| E diele, 19.12.2010, 08:58 PM |
SHTREMBËRUESI BLLAZHE, VIAGRA DHE ENCIKLOPEDIA
Nga Fadil LUSHI
Të nderuar lexues, do të ishte e tepërt dhe joserioze që këtë shkrim të radhës ta ndërtoj me disa opinione djallëzore dhe të shtrembëruara të akademikëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Do të ishte edhe më shumë jokorrekte që këto opinione të përsëriten, sidomos, kur kemi paraszsh kodin dhe etikën e gazetës KOHA, aq më tepër, kur dihet se po kjo gazetë një vit më parë, në rubrikën e saj “FORUM”, botoi jo më pak se 96 opinione, vështrime a reagime të lexuesve shqiptarë po edhe një shkrim të një gazetari maqedonas lidhur me “Enciklopedinë” (kontestuese) maqedonase. Dhe, sot pas një viti, shtrohet pyetja se ç’ishte e gjithë kjo vëmendje jona ndaj Enciklopedisë maqedonase, a mos vallë kjo (nuk) e meritoi këtë, ose vallë ishte ky një rebelim yni kolektiv (i përkohshëm) ndaj Enciklopedisë maqedonase, prej së cilës krijuam një faktor opinial, një Enciklopedi, që sot e gjithë ditën e Perëndisë, është shndërruar në një zëdhënës medial të politikës djallëzore të AShAM dhe, njëkohësisht, më shumë i përngjan një fletore pune për nxënësit e klasës së parë fillore sesa një libri serioz shkollor a akademik, ndërkaq kaptina që llafos (kupto katranos) për shqiptarët u shëmbëllen shumë kanoqeve të boshatisura të “... ??????? ? ?? ? ?????”? Të gjitha këto opinione të këtij karakteri, kohë më parë, njëherë e përgjithmonë u absolvuan nga analistët, historianët, intelektualët dhe politikanët shqiptarë. Megjithatë, mua nuk do më duhet që kësaj meseleje, t’ia bashkangjes paragrafin që llafos segmentin e shtrembërimit dhe klandestimit të një të vërtetë të gjenealogjisë shqiptare, por do të më duhet ta diskutoj çështjen e “rikthimit a të rishfaqjes” së Enciklopedisë maqedonase në tregun e “B. Pazarit dhe të Kvantashkit”. Toptan shqiptarët e “sikletosur dhe të shqetësuar” do të thonë se rishfaqja e kësaj fletushke apo doracaku (që edhe vetë intelektualëve maqedonasë nuk hyn në punë) gjegjësisht e “MAKEDONSKA ENCIKLOPEDIJA”, është një m e s e l e që shtron një provokacion dhe arrogancë të radhës, për disa madje një provokacion jashtëyakonisht i ulët, provokacion i hapur dhe, thjesht, i kurdisur, shovinist, provincial, katundaresk, diletant, hamam dhe lesh provokacion..., shumë pak a aspak intelektual dhe akademik. Por ja që ne shqiptarët, duke u provokuar lehtësisht nga kjo fletushkë, edhe kësaj radhe do të biem në grackat e akademikut Bllazhe Ristov(skit) dhe tajfës së tij, atij xhepashit dhe shtrembëruesit, i cili është i specializuar për të vjedhur të vërtetat nga Historiografia shqiptare, një akademik i cili edhe kësaj radhe deshi që shqiptarëve të ua shes sapunin për djathë dhe LEXILIUM-in pesë miligramësh për VIAGRA (pavarësisht se zoti Bllazhe kishte harruar se shqiptarët nuk e përdorin Viagrën, po qoftë edhe atë bullgare që konsiderohet false e as atë greke që thonë se është Viagër origjinale..., s[do mend se pikërisht kjo Enciklopedi (që vuan nga impotenca konjugaluse-paaftësia bashkëshortore) gjithsesi se ka nevojë për një kokër Viagër)
Ani, të themi se rishfaqja a rikthimi i Enciklopedisë, me të drejtë do t’i rebelojë shpirtrat e shqiptarëve në veçanti këtyre nga Maqedonia, ani edhe njëherë të themi se është një provokacion i papëlqyeshëm nga ana e maqedonasve, po ani të themi se është një provokacion serioz sidomos për partitë politike shqiptare këtej shtetit të Maqedonisë dhe nëse ky provokacion, vërtet është serioz, atëherë historia e kësaj enciklopedie o duhet të mbyllet, o duhet të anashkalohet. Tekefundit, kjo fatëkeqësi ose edhe paranojë etnopolitike (biblike) që del nga kjo fletushkë politike, nuk duhet të na përkojë neve, sepse logjikisht nuk mund të jetë fatkeqësi jona, dhe vërtet nëse sështë jona, atëherë pse neve na duhet të përballemi më këtë mesele, nga njëra anë dhe pse prej kësaj duhet ndërtuar gjithëfarë shkrimesh, analizash, kolumnesh dhe në instancë të fundit edhe ndoshta një “fjali me parantezë”, qoftë ajo edhe gazetareske, nga ana tjetër! Prej kësaj enciklopedie shqiptarët nuk kanë nevojë të ndërtojnë debate politike, shkencore a historike me historianët dhe kryeakademikët maqedonas, për faktin se do të ishte humbje kohë. Shqiptarët sot kanë nevojë të ndërtojnë një front intelektual gjithsesi kolektiv dhe serioz ndaj , humanizimit, emancipimit dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare, jo nga maqedonasit, por nga kombet që kanë kulturë dhe demokraci më të avansuar!
Në kontekst të kësaj duhet të parashtrohet pyetja se pse ne shqiptarët nuk provokohemi nga gjymtimet tona, gjymtime këto që në vijimësi hetohen në përditëshmërinë tonë, sidomos në atë politike, gjuhësore e tjerë. Dhe, nëse nuk shqetësohemi, atëherë pse shtiremi sikur nuk kemi asnjë dert dhe sikur punët i kemi “krejt në terezi”, ose mos vallë ndoshta kemi shumë kohë të merremi me identifikimin apo përcaktimin e lloj-lloj ngjyrash të kopertinave të enciklopedive të ashtuquajtura anonime maqedonase. Pse Enciklopedia e sajuar maqedonase po duheshka të na provokojë ndaj hartimit të një enciklopedie tonë..., po sikur të mungonte ky provokacion, atëherë çka do të hartonin shqiptarët..., ndonjë hartim letrar, hartim ritregues apo edhe hartim me temë të lirë!??
Pse nuk shqetësohemi edhe atëherë kur e nëpërkëmbim gjuhën tonë të shkruar e të folur, (standarde) pse nuk provokohemi nga mbishkrimet tona të denigruara e të ngjitura në hapësirat e bizneseve..., pse nuk parashtrojmë pyetjen se si komunikojmë, si i ndërtojmë vlerat tona arsimore, ato kulturore...,pse nuk na provokon “axhamillëku ynë akademik” po na provokon ajo fletushkë..., pse mua nuk më provokojnë llafet e Mondit nga Poradeci, (ai, i cili bën muzikë të mirëfilltë korçare këtu në Fushëpolllog) kur shpesh më thotë: “Ti Fadil, dhe të tjerë mësues tetovarë, e flisni gjuhën e nënës, si në “Kapalli Çarshi” të Stambollit!??..., pse një jabanxhi kur vjen në Tetovë nuk e koncepton atë si një qytet universitar, por e gjykon si një kasaba a si një katund të madh!??..., pse nuk qortohemi sa u përket gjymtimeve dhe heshtjeve tona qofshin ato personale po edhe kolektive, pse na mungon vetëkritika qoftë ajo selektive, po edhe kolektive. Pse nuk e qortojmë atë mësuesin mediokër të “Qafë Thanës”, të cilit moti i ka ikur lavdia, “mësuesi” që më parë kishte thënë: “...,unë nuk jam gjuhëtar dhe s’më intereson Drejtshkrimi dhe Drejtshqiptimi i nxënësve të mi... dhe për këtë mua nuk më duhet Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe”!? “Mësuesi” këto llafe i kishte përnjëmend, sepse vërtet kishte një kod mendimor me nismë bythëprapë. Ndërkaq, ne tani aq shumë jemi dalldisur me rikthimin e enciklopedisë, saqë harrojmë të konstatojmë se “mësuesi” që nuk na qenka gjuhëtar, zotëron një profesion që ka pozicione publike, një profesion që nuk duron dualitete dhe papërgjegjësi. Nuk dalldisemi me alamet “mësuesin” që ka “..., gradë shkencore, edhe pse tetëvjeçaren e ka mbaruar me brekë nëpër këmbë, të mesmen me fener në dorë, kurse të lartën e ka mbaruar para tetëvjeçares”! Shi për këtë , Enciklopedia, për “mësuesin” është brenda perceptimeve “pozitive” të tij, kurse e folmja (shqipe) e nxënësve është lënë jashtë vëmendjes, ndërgjegjjes dhe kujdesit të tij!?...,”mësuesi” i cili, lëre që nuk
Në instancë të fundit, “argumentet, provat dhe të vërtetat” e kësaj enciklopedie të Akademisë të Shkencave dhe Arteve Maqedonase asnjëherë nuk do të jenë në krah të kapitullit ku hetohet elementi shqiptar, një kre që kurrën e kurrës, shkencërisht dhe moralisht nuk do të mund të maturohet nga historianët maqedonas. Andaj, nëse kjo Enciklopedi vërtet është një provokim i zbehtë dhe provincial, një Enciklopedi që tallet me ndjenjat e shqiptarëve, nuk duhet “lexuar” atë dhe, nëse edhe më tej e lexojmë dhe e komentojmë, atëherë ne vetë do të tallemi me ndërgjegjjen tonë. Kemi gjëra më të mençura për të shkruar, për të lexuar dhe për të studiuar.
Të nderuar lexues të paanshëm të këtyre shkrimeve, unë nuk do shkruaj më për “Enciklopedinë” e zotit Bllazhe Ristov(skit), e sa për të tjerët s’e di..