| E marte, 21.12.2010, 09:00 PM |
Ali Sh. Berisha
Kroi i Bardhë
 
Arbëria merr nga Kroi i Bardhë
Gotën me rreze Bregdielli e verë
E bartë në qetësinë e dhembjes
Për t’ia shuar etjen mortjes
Me vete ka hije të Majës’Blertë
Vatër Gallapi e fllad Qaf’Ere 
Qytetërim Ulpiane e gjeografi Dardane
Në akademinë e mos harresës
Aty pushkët e rreshtuara qëllojnë
Fantazmat e pista  mesjetare
Që plisin kafshuan dhe përgjakën
Sa herë ra mjegull mbi Arbëri
Kroi i Bardhë rrjedh nën plis
Dhe e ushqen diellin e lirisë
Dhe e nxitë hënën të shetisë
Nëpër gjurmat e pavdekësisë