| E hene, 20.12.2010, 10:23 PM |
Dik Marti me qëndrimet antishqiptare shokoi opinionin botëror!
Nga Asllan Dibrani
Frymëzimi dhe qëndrimet e këtij "sharlatani politik "tani janë te njohura edhe nga spektri i lart evropian dhe botëror, për antipatinë shqiptare para ca ditësh,doli me një raport akuzues rënd për ish liderin dhe zëdhënësin e UÇK së asaj kohe, ku dhe kryeministër aktual deri ne formimin e qeverise se re. Një njeri i dyshimtë në karrierën e tij bënë propagandë kundër një ushtrie të Kosovës që zhvilloj një luftë sipas standardeve në frontin e luftës. Përkundër asaj qe zoti Dik të paraqes barbarinë e ushtrisë serbe dhe paramilitareve serb qe bënë masakra në Kosovë me dhjetëra vende me qe me mija qytetar të pafajshëm u vranë dhe masakruan , si i veçantë rasti i Reçakut që botërisht ishte në dieni opinioni botëror .Zoti Dik Marti përse nuk ngriti akoma zërin në Këshillin Evropian ta inicioj një reagim për të zhdukurit e mëse 1800 shqiptarëve që numërohen akoma të pa zbuluar. Ky shpifës shkoj aq larg sa cenoj prestigjitetin e tërë një populli duke bëre ,nxitje ,urrejtje në mes popujve në pjesën e Ballkanit, por i futi një thikë edhe shteteve të Evropës dhe vet Këshillit të Evropian , ku ne shumë raste ngrenë zërin kundër deklaratës se tij tendencioze sa qe vërtet populli shqiptar duhet ta denoncoj ketë njeri sa ma shpejt me te gjitha mjetet e veta diplomatike. Figurën e tij po ta ndiqesh me vëmendje shtypin serb dhe disa medieve te caktuara ky është një proserb dhe një sharllotan destabilizues i gjendjes në Ballkan, ku verbërisht është dalë me këtë deklaratë cinike dhe naive ku siç duket do të jetë edhe një dëm për vet figurën e vet ,ku e shpërbleje dhe e etiketoj veten me një gënjeshtar famoz dhe primitiv. U deklarua pa sjellë kurrfarë argumenti pos atij shfrenimi të një psikopati politik që fatkeqësisht trillimet e tij e shokun edhe Këshillin e Evropës .
Dik Marti duke dalë kundër të drejtës së shqiptareve për të pasur një shtet të pavarur në Kosovë kundërshtoi me ngulmë pavarësinë në vitin 2008, duke lëshuar që atëherë akuza ndaj UCK-së. Pak ditë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ai tha se vendimi për shpalljen e saj nuk është marrë në Prishtinë.
Pastaj shkon edhe ma larg ku thekson se “Konstatoj se Kosova e administruar nga komuniteti ndërkombëtar pas 10 vjetësh ka një ekonomi që nuk ekziston, është kthyer në një qendër të krimit të organizuar e të trafikut të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore". Konstatoj se nuk ka një shoqëri të vërtetë civile e cila të ngrejë themelet e një demokracie të vërtetë dhe nga kjo rrjedh mendimi se ku mund të zhvillohet gjithë ky krim në sytë e mijëra ,mijëra ushtarëve , ekonomisteve , gjyqtareve ,prokurorëve studiuesve politikajve e çka jo, që sot e administrojnë Kosovën .Shqiptaret nuk kanë në duar as gjë. Nëse janë te vërteta këto qe thuhen atëherë duhet akuzuar zyrtaret evropian që menaxhojnë Kosovën bashkëvendësit e Dik Martit nga Zvicerra ,dhe shtetet tjera te Evropës!
Po shumëkush mund të thotë, pse ky raport erdhi pikërisht pas zgjedhjeve në Kosovë ku po thuajse te gjithë krerët e Partisë Demokratike në Kosovë i përkasin krahut të luftës dhe doli si parti ma e fort në zgjedhje kjo është një cenim i pa presidence. Po ky Dik Marti ishte ai njeri qe nga një prokuror kaloj ne një protagonist të promovimit dhe legalizimit të drogës ne emrin e lirisë . Me propozimet e tij pro liberalizimit të drogës parashtron mundësinë e rritjes së numrit të toksiko-dipendentëve ne masë te madhe. Mesazhi i lëshuar nga z. Marti për lejimin e përdorimit të drogës sot ndihen pasojat e saje ne rininë e Evropës, ku si rezultat është se ne shumë vende sot mund ta bësh blerjen e drogës në farmaci ose në qendra tregtare. Ai thotë se shteti mund të fitojë para më shumë duke e shitur sesa duke e ndaluar. Një logjikë kaq cinike nga një psikopatë politik i Këshillit të Evropës rrezikon të kaloje droga ne procedure te rregullt zhdoganimi ne pikat kufitare ndërshtetërore sikurse artikujt elementar të jetës, qe sot është një fenomen problematik shume i ngritur me pasoja botërore. Ky person i zhvillimit të hetimeve nuk solli edhe te vetmin argumente për akuzën e ngritur kundër zotit Thaqi as nga UCK-ja . Ky raport kundër kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, luftës çlirimtare që ai drejtoi bashkë me shokët e tij, nuk është vetëm kundër tyre, por ndaj të gjithë neve . Zoti Marti është shprehje e një konspiracioni të vazhdueshëm kundër shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve si komb në përgjithësi. Në fakt nuk ka qenë konspiracion vetëm i tij, por dhe i zonjës Karla Del Ponte, me të cilën, ai ka bashkëpunuar në cilësinë e prokurorit ku provuan që ato akuza të atëhershëm ti vërtetojnë përmes organeve ma te larta, por akuza pa argumente në një moment krijon mjegulli te opinioni por
ma në fund dështon siç dështoj edhe ajo provë e mikes se Dik Martit e përgatitur dhe e servuar në kuzhinat serbe të Beogradit.