Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Shabanaj: Shqiptarët, historia dhe realiteti

| E diele, 19.12.2010, 08:58 PM |


SHQIPETARET,HISTORIA DHE REALITETI,QE FILLON TEK LIRIA DHE

TRE PROJEKTILET E KURDISURA NGA SERBOFILET, KARLA DEL PONTE DHE DICK MARTY!...

 

Nga Albert Shabanaj

 

1)         Për t’i frikësuar shqiptarët para ribisedimeve!

2)         Për te kriminalizuar luftën e pastër Çlirimtare te Kosovës!

3)         Për t’i baltosur shqiptarët ne rajon si kriminel te tërë

Unë  qe ne fillim përjashtoi çdo gënjeshtër te veglave te paguara nga mafia politike dhe kriminale Ruse-serbe ne Evropë siç janë KARLA DEL PONTE DHE DICK MARTY,e qe ka edhe te tjerë ne Evropë dhe Kosovë,Shqipëri e me shume...

Ashtu siç përjashtoj dhe çdo mundësi qe dikush cili do qofte ai,qe  mund ta kenë tejkaluar kufirin e rregullave te luftës çlirimtare dhe kodeve fisnike te UCK-se,lufte ajo tepër e pastër për nga karakteri i përpjekjeve tona për liri dhe për te shpëtuar popullin nga fashistet kanibal sllav.

Veprimet e tyre tepër makabre  gjatë shekullit të fundit  serbo-sllavet,  në vazhdimësi prodhuan dhunë, terrorizëm, masakra, gjenocid, etnocid dhe urbanocid të egër mbi popullin dhe infrastrukturën e përgjithshme shqiptare, në Kosovën e pa mbrojtur neper dekada...!

E gjitha kjo në Evrope!!! Ndonëse  bashkësia e gjerë ndërkombëtare, me gjasë e ngujuar dhe katandisur thellë në merimangën e madhe propagandistike sllave-ortodokse, dhe e katandisur në merimangën e madhe të kurtheve mashtruese, dredhive, intrigave dhe insinuatave të vazhdueshme (sistematike) të regjimeve në vazhdimësi kriminale dhe militareske , duke filluar nga monarkët e tyre… dhe  stalin-titoviqiane, rankoviqiane, milloshoviqiane ,tani tadiq-putiniane në njërën anë, në anën tjetër suspekti i gjere të antagonizmave, aversioneve të thella dubioze të shteteve dhe diplomacisë Evropiane,te ndikuara nga mediokriteti  infantil dhe patologjik të aversioneve ,firlefancsionive, eksemlifikacioneve, diskrepancave dhe paradokseve ruso-pansllaviste…Na detyron të konkludojmë qe  mos t’i besojmë Evropës, përsa i përket një zgjidhjeje  konstruktive të çështjes së Kosovës, sepse asnjë zgjidhje nuk  mundet të arrihet me shantazhime dhe koncesione ne favore te Serbisë, ne dem te Kosovës dhe shqiptareve siç kërkohet nga Evropa, duke u munduar qe t’i frikësoj dhe shtrëngoj  shqiptarët,  ne përgjithësi me ngritje akuzash te fabrikuara ne Beograd për te na baltosur pa pardonë si komb te tërë, ashtu edhe luftën e shenjet te UCK-së   

Me poshtërsitë e fundit (Dick Marty)dhe poshtërsitë tjera te Evropës, edhe sot na kujton se nuk e ka ndërmend Evropa te ju ndahet  hamendjeve dhe proteksionizmit te  mjegullte (evasiv) te cilat qëndrojnë rëndë mbi çiltërsinë dhe besimin shqiptarë -besim ky i popullit titanik shqiptarë, i cili po bie gjithnjë më tepër në politikën e tkurrjes së Evropës me më shumë STOP se GO  përballë  sllavëve!...

Ashtu si në të kaluarën edhe sot Evropa, në mënyrë indolente, tepër apatike, por dhe indiferente, vazhdojnë t'i përkrahin sllavet e jugut,tash duke u inkriminuar ne poshtërsitë serbe... radhazi duke shkelur mbi faktet qe botërisht janë te njohura se,kush janë kriminelet e luftërave ne Ballkan ne përgjithësi dhe ne veçanti aktet e egra të masakrave mbi popullatën civile në Kosovë, por edhe skenarët e parapërgatitjeve te reja e te vjetra me fakte te bollshme  te kërcënimeve terroriste shtetërore dhe paramilitare  ” carllazareve” te kushtunices,e deri te “shqiponjat e bardha” te tadiqeve & pansllaviste. Perëndimi, i ndikuar nga propaganda ortodokse, nuk dëshiron  t’i  vrojton demonët, mizantropët dhe filisterët te llojit  vet, në stilet e njohura  patologjikisht të sëmurë për tokë të djegur. Perëndimi, ende beson në mjeshtërit e errësirës së llahtarit!!!

Serbia duke e shfrytëzuar prostitucionin politik  te Evropës dhe qarjet ekzistuese në Evropë, vazhdon të mos ndryshohet dhe të mos lëvizë fare nga logjika prej krimineli, përkundrazi vazhdon të luajë me kursin dhe logjikën e tyre djallëzore, duke kërcënuar me luftëra të reja në Kosovë.

 

Ndonëse, gjithnjë duke menduar në animozitetin, indolencën dhe anashkalimet që po i bëhet të vërtetës, me aprovimet dhe miratimet e gënjeshtrave te njerëzve shume te dyshimte (del Ponte- Marty) duke u orvatur te mbuloj  plojën dhe deportimet në Kosovë, me shpifje dhe baltosje mbare KOMBIN SHQIPTAR .! Pra edhe sot dhe kësaj dite,shohim  qartë se, mëkatarët dhe agonia e thellë e tyre (shumë shekullore) etiken dhe ndërgjegjen e fjetur dhe evasive të shumë qendrave  dhe faktorëve relevantë…Po e bën secilën herë më të fuqishme bindjen shqiptare, se drejtësi ne Evropë nuk ka pasur kurrë dhe kurrë nuk dot ketë .

Ne ketë rast nëse shfletojmë fletët e grisura të historisë, mësojmë një përvojë të tillë zhgënjyese edhe nga historia e lavdishme e kryetrimit legjendar Gjergj Kastriotit. Edhe atëbotë, Populli Shqiptar nuk u përkrah nga Evropa (Vatikani) kur Kryevepra dhe figura më e fuqishme kombëtare shqiptare Gjergj Kastrioti e kishte mese vështiri nga osmanlinjtë...

 

Edhe për kundër faktit se,shqiptarët zhvillonin  luftëra te pastra dhe  titanike kundër  osmanlinjve,për t’ mbijetuar ne njërën ane dhe nga ana tjetër ato luftëra ishin edhe mburojë e vetë  Evropës, kundër osmanlinjve. Ky prostitucion politik dhe diplomatik nga Evropa, fatkeqësisht vazhdon deri ne ditët tona të luftës dhe të gjitha përpjekjeve legjendare dhe titanike të popullit Shqiptar, kundër pushtuesve gjakatare!... Ndonëse, në kokat dhe optikën e disa qarqeve te caktuara evropiane,(jo te gjithë) me gjasa të mbi ngarkuar dhe pushtuar nga trysnia dhe indoktrinimet e vazhdueshme sllavo-ortodokse, po vazhdojnë edhe sot të shfaqën dhe ndikojnë me tërë „mesazhin"dhe fuqinë e tyre paragjykuese, shantazhuese,manipuluese,deri ne absurd (...) radhazi… 

 

Mbi shqiptarët e molisur te ndodhur  në „udhëkryqet" rrugore te gjata dhe historikisht te pa drejta  në mes orientit dhe aksidentit, respektivisht lindjes dhe perëndimit,një diçka kjo qe ju lehtësoj armiqve te shumte te na gjakosnin duke na shtypur për vdekje. Fatkeqësitë e ngjashme  po përsëriten edhe tani,qe neper mjet prostitucionit politik ndërkombëtar,sllavet e jugut, tani edhe më lehte po i orvatën risundimit të shqiptarëve në Kosove, po sundojnë ne Maqedoni, Mal te Zi, dhe Kosovës Lindore !!! Ndonëse ne ketë rrafsh, ditën për dielli nuk përjashtohen edhe gabimet e politikave tona te me hershme dhe aktualë me emra dhe mbiemra…Nga të cilët ra dhe vazhdon te bie terri i idealeve kombëtare,duke buruar tymi e pluhuri i kaosit shoqëror dhe institucional,shkatërrimeve, plaçkitjeve, krimeve institucionale etj....

Historikisht shqiptarët janë e keqja vetes se tyre dhe e askujt tjetër dhe si agresorë dhe keqbërës te luftërave nuk na mbanë mend historia.

Valle nëse vërtetë është Evropa(Dick Marty ) i brengosur se çka ka ndodhur ne luftën e Kosovës,atëherë konsideroj se pistat janë  mjaft te çarta,siç i kemi te zhdukurit e Kosovës,te zënurit robër te luftës ne Kosovë, qe  janë te masakruar dhe vërtetë te marruara  organet e tyre te brendshme dhe me pas te djegura ne shkritoret e Mitrovicës se Kosovës dhe Mackatices se Serbisë për ti fshehur gjurmët...

Meçe se fundi kemi edhe lajmet se Serbia, po ndalon te zbulohen varrezat masive te ndodhura ne serbi edhe ne Maqedoni. Ndonëse  ka te dhëna te sigurta se ne afërsi te bllacës,ekzistojnë dy varreza masive me trupa te shqiptarëve,ku Shkupi zyrtar ende nuk lejon qe te hapen ato varreza,meçe Beogradi zyrtar ka kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë,qe te mos e lejojnë fillimin e zbulimit te tyre,sepse dëmtohet seriozisht “ imazhin” e  Serbisë.

Pra këto dot ishin zbulime te sinqerta edhe për del Ponte edhe për Maety, nëse vërtetë dëshirojnë hienat evropiane qe te rregullojnë imazhin e tyre pro serbe.

Sa i përket DELPONTE DHE MARTY,unë kame pasur edhe me herët te dhëna serioze se personat ne fjale janë te paguar nga Lobi Ruso-Serb-Ortodoks, i cili është shume i fuqishëm ne Evropë,i financuar nga rrjedhjet atomike,droga,prostitucioni etj... ne mbare kontinentin.

Ndonëse nga ndikimi tyre (lobit) del Ponte,ne bashkëpunim me shërbimet e Beogradit zyrtar,ishte larguar-suspenduar  nga Tribunali,për shkak te zhdukjes se dosjeve te shumta qe flisnin për implikimin e Beogradit zyrtar ne krimet e luftërave ne Ballkan.

Ndërsa Dick Marty, pos asaj se është një i blerë nga lobi sllav,është edhe dashnor... i një shkuat te likes se Kroacisë,i cili jeton ne Zvicër,ku sipas mendimit time te gjitha këto te dhëna posedojnë edhe KE dhe BE,por shihet dhe vërtetohet çartë se, tani  janë qe te gjithë - BE-ja,ne ujdi me politiken kriminale sllave.

Si përfundim fushatat antishqiptare  serbe, ka qenë dot mbetet e pa ndryshuar,përderisa krerët politik ne Kosovë nuk kundërpërgjigjen me një unifikim te fuqishëm për te mirën e tyre dhe te popullit te pa fajshëm ne rend te parë.