| E diele, 19.12.2010, 07:50 PM |
Ajsberg mendimesh - Cikel me poezi
Ajsberg mendimesh
Ne portalin e kristalte
te zemres sime
eshte shkruar me gjuhe
te padeshifrueshme
per te ngelur enigme
ne galerine e kohes,
gjithshka rreth meje,
dashurine per jeten,
lirine, te verteten.
Dhe une,
ajsberg-mendimesh
i bej qendrese
furtunave te kohes
triumfalisht.
Lendina e ndrojtur
Udhet e jetes
preken adhurueshem
pranveren e ndrojtur
nga shikimi i tyre
zjarrmor.
Me flaken e pashuar te shpirtit
e ftuan ne takim
ne lendinen e mrekulluar
nga era e luleve te saj.
Diku, ne horizont,
Ylberi i mrekulluar
nga bukuria e saj
leshoi krahet e tij
shumengjyresh
duke e prekur
ne pafajesine e saj
te brishte.
U ciftezuan.
Ish larguar ndrojtja…
Marrezi e kendshme
Dashuria si nje arie e jetes
na fton gezueshem
ne koncertin e saj.
Notat ndjesore ne pentagram
tingellojne ndjeshem
ne sallen e spektatoreve
kureshtare, por…
vetem te dashuruarit njohin
marrezine e kendshme,
lumturine e tejskajshme.
Romanca e dashurise
Para syve te mi
nje flutur e bukur
fluturoi fluturimthi
duke me dritheruar zemren.
Ne ditarin e kohes
po shkruhet fshehur
romanca e dashurise moderne.
Me kish vjedhur padashur
qetesine
duke me befasuar
me pafajesine e saj.
Treni i kohes
Dielli,
bashkeudhetar konseguent
i trenit te kohes
lind per te gjithe njesoj
dhe shekujt
te bindur deri ne amshim
riperterihen heshturazi
nen rrezet e tij.