Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xheladin Hamza: Ramush Haradinaj

| E marte, 21.12.2010, 10:24 PM |


Xheladin Hamza

 

RAMUSH HARADINAJ

 

(Akrostik)

 

Rigjykimit të Hagës o trim, o hero edhe tani frikën fare s’ja ke

Aty edhe më parë shpirtbardhësinë tënde trimërisht tregove

Me mburrje mbrojtje të çeliktë gjithë shqiptarinë ke

Udhëtimi nëpër korridoret e kohës të bënë legjendë të gjallë

Shumë herë u munduan të të fikin e shuajnë si qiririn pa vaj

....................................... Jo, jo kot e kanë se s’të fikin kurrë!

 

Hijen e zezë që qëndronte mbi Kosovë me vëllezërit largove

Anekënd tani bilbilat lirshëm e me vrull këngës për ty këndojnë

Rapsodët çdo ditë thurin rapsodi mbi heroizmin që tregove

Atdhetar, luftëtar e besnik gjerë në vdekje i idealeve të lirisë

Dritë hyjnore që shkëlqen pandërprerë mbi këtë tokë të bekuar

Ithtar i së drejtës PAVARARËSINË KOSOVËS me gjak ja dhurove

Në historinë tonë kombëtare emri me shkronja të arta të është qëndisur

Asgjë nuk mund t’i shlyej as emrat e Luanit, Enverit, Shkëlzenit dhe Dautit

Jeni bijtë e Kosovës që lirinë mbi supet e njoma me dashuri na e sollët!