| E shtune, 18.12.2010, 08:22 PM |
NJË LIBËR ME SHUME VLERA PËR ATA QË KURRË S'DUHET T'I HARROJMË
Afrim Mustafa; " Bardhësitë e Atdheut", monografi për dëshmorët, botoi Autori, SHFDUÇK dhe Radio" Zëri i SHARRIT", 2008
Nga DR. JAKUP KRASNIQI
Libri "Bardhësitë e Atdheut" i autorit Afrim Mustafa është i shkruar nga një autor protagonist i gjallë i rrjedhave politiko- ushtarake në dekadën e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI, sidomos gjatë luftërave të fundit në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe Maqedoni. Autori në këtë libër trajton çështjet e panjohura gjer më sot dhe jep një pasqyrë të veçantë për të rënët në luftërat e fundit, për heronjtë dhe dëshmorët e kombit.
Shumë historianë në mënyrën e vet të studimit janë përpjekur që të pasqyrojnë sadopak historinë e kombit shqiptar. Jo vetëm historianë shqiptarë, por edhe të huajt merren me studimin eçështjes sonë kombëtare, pasi gërshetimi i shumë problemeve rajonale, në një mënyrë, apo tjetër ka të bëjë me çështjen e paszgjidhur të shqiptarëve në Ballkan. Duke e pare se bota demokratke mori hapat më të qëllueshëm për ndërhyrje ushtarake për të ndalur gjenocidin dhe eksodin që po ndodhte në shekullin XX, është shumë e arsyeshme dhe e domosdoshme që autorë të ndryshëm të zbardhin të vërtetën e madhe të luftërave të pareshtura të popullit tonë dhe për të arsyetuar ndihmën e miqve tanë, duke o ofruar fakte për bëmat e ditura dhe të paditura që ndodhën ndaj një populli të tërë në Ballkan, siç ishte populli shqiptar.
PERJETUES I DREJTPERDREJTE I NGJARJEVE TE LIRISE
Libri " Bardhësitë e Atdheut" i autorit Afrim Mustafa është i shkruar nga një autor protagonist i gjallë i rrjedhave politiko- ushtarake në dekadën e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI, sidomos gjatë luftërave të fundit në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe Maqedoni. Publicisti i mirënjohur Afrim Mustafa në këtë libër trajton çështjet e panjohura gjer më sot dhe jep një pasqyrë të veçantë për të rënët në luftërat e fundit, për heronjtë dhe dëshmorët e kombit.
Nëse dikush nuk ka mundur të përfytyrojë një hero apo dëshmor, për lavdinë e të cilit vetëm ka dëgjuar, atëherë ky libër përmes fotove që sjell, mund të plotësojë edhe këtë vakum të njohurisë, për të kompletuar veprimtarinë, lavdinë dhe jetën e vdekjen e një heroi apo dëshmori të kombit.
Libri " Bardhësitë e Atdheut", është një libër tërheqës, pasi në mungesë të shumë informacioneve ai trajton sidomos në pjesën e dytë ngjarjet shumë të rëndësishme, duke përfshirë eksodin e popullit shqiptar të dëbuar nga trojet e veta, nga forcat policore-ushtarake e paramilitare serbe që ishin në Kosovë, si dhe mikpritjen e madhe që i është bërë nga bashkatdhetarët në Maqedoni, e që u kthye gjatë luftës së fundit në Maqedoni, sepse ishte obligim i ndërsjellë.
Edhe pse është një libër shumë voluminoz, kontakti i parë me të do të thotë, nuk shpëton pa e lexuar dot. Me të hapur këtë libër ballafaqohesh me shumë të panjohura, e që në vazhdimësi do të njihesh dhe do të kuptohet rëndësia dhe atraktiviteti i librit.
Intervistat e shumta, sidomos me z. Wiliam Walker dhe me z. Adem Demaçi, i japin një rëndësi të veçantë librit, gjatë trajtimit të historisë së luftërave të fundit, e sidomos të luftës në Kosovë.
FALENDERIMI I SHKON AUTORIT PER PUNEN E VEÇANTË
Autori ka bërë një punë të palodhshme, të mundimshme dhe shumë të çmuar, pasi kronologjia e ngjarjeve në Kosovë, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Maqedoni, paraqet një luftë të vështirë, duke marrë përbazë raportin e forcave dhe hapësirën se ku ishte duke u zhvilluar ajo. Mirëpo, raporti i moralit të forcave ndërluftuese ishte në anën tonë, dhe kjo si duket ka reflektuar edhe në vullnetin e mirë dhe të fuqishëm të autorit për të bërë një përmbledhje të madhe të ngjarjeve gjatë Luftës.
Të gjithë ata që do ta kenë në dorë këtë libër, padyshim se do të gjejnë shumçka me vlerë, e që është vëshitrë të përmblidhen në vetëm këtë recension.
Fuqinë e këtij libri , padyshim se, pos përjetimit të drejtpëdrejtë nga autori i ngjarjeve dhe temave të trajtuara, e bën konsultimi i literaturës dhe intervistimi i drejtpëdrejtë edhe i atyre që sot më nuk janë në mesin tonë, por që dhanë jetën për lirinë e popullit shqiptar dhe Pavarësinë e Kosovës.
Falënderimi i shkon autorit, për punën e palodhshme që ka bërë, kurse rekomandimi u shkon lexuesve, për të parë dhe njohur historinë tonë të re e të lavdishme, përmes këtij libri.
P.SH. Autori i këtij recensioni dr. Jakup Krasniqi është doktor i shkencave të historisë dhe aktualisht është President në Detyrë i Republikës së Kosovës. Ai është recensent në Monografinë " Bardhësitë e Atdheut" të Autorit Afrim Mustafa