| E marte, 21.12.2010, 08:13 PM |

Kasam Shaqirvela
NDJENJAT  LUAJNË  TANGO
Dhe ti e hudh grepin larg
Gjuan gjithmonë në të turbullt
Në detin e mbushur me mëri
Ndjenjat tua luajnë tango
Dhe tablloja shfaqet e zymtë përsëri
Gjithnjë zgjodhe terrin, padijen ..?!
Dhe u mbështete në ta si grep
Tani solle me vete veç hijen
Dhe akoma dëshiron të bëhesh akrep?!
Edhe librin tënd  e hape pa dëshirë
Të gjithë  do ta lexojnë nga një cep
Fletat e tij do shfletohen pa mëshirë
DheTangoja ndjenjat do t’i step’
Tashmë u bë vonë, tepër vonë për tu kujtuar
Se dhimbja përpiu zemër e mushkëri
Nuk do mjaftojë as uji i detit të trazuar
Ta shuaj’ zjarrin që  m’djeg nga brenda tani.