| E shtune, 18.12.2010, 04:43 PM |
Fatbardha Myslimaj Xhani
MOS IA FSHI TI HENES LOTIN ...
Rreze e embel vese e lare
Zbriti mbreme si dore e endrres
Nga nje sy vjedhurazi shkare
Mos ia fshi ti lotin henes...
Ra mbi faqen ftohte si qelq
Fjalet plumb ia dhuroi kenges
Nuk u lut veç kerkoi ndjese
Mos ia fshi ti lotin henes...
Le te flase ne nete pa gjume
Sic i lutet lulja rrenjes
Leng i jetes behet lume
Mos ia fshi ti lotin henes...
Pa nje lutje pa nje fjale
Ti e zevendesove Zotin
Le te behet i ngrohte vale
Mos ia fshi pra henes LOTIN...!!!
EKZISTON...
Ne detin qe luan me dallget
Ne ajrin qe luan me rete
Ne besen qe lidhet tek fjalet
Ekziston dashuria e vertete...
Ne shiun qe token e ngin
Ne henen qe ndrin neper nete
Ne diellin qe verbon pasigurine
Ekziston dashuria e vertete...
Ne gonxhen qe embel lulezon
Ne lulen qe dridhet nen vese
Ne aromen qe bleten terbon
Ekziston dashuria e vertete...
Dhe kur une do te kem ikur
Kur Bardha kujtim do te jete
Ne keto vargje lotendritur
Do ekzistoje dashuria e vertete!
STUHIA TE VIJE ME VONE...
Tani po
Tani perqafome i dashur si do ti
Se dielli qeshi
Pse hena iku
Nuk u trishtua si dje
Nuk u vrenjt
Si pardje,
Si para nje muaji...
Ciceroi per mua ai zogu te pema
Gezueshem,
Pse dielli s'ka me
Dilema...
Tani po
Tani prekme i dashur si di ti
Me duar dielli me prek
Vec lehte
Vec bute
Vec bukur
Sic puth petalet
Nje flutur...
Me buzet e tua
Qendis mbi mua mrekullin...
MATRIOSHKA...
Prej deshires per te te njohur
Hyra thelle e me thelle te thellesia
Magjepsur prej vogelsive
Qe mbante madheshtia...
Ti loderz e bukur
Me tregove se prej te voglash
E madhja behet e madhe
Dhe s'mbetet e vogel
E vogel fare...
Por
Prej pafundsise tende
E pamundur te mos trembem
(Dhe pse trime me te madhe se veten nuk njoh)
Madheshtine pse e dua
Kam frike,
Sa frike kam kur e shoh...
Si burri qe dua me dukesh,
Matrioshka
Plot mister
Pa fund...
Pa fillim...
Po te me degjoje
Shume gjera per te do te te thosha
Deri ne agim...
Po ti s'kupton
Ne butesine e drurit te kane gdhendur
Dukesh e lumtur...
Ti s'kupton Matrioshka
Ti s'kupton,
Se c'te ben nje burre i bukur!
FLUTURIME GJETHESH NE FUNDVJESHTE...
Vjeshtes e vjeshtes
Si fluturime gjethesh
Avujt e zjarrit e te tokes me moren frymen
Dhe heshtjes e heshtjes
Dicka belbezuan per ty
Po po,
Ma thane ne sy!
Fshehjes e fshehjes
Une desha si struci koken ta fus ne rere
Te zhdukja
Me mendjen time
Nje bote
Te tere...
Kalova ngadale
Ne fundmendimet e fundharrimet e tua
Thelle shume thelle
Me bere
Te ndihem grua...
Pastaj
Enderrngaterrueshem shikova
Te ndrituren rrugen time
Me prisnin
Sydrite kaq shume agime...
Perdjegshem se largu
Me therriste malli yt dhe mungesa
Kockat e dhimbjes
Thyeja neper kthesa...
Porse thelle shume thelle mendimit tim
Nje pike drite,
Me drejton rrugen
Ne nje pyll me gjethe shtruar
Ku veten e shoh
Me ty keq perqafuar
E shume keq ngaterruar...
Sepse,
Thelle shume thelle ne ndjesite e mia
Ka lulezuar mbi gjethe
Te rrezuara...
AJO
E pamundura:
Dashuria!
TI MUND TE ME HUMBESH MUA...
Ti mund te me humbesh,
Ne çdo frymarrje qe mua s'me perket
Ne çdo mendim te shpejte qe nuk me prek
Ne çdo heshtje qe per dashurine nuk me flet...
Ti mund te me humbesh,
Ne çdo prekje ambivalente qe dyshon
Ne çdo fjale qe thellesine tende s'me tregon
Ne çdo shikim qe gjoksin s'ma pershkon...
Ti mund te me humbesh,
Ne mbremjet qe per mua nuk te flasin
Ne mengjeset qe ne shtratin tend s'me qasin
Dhe ne netet qe per ty s'me flasin...
Ti mund te me humbasesh shume lehte ta dish
Dhe veshtire se mund te me fitosh me serish...
PER DASHURINE...
I mblodha te gjitha fjalet e botes
Te kendoj kengen me te bukur per ty
I mora gjithe vezullimet e qiellit e te tokes
Te te largoj naten nga te bukurit sy...
I mblodha krenite e ti vura ne dore
Lundrova thelle ne detin e perulesise
Lotet e lulet i bashkova ne nje kurore
Rrugen dritejete t'ia beja dashurise...
E nese e gjitha kjo nuk te duket plot
Me mbetet te them: Fale Ti o Zot!!!
MELODI E SHPIRTIT TIM...
Mund t'i tregoj pa frike atij casti qe iku
Si dhe casteve te tjera qe do te vijne
Se fjalet qe u thane mes shiut nje mbremje
Kane e do te kene me te thellin kuptim...
Mund t'i tregoj te gjitha pllakave te trotuarit
Se kurre zhurma e hapave s'do te shuhet
Lules qe celi, zogut qe kendoi, pemes, barit
Per mrekulline qe me fjale s'thuhet...
Mund t'ju tregoj te gjitheve
Pa me te voglin ngurim
Per melodine,
Qe la pa fjale shpirtin tim...!!!
....Projekt lamtumire...
Mos u pendo per mbremjet qe s'do jesh me me mua
Mos u pendo per mengjeset qe do vijne pa kujtimin tim
Mos u pendo per mijera here qe me the me zjarr te dua
Ne rrugen e ikjes kesaj here, ti e di nuk ka me kthim...
Mos harro asnje sekonde qe te beri te lumtur Ty
Mos harro asnje puthje nuk u dha pa u ndjere
Une serish pa frike do te te shoh drejte ne sy
Sepse si ti s'pati dhe s'mund te kete te tjere...
Shko pra i bukur e me gaz
Dhe koken mos e kthe me pas!
DIALOG IMAGJINAR I DRITES ME AJRIN....
Eshte pak... fjalet nuk mjaftojne.
Drita:
Une thjeshte ndriçoj
Por une nuk kuptoj...
Si thua ti pse ndodhin te tilla
Vezullime ne jete
Cili eshte kuptimi
Me thuaj
Cili eshte kuptimi i vertete?
Ajri:
Me fol shume
Mos refuzo mos mendo
Mos refuzo mos mendo
Folem
Folem
Folem
Drita:
Pse lindin keto lloj marrezish
Qe nuk i pret
Kur ke humbur cdo shprese
Ç'duan te thone?
Çdo gje ndodh ka nje kuptim ka nje arsye
Kjo c'kuptim ka
Çársye te kete?
Pse na dritheron kaq shume
Ne kete jete...
Na lumturon na tremb
Na jep kaq drite
Na dhemb
PSE?
Ajri:
Pse?
Drita:
Po pse?
Pse ndodh
Gjithckaje qe ndodh i jap nje kuptim
Nje arsye
Me thuaj
Si e kupton ti
Ajri im...
Ajri:
Se di jam i dehur
Ç'kerkon nga une valle
Po ta dija ta thoja
Me dy fjale...
Drita:
Mire
Nuk te pyes me
Per asgje...
Ajri:
Se di pse
Se di
Pse dua
Se di o Ajer
Se ajri je ti
pse e pyet mushkerine qe do oksigjenin!!
Pse pyet
Se di!
Pse dua te jetoj..
Sepse
Dua!
Drita:
Se di,
Kur them e dua
Nuk mjafton
Kur them eshte jete
Nuk mjafton
Kur them eshte drite nuk mjafton
Nuk mjafton kjo bote
Per te treguar sa mungon
Sa eshte i domosdoshem
Sa pak jetoj pa te
Dhe dua te di kuptimin e kesaj gjeje qe provoj
Por mesa duket asnje kuptim i kesaj bote
Nuk e shpjegon dot
Ajri:
Thuaj mos ik se sjam me...ta kuptosh
Duam, duam dhe mos mendo
Drita:
Nuk kam c'bej tjeter
Edhe te dua
Eshte shtegu i vetem nese dua te jetoj
Po
Nje shteg i vogel
I vetem
Qe me çon drejte jetes
Dashuria jote
KUPTON?
Ajri:
Me do?
Drita:
Nuk kam pse e mohoj
Nuk eshte kaq
Ajri:
Me do?
Drita:
Te dua
Eshte shume me teper
Shume me shume
Ka ndodhur...
Ajri:
Te dua shume
Ke ne dore jeten time
Bej cte duash me te
Bej cte duash me te
Une vetem do te dua
Timonin e ke ti
Me dergo nga do
Ku te duash
Jam shpirt e zemer tek ti
Ke plotfuqine mbi mua
Bej cte duash
Une srroj dot vetem tashme
Je ne gjak, ne qelize na retine
Ne palcen time
Ti aty krijon morfologjine e jetes time
E disenjon
E formulon si do ti
Kam besim ne krijimin tend
Ndryshome
Si do
Te falem o zot
Me fsheh
Me mbaj
Dhe me duaj sa ska me
Me vdis kur do
Me ngjall kur do
Zot
Te besoj
Te besoj
Ma hiq lekuren
Me bej mish
Dhe ngjitme ne mishin tend
Me bej nje
Mos me ndaj me
Mos me shqit
Shtrengome , perziem
Mos me lesho mai mai never
Drita:I will...
Ajri:
Me do?
Drita:
Eshte pak.
Ajri:
O zot sa pak qenka!!!!
Tretem atehere qe tmos jem me...
Drita:
Eshte pak te te them te dua
Eshte pak
Nuk jane te mjaftueshme fjalet...
Fjalet nuk mjaftojne...
...Vazhdon...
PROZA E PARE...
Mendoj ndonjehere qe TY te ka krijuar mendja ime, se kishte nevoje, keshtu bukur te te gjente... Do te thote se ka perkryerje te vertete! Ndoshta veteplotesia te njeriu vjen vone... dhe ndodh qe kur veteplotesohesh di te selektosh, si zemra ta ka dashur perhere... kupton thellesite e tua dhe noton bukur ne realitetin tend, qe nuk e ke njohur kurre. Kjo eshte jeta e vertete, kur trupi dhe shpirti jane ne nje ekuiliber te perkryer dhe e tille eshte dhe ajo qe eshte me ty... une keshtu e ndjej... Jam mbi toke me veten time, me krahet hapur dhe udhetoj drejt teje te kerkoj e te gjej KU TE JESH...Si thua ti do te te gjej ku te jesh...?
THELLESI...KTHJELLTESI...
Ditet tona
Mund te jene me te bukura
Besome mua, jeta ime
Duke pare syte e njeri-tjetrit
Ne thellesi
Ne kthjelltesi
Jane te purpurt syte e mi
Te gjelbert i ke ti...?
Netet tona
Mund te jene me te bukura
Besome mua, drita ime
Duke puthur zemrat e njeri-tjetrit
Aty ku s'ka hyre njeri
Ne thellesi
Ne kthjelltesi
Te kuqe e kam une
Te purpurt e ke ti...
Ne prekjen e ethshme
Te gishterinjve
Do kete cudi
Serish...
Serish...
Dhe dridhje fshehtesish
Ne mbremje dashurish
Sa here te shkosh...
Sa here te vish...
Besome mua,
Zemer
Ne buze do kete etje
Sa here ti prek une
Sa here ti prekesh ti
Une me brishtesi...
Ti me cmenduri...
Besome
Pra
Besome...
Do vazhoje keshtu
Nuk e dime se sa
Nuk e dime se si
Vec me thellesi...
Vec me kthjelltesi...
DITË DASHURIE...NETË DASHURIE...
Me duar te buta
Mbrëmja
Skalit ne fytyrën tënde
Më të bukurin
Yll
Të qiellit blu
E mua
Më xhelozon
Ajri
Që puth pa frikën e njerëzve
Sytë e tu...
Tërë natën pastaj
Në gjumë edhe zgjuar
Merrem me secilën fjalë që thamë
Me secilën prekje
Drithëruese
Me lutjen e ikjes
Me bëhet e gjatë sa jeta
Një puthje...
Mëngjeseve
Dilemat e tua
Vozisin në ujëra të turbullta
Derisa kthjellohen
Brenda teje
Une hesht
Dhe brenda tyre perthyhem
Si shpupurisje reje...
Si reja e bardhë largohem nga qielli yt
Errësohem
Ngurtësohem
Verbohem
Shi bëhem
Në syte e qiellit
Çdo ditë
E furtunë mbi majat e maleve
Gri...
Por,
Si ylberi pas nje shtrëngate
Me ngjyra të pafunda me josh
Vjen prapë ti...
Përsëri mbremja
Më tradhëton
Të bën te bukur
Të bukur,
Pafundësisht
Dhe une kthehem
Dhe une kthehem
Sërish...
Dhe s'di vërtetë
Gjer kur
Do vazhdojë kështu
Kjo natë puhie
Kjo ditë stuhie
Kjo
Histori
Dashurie!!!
EJA ME DRITE PLOT..
Me bej rruge te gjera
Per te kaluar me Drite!
Drite te keshe shume...
Drite te jesh tek une...
Rruget neper te cilat do eci
Le te jene
Edhe te medha
Edhe te gjera
Edhe te gjata
Qe te mos me pushtoje
Kurre,
Nata...
Te shoh kam nevoje
Te njoh kam nevoje
Dhe nese do te duhet
Gjithcka,
Perveç
Drites,
Le te shkoje...
Proze poetike*
Tani deti duket i qete...stuhite jane tulatur. Ca pulebardha kerkojne bukur peshqit e vegjel, embel ti kapin e te jetojne me shijen e tyre. Anije me vela te bardha afrohen si flutura ne liman. Mesuam te presim te qete agimet... Do mesojme edhe ditet te mos i trazojme me friken e humbjes se frymeshkembimit...Tani dallget jane lemuar, si te mos ishin...mesuam te besojme ne diell dhe ajer dhe toke...Do mesojme edhe netet te mos i trazojme me friken e largimit te mengjesit...por...ah netet...netet nuk do mund te tregojne si jeta ndalon, si shuhet fryma...si zbardh bryma...si pikon vesa....si vret mungesa...Stuhi tjeter duket se po nis!
SA HERE SHKRUAJ DIÇKA TE THELLE...
Sa here shkruaj dicka te thelle
Me ndodh
Qe dridhem tere kohes
Ne çudi...
Dhe them me vete
Jeta ime eshte poezi...
Me therje malli vjen
Pakuptuar agu
Dhe veses ia rrezon petaleve
Dridhjen...
Dritherimin...
Driterimin...
Padurimin...
Pendimin...
Harrrimin...
Perbetimin...
Te gjitha ne nje:
S'ka kuptim asgje pa ty!
Dita shtrenguar nga grija
E qellimit
Te paramenduar
F...
NË STREHËN TËNDE QIELL...
Në Kashtën e Kumtrit gjeta një rrugë
Për të ardhur tek ti
E lartë
E largët
Sesi më solli në strehën tënde...
Akoma se di!
Vetëm dy sytë yje
Mí afrove pranë, pranë fytyres time
Gjithë bota në tokë në netë të gjata
E ne, ndër agime!
Ylbere gëzimi rrethuan
Kuptimin e ecjes në rrugë drite
Kish kohë të thërrisja në ditënetë pakuptim
Dhe ti si më prite!
Në trupin tim prej toke dhe zjarri
Lakueshëm me dorën e djathtë (të bukurën dorë)
Përndritje burrërie shkrove
Ende për së largu, tërhiqem prej saj
Edhe pse shkove!
A thua
Qiejt do të kenë të njejtin shkëlqim
Si qielli
Ku u ndezëm e zjarret sí shuam
Shpirti im!