Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Itali, shkatërrohet grupi kriminal shqiptar

| E shtune, 18.12.2010, 01:54 PM |


Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, aktive në trafikun e drogës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave organizata vepronte kryesisht në qytetin e Komos dhe në zona të tjera në veri të Italisë.

 

Sipas burimeve, gjithësej u arrestuan 29 persona, si dhe u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike.

 

Hetimet, të cilat nisën pas një sinjalizimi të policisë belge, cuan në zbulimin e një grupi të strukturuar kriminal, të lidhur me grupe të tjera të mëdha që veprojnë në Belgjikë, Holandë, Zvicër, Slloveni, Shqipëri dhe Itali.

Top Channel