanet janë unikë

Sikur shkel mbi rrugë të re

Lëre "punëzën" njëçikë

Duku,mik,edhe nga ne.

 

 

Në Kanada..*

 

Në Kanada janë dy Urtakë

Njëri më i urtë se tjetri

Fjala e tyre bën konak

Ke ç'mëson nga i vjetri.

 

E kam fjalën për Vagjushin

Dhe  për buzëqeshurin Janaq

Sikur ja ndjekin Lasgushin

Varg e fjalë ma kanë mjaltë.

 

*Vangjush Ziko dhe Janaq Pani

 

 

Sillo Mucko

 

E ku janë  të gjithë çuditë

Ti i gjen nëpër botë

Dhe me to na darovit

Altruist je,i pashok.

 

 

Kristaq Turtulli

 

Ti më je Kristaq Romani

Për të shkruar,sa ke vullnet

Mua më dukesh si Titani

Dhe në prozë më je,poet.

 

 

                *     *    *

 

Tash e mbylla vjershën time

Për të gjithë:vetëm urime.

Vetëm gaz e lumturi

Për Kirshtlindje dhe vit të ri.

 

22 dhjetor   2010