| E marte, 21.12.2010, 10:57 PM |
KRIMINELI GJITHNJE KTHEHET NE VENDIN E KRIMIT
- As krimineli Dick Marty nuk beni perjashtim nga ky parim filozoffik nderkombetar… Falenderime nga Serbia. Nderime nga Rusia
Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje dite para mbledhjes se Keshillit te Evropes
Sapo lexova komentet e para te gazetes britanike “ The Guardian” te 14 dhjetorit 2010, botuar ne gazeten me te madhe shqiptare “Shekulli” per raportin e Dick Martyt qe do te mbahej ne mbledhjen e Keshillit te Evropes nje dite me pas, u trondita seriozisht. E pabesueshme! Absurde! Cmenduri!
Si eshte e mundur qe nje anetar e lider ligjor ne kete Keshill te paraqese nje raport qe permban te gjitha akuzat raciste, diskriminuese e antishqiptare te UDB-es gjakatare serbe dhe te KGB-se putiniste kunder shqiptareve dhe kombit te tyre.
Si eshte e mundur qe nje qytetar i Zvicres dhe Evropes demokratike te behet telall dhe zedhenes bastard i krejt arsenalit dhe propagandes naziskine te Beogradit dhe Moskes kunder shqiptareve dhe kombit me properendimor jo vetem ne Evrope por edhe ne Bote.
Si eshte e mundur !?
Si eshte e mundur qe kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut, mbrojtesit te qyteterimit evropian dhe kaloresit te Krishterimit dhe i Nenes se Perbotshme Tereza te anatemohet, poshterohet dhe diskriminohet ne menyren me kriminale nga nje prokuror qe sic shkruante pardje gazeta prestigjoze franceze “ Le Monde” sajon akuza nga me te perbindshmet me prova qe nuk kane ekzistuar kurre e per me teper jane hedhur poshte nga Gjykata Nderkombetare e OKB-se e Hages!
Si eshte e mundur qe nje mbrojtes e zbatues i ligjit si prokurori Zvicerian Dick Marti te behet shkelesi me flagrant i ligjit dhe krimineli me i madh verbal kunder njerit prej kombeve e qyteterimeve me te lashta ne Bote qe bashkejetoi me qyteterimet greke e romake dhe u mbijetoi luftrave e pushtimeve te tyre, duke ruajtur gjuhen, kulturen, civilizimin e tij!?
Nje koment real …
Mu duken njeqint vjet derisa u ula ne kompjuter… Pa asnje medyshje shkruajta mesazhin e meposhtem drejtuar kryeredaktorit te gazetes me te madhe shqiptare “ Shekulli”
Urgjent…. Urgjent… Urgjent….
Date: 12/14/2010 1:44:03 PM Eastern time
From: verarta@aol.com
To: thano.adrian@gmail.com
Cc:arrozhani@yahoo.com, ................
“ I dashur Adrian,
Njoftimi per kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci eshte skandaloz, eshte alarmant. Do tu lutesha te verifikoni burimin dhe nese nuk e ri- konfirmoni ju sugjeroj ta hiqni nga faqja menjehere nje njoftim te tille skandaloz.
Ju bej kete sugjerim duke u nisur nga llogjika me e thjeshte. Bisedoje edhe me Kocon.
SYCELTESI... SYCELTESI.... SYCELTESI
A MENDONI SE ISH- PRESIDENTI, XHORXH BUSH, ZEVENDESPRESIDENTI AMERIKAN JOE BIDEN, SEKRETARJA E SHTETIT HILLARY CLINTON DHE SHTEPIA E BARDHE PRESIN NJE TRAFIKANT ARMESH E DROGASH !?
- Aq me pak ta quajne kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci "Xhorxh Uashingtoni i Kosoves", sic e quajti Bideni
- Ruhuni nga provokacionet e Beogradit dhe Moskes... por edhe te Evropes plake qe krijoi Golgoten shqiptare e qe dhjet gjak nga rusi historikisht
- Gazetat perendimore botojne shume artikuj te paguar. As BIA dhe as KGB-ja e re ruse nuk i kursejne parate
-Vigjilence vellezer shqiptare, sidomos "Shekulli"
- Verifikoni burimet , pastaj botoni...
Syceltesi… syceltesi.. .syceltesi
Po e botoj fjale per fjale edhe me gabimet drejtshkrimore ( bile edhe E-mail i kryeredaktorit eshte gabim ) qe lexuesi ta kete me kollaj te kuptoje emocionin, reaksionin, revolten ndaj racizmit, diskriminimit dhe antishqiptarizmit. Me shume se analisti, komentatori, gazetari profesionist aty gjindet shqiptari i ofenduar, i poshtetuar nga nje kriminel si Dick-u ( ne Anglisht Dick i thone Ka…) i Beogradit sic e kam quajtur ne cdo koment timin.
Sigurisht ky eshte komenti i pare lidhur me akuzat e Dick Martyt ne gjithe shtypin shqiptar te Kosoves ose Shqiperise, pasi asnje gazete ose mjet tjeter informimi shqiptar nuk kishte botuar asgje per kete ceshtje. Dua te vecoj nje nder pikat kryesore te atij komenti :
- Ruhuni nga provokacionet e Beogradit dhe Moskes... por edhe te Evropes plake qe krijoi Golgoten shqiptare e qe dhjet gjak nga rusi historikisht “ Pse !? Cfare tregoi realiteti
Falenderimet e Tadicit per Dick-un e Beogradit
Presidenti serb Borisav Tadic, vrapoi te falenderoje Dick-un e tij per sherbimin e cmuar te tij dhe te Del Pontes ndaj Beogradit. Fajin per krimet e perbindshme serbe ne ish- Jugosllavi , sipas tyre e kane viktimat e jo barbaret e ekzekutoret e tyre serbe.
Shiko deri ku arrin Tadici... Eshte koha te rishikojme krejt te kaluaren, thekson Presidenti serb, pra edhe clirimin e Kosoves, edhe pavaresine , edhe statusin e Kosoves, edhe nderhyrjen e NATO-s... edhe vete kasapin e Ballkanit, Milloshevicin!
Prit kur presidenti serb ta shpalli hero Milloshevicin, Karaxhicin dhe Mlladicin... Nuk eshte cudi qe ky i fundit te jete nje nder keshilltaret e tij. Prandaj Beogradi zyrtar qe bashkeqeveriset nga bashkepunetoret me te ngushte te Milloshevicit ne poste kyce qe dine cdo hap te tij e mbrojne me fanatizem xhelatin e Shrebrenices e Bosnjes dhe nuk e dorezojne kurrsesi ne Hage edhe ne saje te heshtjes se Del Pontes, zhurmes politike e mediatike te Dickut te Boegradit dhe Evropes plake.
Nuk kane faj. Jane te zene me “Gjuetine e shtrigave” kunder shqiptareve dhe me komplotet djallezore kunder Kosoves e kombit shqiptar ne teresi.
Per cfare Kosove vepron Dick-u i Beogradit !?
A nuk thote te njejten gje e ashiqare edhe Dick-u i Beogradit ne intervisten me gazeten me te madhe te Zvicres “NZZ am Sonntag“!? “Nuk mund të ndërtohet e ardhmja e Kosovës pa u ballafaquar me të kaluarën”.
Jo vetem kaq por edhe se gjoja “Me këtë raport unë veproj, jo kundër Kosovës, por për Kosovën” Per cilin Kosove vepron Dick Marty!? Sigurisht per Kosoven nen Serbi e kunder Kosoves se lire, kunder Kosoves se pavarur, kunder Kosoves demokratike e euro-atlantike!
E vetmja gje qe nuk permendi Tadici eshte sa ishte vlera e qeses me flori me te cilin pagoi Dick-un e Beogradit dhe si duket edhe te Moskes.
Nderimet e Moskes
Nderkohe qe Presidenti serbe Boris Tadic falenderonte Dick-un e Beogradit, Dick Marty nderohej si hero nga Nena e Serbise , Moska dhe Rusia. Ate e priti me te gjitha nderimet vete shefi i diplomacise ruse Lavirovi, i mirenjohur per qendrimet e tij thellesisht proserbe e thelbesisht antishqiptare.
Me pak fjale komplotit te madh kunder Kosoves dhe kombit shqiptar ne teresi i doli shume shpejt kallaji. Dick Marty vetem sa lexoi ne Keshillin e Evropes raportin racist, diskrimnues dhe antishqiptar te pergatitur ne Moske e Beograd nga kokat me te nexhta e mendjet me te cartuna antishqptare .
Amanetet e Milloshevicit dhe mesazhet e Daciqit
Se cili eshte qellimi kryesor i ketij raporti e tregoi dje ne Zevcan krahu i djathte i "Kasapit te Ballkanit" dhe kriminelit nderkombetar te luftes per krime kunder njerezimit ne Kosove Sllobodan Milloshevic, kryetari partise se tij Ivica Daciq, i cili mban postin e Minsitrit te Brendshem ne qeverine e Beogradit.
Në takimin me strukturat politike paralele të Serbisë, që janë të instaluar në pjesen veriore te Kosoves, Daçiq u ka premtuar atyre se Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga Kosova. ”Ju duhet të mbaheni, se zgjidhjes së këtij problemi po i vjen fundi”, u ka thënë Daçiq serbëve në Zveçan.
”Mos harroni, as lideri i SPS, Slobodan Milosheviqi, kurrë nuk ka hequr dorë nga Kosova e Serbia e as ne nuk do t’i tradhtojmë fjalët e Milosheviqit” ka thene Daciqi.
Nuk mund e nuk pritet asgje tjeter nga Beogradi dhe fanatiket e kolonializmit Tadic, Del Ponte, Dick Marty… nga Beogradi e nga Moska.
Krimineli gjithnje kthehet ne vendin e krimit. Nga ky rregull nuk ben perjashtim as Dick-u i Beogradit
Ndaj vigjilence, syceltesi Populli yne ka edhe nje shprehje tjeter te arte :”Te gjithe derrat nje fecke kane” No coment !