| E marte, 21.12.2010, 10:43 PM |
Dibran Demaku
PO NA THINJEN ËNDRRAT
(Din Mehmetit)
Ditët dhe javët po ikin në pakthim
askund asnjë orë letrare,asnjë përkujtim
E di asnjëherë nuk ke menduar për besë
se kombi që aq shumë i këndove do të ketë harresë
Për ty lotuan Drini dhe Ereniku
me një gotë raki për ty lotoi dhe miku
E ti aq shumë i këndove edhe Çabratit
kur e pagëzoje kombin në emër të birti,shpirtit e të atit
Metafora jote- pushkë e ngrehur tek fusha tek mali
në hapërim me Zogun e Diellit të vashës, të djalit
A mund të na falësh për këtë harrim Bacëlok
ne,që në ecejaket e jetës-
ëndrat, dëshirat e shpresat po na thinjen cok