Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sabit Rrustemi: Oj Sharkia e parë

| E hene, 20.12.2010, 10:03 PM |


Sabit Rrustemi

 

Oj Sharkia e parë

 

(Rapsodit, Agim Gashi)

 

I mbajë mend vitet tetëdhjeta

vite të randa për shqiptarë

n' kangët tua prehje gjeta

dhe atë zjarrin atdhetar

 

Oj Sharki e pop'llit tim

ma ruaj t' bukurin kujtim

me atë za që gurron shqim

të dëgjoj me përmallim

 

rrodhën vite e dekada

ti s'u ndale kudo këndove

herë për trima herë për dada

zemrat tona i paqtove

 

Oj Sharki e Agim Gashit

dridhi telat e shkundi brengat

ato re që mvishen malit

e t' na k'naqen njëherë zemrat

 

19 dhjetor 2010