| E merkure, 22.12.2010, 09:54 PM |
Kostaq Duka
 
Qirinj apo fanarë
 
Mbi rruzull,
Milliona dritëza.
Mbi pemë, ballkone, dritare, çati , tarraca grataçielash gjigande......
 
Janë qirinj  për kohën që iku,
Apo fanarë për anijen e shpresës 
Ankoruar në limanin e krishtlindjeve?!
 
Celulari
 
Plotësoi  shërbimin celulari, më duhet ta ndrroj….
 
Më dhimbset.
 
Nëpër mushkëritë e tij 
Shpirti im i drithëruar la gjurmë,
Në mijra shpirtra të tjerë rregjistruar.
 
Duke marrë një tjetër më të ri
Më ngjan sikur braktis një mik 
Që koha e nxorri  në pension.
 
Sy-Pikëllimi
 
Në rini
Kur jetës barasvlerë i vija dashurinë për ty
Pikëllim të quajta se ai të lotëzohej shpesh në  sy….
 
Vitet shkuan….
Thashë se nga syri yt pranë meje do pikonte gëzimi
Ti jo nuk ndryshove.
Përkundrazi me faljen pa kufi të dashurisë
Ishe ti ajo që mbi  sytë e mij mbolle trishtimin.
 
Te pastrehët
 
Per festën e Krishtlindjeve
Të pastrehët u mblodhen në nje "strehë" të madhe
Hëngrën e pinë, qeshën e vallzuan rreth bredhit deri në lodhje...
Gëzimin e tyre e rrëmbyen shpejt e shpejt kameramanët.
Sensacion për stacionet e botës....
 
Pastaj, pastaj
Dolën në rrugë....
Era e akullt e dhjetorit i'u hodhi cifla ngrice mbi fytyrë.
Kokëulur
Larg dritave të makinave u zhytën në errësirë
Në kërkim të kthinave.......
Dhjetor, 2010