| E diele, 19.12.2010, 08:18 PM |
Përmbysja e Botës
Roman
Nga Faik Islami
3.
Në Qytetin Stalin, makinat mbritën pasi ora kishte kaluar dhjetë e natës.Zbritën të gjithë “dautët” në një mjedis me njerëz si të kishte qënë ditë feste.Djemtë, me ca veshje nga ato që rëndom ushtria i përdorte për pastrim armësh, por me një shëndet gjithë energji djaloshare të kalitura.Pamjet gjithë krenari dhe gëzim të atyre të rinjve, edhe brënda atyre leckave ngjurë kaki dalë boje, krijonin një ambient ku veshja mbetej e fundit për tu parë.Nurin që mpleks mosha e rininsë, përzier me mallin dhe dashurinë, e kthen ambjentin në festë shpirtërore.Kishte vetëm përqafime, puthje, shtrëngime duarsh dhe gjallëri në fytyrën e çdo njeriuprezent në atë mjedis..Seicilit “Daut” i dukej se kishte ardhur nga një betejë, ku kishte marrëpjesë gjithë dëshirë.Ashtu është puna e ushtrisë.Venë djemtë gjithë hezitime e mërziti dhe kthehen gjithë gjallëri e krenari.Nga që rriten e kaliten në një fushë që mund të quhet beteja e kohës me paqe.Por dhe se kthehen të rritur e gjithë optimizëm për jetën. Kasëm Bako e kishte fituar atë betejë, në kohë paqeje, pas gjithë atyre plagëve të marra ne kohë lufte. Por ai po e festonte me një ndjenjë të përzier. Vetëm atë “Daut”, asnjeri nuk e priti.në shpirtin e tij rilindi ajo ndjenjë që ai vetë i ishte larguar.mirëpo e liga nukka nevojë të vuash për ta kërkuar.Të ngjitet.Të ngjitëet, që të të bëjë të vuash.Jetimit nuk i shqitet ideja e vetmisë
Nuk qëndroi për të zënë vënd në ndonjë Hotel, por mori rrugën për në fshat.Edhe kihste mall edhe donte të ishte sa më larg atij malli.Një dyzim mendimi për atë rrugë drejt Gorajve.I bënin veshët zhurmë.Bubullima të mëdha ku pas tyre i dukej se do të shpërthente një flakë e madhe e madhe sa që mund ta përpinte. Ndaloi hapat kur kishte bërë nja njëqind të tilla.Ngriti kokën dhe pa nga qielli.Pastaj i rrotulloi dhe përceptoi vënde të njohura dikur.Kishin kaluar jo pakë por trembëdhjet vite.Ishte larguar fëmijë dhe po kthehej burrë.Ishte larguar nga tmerri dhe po kthehej për tek vëndi i tmerrit.U trumbullua kur e mendoi.
-Do të ketë ndryshuar gjë këtej?-pyeti
-Ç`do të ketë ndryshuar? Asgjë.Shtëpia ime ndryshoi atë ditë..! Ku vete more mavri?-pyeti prapë, një si hije që i dukej se e ndiqte, bëri që të kthente kokën pas.Njeriunë errësirën e natës flet me hijen e vet.Me atë pofliste.
-Si nuk theva njërën këmbi por mora këtë rrugë?-mërmëriti
-Jo, jo! Aty diçka do të ketë ndryshuar .
I duhej të mendonte ashtu apo luste, që aty diçka, të kishte ndryshuar.Kishte shpresën se dikush aty do ta priste djalën e..në most ë asaj shtëpi të kthyer në shkrumb së paku të atij vëndi.
-Erdha në vëndin tim, në fshatin tim dhe në pronat e mia.Do të ketë njeri atje.-i dha karar dhe eci.Hidhte hapat sikur të shkelte mbi mendimet, për ngjarjen që kishte përjetuar.Ju shfaq e gjitha, si të kisht ndodhur aty për aty.Zunë ti bubullonin veshët nga një zhurmë e ngjashme me të atyre avionëve.Ngrint instiktivisht kokën lartë, poratje dukeshin vetëm vezullimet e yjeve.Kur sytë gremiseshin mbi tokë, i bëhej një mugëtirë e verdhullëme.Që në pakë caste ajo ngjyrë kthehej në flakë.Gjithë trupi ju elektrizua.Ngjarjet e asaj diteju shfaqën si të ishin duke ndodhur ato momente.
-Pse erdhe këtu more mavri?- i foli hijes qëzgjatej dhe ecte përbri tij, nga hijezimi trupit të vet prej rrezatimit të hënës.
-Gjete kohën të kthehesh në ..Shtëpi? Shtëpi! Ku ka mbetur shtëpi tek unë! Gërmadhë po! Ska gjë! Edhe gërmadhë, por është gërmadha, që mba brënda shpirtrat e njerëzve të mi.-kundërshtoi vetvehten
-Erdha të shikoj.Të takoj ty o në…
-Nuk e sosi të plotë emrin e nënës.Një lëmsh ju grumbullua brënda fytit dhe e shtrëngoi fort.Zu të dridhej.Gjunjët ju prenë krejt.Tërë ajo stërvitje që e pat bërë trupin e tij si llastik, u tret sapo kujtoi nënën.Po I shfaeshin ato momente që më bënë ta vunte në tërë ato vite.
- Të takoj, ty, o motër Lutfije! Ty baba! -zu të kujtonte me radhë
-Si është kjo jeta! –mendoi.
-Asngjë nuk harron e ardhmja kur e shkuara është si jeta, si fati im.Një pjesë kohe e jetuar mirë, disi, apo keq. Unë e përjetova skëterrë. Një gënjeshtër qënka jeta.Kush isha, ku kam qënë, ku jam tani? Në udhë për tek fatkeqësia.Rreth kjo jetë! Një rreth pa shteg për bonjakun.Ja, arrita tek vatani im.Arat tona! Ja, rra e madhe, fijku i zi, i bardhi… ftoi…Aty qënkanë !Shtëpia..! Kjo, si atë ditë.E rrënuar! Kanë mbirë ferrat.E kanë mbuluar të gjithën!
Ndaloi hapat dhe mbajti vesh.Asgj nuk dëgjovi.Disa të lehura qensh dukej se vinin nga që ndjenë se diksh, i huaj kishte mbritur në atë lagje të fshatit.Nukishte në gjenje të dallonte në kishte ndryshuar gjë.hidhte hapat gjithë hezitim. Ju bë se ishte në atë ditë, kur shtëpia u rrafshau në tokë.Një mori degësh të ferrave, kishin pushtuar muret e sterrosuraqë nga ajo ditë.Kudo errësirë.Ktheu kokën dhe u mundua të dallonte gjë tjetër.Makari një ndryshim, një dritë.Vetëm tej, në anën lindore, atje ku kishte qënë hambari i gjësë, pa një feks.Gjithë ndroje, këmbët e shpunë para një hauri me gurë dhe dërrasa përsipër.Ishte një ambient i transformuar në një si punë shtëpie. Që brënda saj, nga një dritare sa një kamare shpërthente jashtë ajo tufa e rrezeve, lëshuar prej një kandili të vendosur në pezulin e kamares.
-Ej! -bëri zë djali.
-
-Jam unë, Rrahamani .
-
-Rrahamn Bako, jam.
-
-Rrahamni more jam, djali i shtëpis që kanë patur këto troje.
-Ua! Rrahman, po ku je more djalë? Ku ke qënë?
Djali hyri brënda dhe pa se para tij ishte një njeri i imët, i dobët sa nuk mund të përshkruhej më.U përqafuan gjatë.Plaku nuk po e lëshonte. Ishte ngashëryer dhe nuk po arrinte ta qetësonte vehten. Ardhja pat qënë për të e papritur, shokuese.
-Nga mbive?Pse natën?Eja, eja ulu në atë qoshe !
-Nga ushtria.U lirova.
-Ashtu! Të lëshuan?
-
-Mirë de mirë!
-Mirë, po juve si keni qënë xhajë?-I foli por kokën e rrotullontenga të gjitha anët e atij hauri.
-Siç më sheh o bir.Vetëm.Si i panjeri.Kush më vinte mua kur mbeta gati gjysëm njeriu.Pastaj jeta në kooperativë, unë i pamundur, më shumë sëmurë se shëruar.Dhe ja brënda këtij hauri. Gjene shyqyr thuaj, më ndihmoi ca Këshilli i fshatit, që rregullova këtë haur.ca qereste dhe ca llamarinë dhe ma mbuluan.keq po gjene si pa gjë fare jo!Më shumë pa punë se me punë. Kukam fuqiunë për në brigade or bir.më ndihmon kooperativa por sa do më ndihi ? Koopetariva don krahë o bir jo zhelet e mia.Keq, si të thom.
-Po arat tona?
-Cilat ara more bir? Nuk kemi më ara.Janë të kooperativës tani.Vetëm avlliu dhe nja njëzet
-Ku do veshë? Këtu?Në kooperativë…! Meazallah or Rrahman djali.Edhe tokën të të falin, le që kush ta fal, por prapë keq thom unë.Ku ta di, ku ta di, por thom, ja! Vetë ta shohësh!
-Mbase do të rregullohet xhajë!- deshi ta largonte nga ankimet
-Kur? Unë e hëngra çairin.Po ti në gjyrmët e mia do ecësh?
-Sot, vetëm puna në qeverri të jep e të mba.Ke mundësi atje? Jo! Rri ahere vuaj me mua bashkë.Shtriu fli në atë qoshe se je lodhur!
Djali e dëgjonte dhe nuk po u besonte veshëve.Të tjera gjëra pat dëgjuar në Tiranë dhe të tjëra dëgjonte prej xhaxhait të vet.Por jo vetëm i dëgjonte.Ai zuri të mendonte dhe të jetonte me atë gjëndje të mjerë.Me atë gjëndje të përzier, vonë shumë vonë, e zuri një gjumë i rëndë.Që dukej se i vinte prej një përzjereje të dhimbjes së përjetuar me një realitet që djali deshi të mos e ndante nga ajo e shkuar.E imagjinoi si pasojë të saj.Dhe në mendim, u mundua të shfajsonte gjithkënd.
Në ëndërr, ju shfqa nëna.Ju bë si atë ditë kur e ngriti për të shkuar tek dajat.U ngrit vetëtëimthi dhe ju hodh e puthi.Ishte një shprehje e dashurisë së pakufishme, për atë që e kishte patur idhullin e tij si fëmijë.Ishtemalli I kthyer në xhëng brënda shpirtit.Gjylja ju shfaq, me një shamitë zëzë, strehë sipër ballit të saj si cipë bore, ju duk me e bukura grua eqë kishte parë. Nderi ngadalë drejt fyryrës së tij ato duart e saj me gishta të gjatë, pakë të kthyer nga punët e shumta, por që ju dukën më të ngrohtë se kurrë, teksa I butë e ëmbël i preku ballin dhe e tërohqi drejt saj për të vënë buzët mbi faqen e të birit.tamam si e puthte kur ai kthehej me delet në buzëmbrëmbjeje.Ingjau edhe si ahere kur i shkonte tek shtrati ku i biri në gjumë shifte ëndfrra dhe lëviste duke folë me zë si ndër ethe.Ajo gjëndje e të birit e shqetësonte nënën që ngrihej vertik prej gjumit dhe gjëndej pranë të birit me shqetësim nëne.Ulej në pezul të shtratit dhe i e përkëdhelte në ballë në fytyrë dhe në gjoks, me atë dorën e saj gishta gjatë. i biri sikur notonte në një det lumturie.Ju shfaq me po ato duar dhe me atë ëmbëlsi ledhatimi.
Në të monment djali ndjeu se e gjithë mrekullia e botës ishte derdhur mbi tërë qënien e tij.Lëvizi instiktivisht duke shtrirë karahët si në rastet kur ndjehej i lumturuar nga përkëdhelitë e saj.E gjithë ngrohtësia që mund të lëshonin njëmijë zëmra njëherësh, i ishte veshur si si mantel dhe i pati hequr tërë atë borë që i kishte pushtuar tërë krahërorin.
-Nëna ime e shtrënjtë!Sa më kishte marrë malli për ty! Për …- e nsi ta mbaronte një llaf, por nuk arriti.Një zë ja ndërpreu.
-Fole gjë bir? -e pyeti xhaja, që kishte kohë që nuk mbylleshin sytë.
-Erdha nënë!
-Rrahman, bir!
- Po Luta ku është? Pse nuk më priti?
-Biri im i shkretë !
-Nënë!
-Rrahman, zgjohu !
-Urdhëro shoku rreshter!-foli dhe u ngrit rrëmbimthi në këmbë.
-Jam unë xhaja.Je në ëndërr biro?
- Oh!
-U takove, o bir u takove. Je në shtëpinë tënde ku ajo dhe të gjithë ata dhanë shpirt.Këtu e kanë shpirtin në këto mure, brënda edhe kësaj copë kasolleje.Por nuk flasin dotë.Ti erdhe o bir.Nesër do shkoshë të piqesh me të gjithë aty, në varreza.Kemi plot atje.Sa askush tjetër. Ecë bir ecqë e shmallu me të gjithë! Të gjithë të presin.Si e pe, nuk më thua ?
-Nëna nuk kishte ndryshuar fare.Ishte po ajo, po ai trup i imët, por si më i lidhur.I një gruaje të shkathët e punëtore.Ashtu qe nëna ime. Nën ato veshjet e saj në të zeza, mu duk më e bukur .Me një shami lidhur përsipër ballit, ku edhe bora në hënë, nuk do t`ja tregonte më të bardhë se sa mu duk mua.Më erdhi, duke hapur derën e dhomës ku flija unë dhe mu ul tek pezuli i krevatit me dërrasa, që më pat bërë usta Safeti.Më ledhatoi si ahere kur mua më kapiste gjumi i ëmbël i mengjzeve të majit.Duheshin lëshuar delet dhe nëna ashtu më ledhatonte.Që të zgjohesha..Më ledhatoi gjatë si ahere, sa që edhe tani jam me atë ngrohtësi ledhatimi.Ledhatim që vetëm nëna ime e dinte si të më bënte të largoja ëmëblsinë e gjumit.Atë ëmëbëlsi e ndjeva edhe në atë ëndërr.
Më tërhoqi dhe më puthi në faqe, si ahere kur më përcillte me bagëtitë.Mu duk se dëgjova atë fjalën që më thoshte kur më përcillte me delet. “ ecë biri im, ecë dhe kij kujdes vehten!Tu bëftë nëna ty!...” Mua më dukej sikur me atë përcjellje fjalë ëmbënël, më kishte dhënë të mëbëshjellë në gji edhe tërë forcën e dashurisë dhe të shiprtit të saj.Shpirti i saj ishte një pus pa fund.Po si nuk më ngjau, nuk mu duk… si atë ditë? Kur doli me Lutën në duar?Jo! Ajo ishte shumë e shumë më e bukur se kur vishej për të shkuar diku, në një dasëm.Ajo ngjante si gruaja më e bukur e tërë botës.Se ishte nëna ime! Eh! Ëndrrat nuk qënkanë pa gjë fare!Atë që do të jepja jetën për ta parë, pjekur e përqafuar, qoftë dhe një here të vetëme, ëndrra ma plotësoi.E takova nënën. U poqa me të!-foli dhe u ul i mbytur në lotë
-E takove ore bir e takove.Nesër të gjithë do t`i takoshë! Fli tani, kumbisu bir!
Ai kishte kohë shtrirë, sepse qerpikët nuk ju mbyllën gjer vonë.Nuk po flinte, por u ngrit kur dielli ishte ngjitur dy deri tre hostenë, sipër në qiell. Syhapur, por ashtu trubull, prej një gjumi të paplotësuar, kishte kohë që shikonte lartë.I gjithë objektivi ishin disa travesa të atij biçim tavani gjithë blozë, të cilat mbuloheshin nga një shtresë kashte thekre të nxirë.Ajo mbulesë, kurrësesi, nuk po dukej si prokopi çatie.Rrezet e diellit e shponin shtresën me një përbuzje neveritëse, si kur të përshkonin brimat e një shoshe gjigande.Ajo tufë rrezesh ishin i vetëmi burim drite dhe ngrohjeje në gjithë skutate errta të asaj kasolleje.
-Hëm ! Shtëpi ! -mendoi.
-Dhe unë.. të tillë do të ndërtoj? Dreq o jetë! – i dolime zë
-Mos e truaj bir! Mos! Ky është fati.Nuk kemi ç`t`i bëjmë.E zuri me gurë shtëpinë tonë.Do Zoti e ndalet tek ty or bir! Unë e hëngra çairin.Dil njëherë dil. Tako njerëz !
-Njerëz? Cilët?-pyeti kuturu
-Ka djem plot fshati.Edhe nga ata kanë qënë ushtarë.Dëgjova dje se ishin liruar.
-Nuk kam patur njeri ku isha unë.Kë të takoj?
- Tako shokë tëmoshës.Ke dhe kushërinj.Tëlargët por gjene dhe ke.Tako tët kushëri, Demirin! Ai, merret me pune këshilli.Mbase të ndih ty, or bir se për mua nuk e çavi kokën.Sikur të mos isha fare gjallë!
-Për ..shtpinë ?-pyeti. Në çast sikur diç e pickoi në ijën e majtë.Vuri dorën ku ndjeu dhe u përkul pakë.E mblodhi vehten dhe doli jashtë, në atë avlli dhe hodhi sytë përpara.Pa arrën e madhëe ku kishte kaluar fëmijërinë.Sa kujtime fëmije pati kaluar në hijen e asaj arre. Ju përtrinë ato vite, me një mall që po e zhuriste.Ku ka si malli për vatanin ku ke lindur ! I mjaftoi vetëm një e kthyer syve djathtas, nga shtëpia e dikurshme dhe sytë sikur ia përshkoi një flakë rryfeje. Zëmra ju drodh si atë ditë kur ata sy përjetuan tmerrin.Vitet vetëm sa i kishin vënë kore asaj plage.Shtëpia dykatëshe, me të cilën si fëmijë u krenohej shokëve të moshës, i ngjante një vënbanimi prehistorik.Muret rrafshuar gati deri në tokë.Në cepat e mureve bloza e zezë e djegies nuk ishte fshirë nga vite rebeshesh e ngricash. Dukej sikur përflakja mbi ta të kishte ndodhur në kohë jo
-Edhe kur shtëpinë e përpin zjarri o i shkreti baba! –plotësoi. Në anën e majtë të derickës së kasolles ishte një gjysëm fuçie me dy shuplaka ujë.U përkul mbi fuçinë dhe pa vehten.Ju duk e frikshme silueta e vet.Në atë mugullirë pamjeje, ju duk se ishte tamëm ajo e frikshmja, silueta e bonjakut.Në atë moment ju kujtuan shumë prej të dëgjuarave për bonjakët, që e patën tmerruar, për vite të tëra.Dhe fati e kishte shtënë në mes të tyre.Ishte një prej tyre.
-Ja ku jam! I tëri! Fatziu bonjak! Të pata harruar, por nuk më ke harruar ti vetë.Iki unë por të marr me vehte.Nuk më ndahesh apo unë nuk tëndahem ty? Kështu, bashkë kemi udhëtuatr që nga ajo ditë e zezë. Mu hiq sysh emërshuar!-ju hakërru figurës.Mbushi me inat grushtat me ujë dhe e përplasi me forcë në fytyrë.I mbushi dhe një here dhe po ashtu bëri.Pastaj u ngrit dhe hodhi sytë diku. Larg, se aty afër sytë i gremiseshin. U fshi me cepin e gjimnastorkës ushtarake dhe si ndënji një hop në hutim, i lëshovi duart si t`ja përplaste sheshit poshtë këmbëve. Vuri duar në ijë dhe po rrotullonte sytë hapësirës që dikur e njifte edhe me symbyllur.E gjithë ajo hapësirë malli ju shfaq e tëra me dhimbjen e asaj dite.Por nuk deshi të mbetej në atë dhimbje.Boll e pati qarë atë ngjarje.Kishte mësuar që edhe bonjaku duhet të luftojë në jetë.Se jeta një herë i jepet njeriut.E shkurtër është, por dhe e gjatë.
-Gjer sa njeriu arrin të bëjë diçka, pse të mos e bej dhe unë.mendoi
-Tek kjo arrë, lidhja njërën anë të litares, ndërsa tjetrën tek arra e vog…ç`e vogël ! Kjo qënka bërë njësoj sa e madhja! Sa qënka rritur! Ja dhe ftoi ! Qënka mbushur plot filizë, dalë prej rrënje! Pemë e pa zote.Këta filizë, po nuk u krasitën e kthejnë pemën në dru shkurre, pa kokrra.I thithin ushqimin tërë këta.Ja dhe vëndi anash manit të kuq, ku e varrosën atë, pilotin amerikan. Trupmadhin. I kishin dalë të gjitha të brëndëshmet jashtë, të shktretit! Katër vetë e mezi e ngritën.Eshtinë pastaj jo shumë thellë, aty, mes atyre filizave të ftoit.Tre të tjerët i vendosën.. Ku vallë? Ah u kujtova.se dhe atë ditë, ku kisha menjde unë por, ja që I pashë.
Na I shpartalluan të tëra rraqet.Nuk e merrja vesh ç`kërkonin.Kursinuk gjetën atë që ata donin nënën dhe Lutë zezën, i rreshtuan para furrit të bukës.Nëna e pat mbushur me dru dhe i kishte vënë zjarrin kishtenjagjysëm ore.Qe bërë furri si forxhe kovaçi.Oficeri sirrotulloi ata sytë e ftohtë, por shpues si të një skifteri, pa furrin dhe si u afrua dy hapa tek nëna, ju drejtua asaj.Qete muduk se ifoli.por kur ai ballisti që i rrinte tej e këtej, si një zar shapkash, përktheu ato fjalët e qeta të oficerit sy mizë, unë patarënë shakull në tokë.
-Në se për një minutë, nuk na tregon ku e ke burrin, djalin do ta fusim të parin në furrë. Nuk pashë më gjë.Pas dy orësh më kishin përëmdnur duke qarë e lebetitur si nëna dhe Lutfija.Nga ato moravesh se kishim shpëtuar nga që në fshat ja kishinbehur një formacion partisan.kish plasur pushka dhe gjermanët ishin larguar nga avlliu ynë.të gjithë thoshin se të mos kishin ardhur partizanët, në shtëpinë tonë do ishite bërë…..Ku i dihet si është fati injeriut, shpëtuam nga ai oficeri gjerman dhe e gjetëm nga ai …aeroplani amerikan.Nga të dy palët bashkë.Por në avlliun tonë janë shpirtrat edhe të atyre pilotëve.Edhe ata ..ushtarë mavritë!Aty gjënden eshtrat e tyre.Dheu i varreve të tyre qënka pa bimësi.Dinë gjë familjet e këtyre ushtarëve ku prehen eshtrat e fëmijëve të tyre? Bah! Ku tadinë? Sikur ta dinin! Vetëm unë ja u di.E di dhe çë pastaj? Ç`po bëj? Ata prehen në token, në kopshtin e atyreqë u muarrën jetën…E, gjene nuk është njësoj.Unë vij dhe shikoj vëndin ku dhanë shpirt të dashurit e mi.Po vij ama!Atyre ushtarëve amerikanë nuk u vjen njeri.U vij por se mos më ndjejnë. Unë ndjej.Më sëmbon i tërë krahërori.Më duket sikure gjitha kjo tragjedi ndodhi tani.Tëmën! Koha paska mbetur në të njëjti sahat të lig! Sytë e mi u mbushën me kujtimin e asaj dhimbjeje.Me kujtimin e vuajtjeve të nënës.Ajo, të gjitha dëshirat e saj i kishte lutje, që t`i përmbusheshin tek unë dhe Luta.Ajo nuk kishte asnjë fije dëshire që e mira jonë të mund ti hiqej dikujt tjetër. Tërë jetën që jetoi u muar me vehten, për ta vënë në dobinë e fëmijëve të saj.Ku mund t`i shkonte ndërmënd asaj nëne t`i luste të keqen dikujt!Dhe këtë na e kërkonte edhe neve.Po ato nënat gjermane si të kenë qënë vallë? Nana ime ishte nënë e rrallë! O Zot! Të rrallat i shpie drejt zjarrit! Si janë njerëzit! Ca ashtu e ca kështu!
Xhaja ziu, më thotë: “shko e tako njerëzit”. Të takoj njerëz! Të takoj kushëri Demirin!
-Do luftoj! Do kërkoj t`i shtetit të më ndihmojë.Do tu vete shokëve të babait.Ata janë në pushtet.Do t`i shkruaj vetë shokut..
-
-Dil bir dil ! Tako njerëz!
Do takoj posi. –dhe u nis.Ecte por me një ndjesi të pakuptushme hezitimi.Si ai që merrnjë udhë pa një objektiv të qartë.Kuturu! Ashtu thonë njerëzit kur nuk kanë qëllimin e një udhe për ta bërë.Ai atë udhë e mabnte mend që fëmijë.Kur lozte me shokët e fashatit.Por edhe në atë perjudhë dhjetëvjeçare, katër a pesë vite, patën qënë luftë.E kur hidhte sytë majtas e djathtas po shikonte se gati të gjitha sokaqet ishin të ndryshëm.Jo se ishin më të bukur por mjaft që ishin të qetë dhe ajo për sytë e fëmijës së ahershme, ishte bukuri për mbi të gjitha bukuritë e jetës që mbante mend nga ato që kishte përjetuar.