| E premte, 17.12.2010, 10:57 PM |
NË SHENJË TË PËRVJETORIT TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS
Nga Luan Sharri
U bënë gjashtëmbdhjetë vjet nga fillimi i punës së Universitetit të Tetovës dhe po të bëjmë një analizë të mbarvajtjes së punëve në këtë institucion të arsimimit të lartë të cilin plot dhjetë vite e mirmbajti populli, përkundër kërcënimeve e pengimeve nga ana e pushtetit, do të përfundonim se është arritur, por jo sa është dashtë e sa është mundur.
Problemet më të mëdha ky Institucion i përjetoi dhe po i përjreton në këto gjashtë vitet e fundit, dhe e gjith kjo ,,falë,, politikës, e cila në vend që të ndihmojë, ajo përkundrazi e pengon mbarëvajtjen e procesit mësimor. Gjatë këtyre gjashtë viteve, dy herë u ndërruan rektorët dhe stafet udhëheqëse si dhe një numër i madh i të punësuarve të këtij Institucioni. Që është më komike e më e dhëmbëshme këto ndërime u bënë me procedura jo të rregullta, për të mos thënë të dhunëshme. Në të dyrastet qëllikmet ishin politike edhe se ka patur mjaft parregullsi.
Politika nuk njeh rregulla e rregullim të situatave, qëllimi i saj qe vetëm marrja e këtij Institucioni në pushtetin (kthetrat) e veta.
Ska se si të jetë ndryshe kur vetëm një person i stafit udhëheqës të USHT-ë qe i përshtatshëm për të dy polikat shqiptare!!! E nga ana tjetër, disa nga ata që kishin bërë gabime në udhëheqjen e parë, erdhën në skenë përsëri në udhëheqjen e tjetër. Vallë mos mendon dikush se gjërat nuk dihen e nuk shihen por nuk është e mundur që të ndikohet, ngase militantë të politikës nuk çajnë kokën për rregullim të situatave por vetëm për interesa personale e përfitime materiale. Në të dy rastet e ndryshimeve në stafet udhëheqëse e të punësuarve u lanë anash një numër i konsiderueshëm punëtorësh shkencorë me grada shkencore e tekste e punime të konsiderueshme shkencore, vetëm e vetëm pse nuk ishin të përshtatshëm politikisht, e nga ana tjetër punësoheshin individ pa grada të duhura e të domosdoshme shkencore. Si më herët edhe tani ligjërojnë dhe janë bartës të lëndëve asistentë edhe në rastet ku popullata shqiptare në Maqesdoni ka njerëz të tillë. Por edhe sikur mos ti ketë, më mirë është të merren nga universitete tjera se sa të veprohet kështu. Por nejse, kështu e ka politika. E veçanërisht kur politika dirigjon e ven rregulla në universitete.
Nuk janë të rastit edhe katrahurat e krijuara me tekstet mësimore të shkollave fillore e të mesme, me enciklopedinë, me dosjet e me shumë me -e tjera.
I mllefosur do të thoja se politika çdo gjë tjetër bën por ate që i takon arsimit nuk e bën në Universitetin Shtetëror të Tetovës, por edhe në institucione tjera.
Për kësi dhe shumë gjëra tjera intelektualë e të tjerë kanë reaguar dhe reagojnë vazhdimisht në media elektronike e veçanërisht në shtypin e përditshëm, por ka qenë e kot! Nuk kanë ndikuar në veshët e shurdhër dhe sytë e qorruar të politikës sonë të çoroditur.
Skemi se çka të themi tjetër vetëm se: kaq meritojmë. Pasi që përmes politikës sonë të gabuar apo të qëllimtë për interesa personale, çojmë ujë në mullijtë e tjerëve.
Por një ditë do të mbushet kupa dhe, edhepse ndoshta do ë jetë vonë, gjërat do të bijnë në vendin e duhur, por dikush do të përgjigjet për këto dhe historia e mirëfilltë do ta sqarojë të vërtetën. Vetë ata që sot veprojnë kështu si nuk duhet një ditë do të akuzojnë njeri-tjetrin dhe do të mundohen të arsyetojnë vetëvehten por do të jetë e kotë. Edhe vetë studentët edhe se, që prej herët e kanë të qartë dhe e shofin se si shkojnë punët në universitet një ditë do të shpërthejnë dhe do ti thonë të gjitha anomalitë. Kështu do të del e vërteta në shesh. Prandaj vaj halli për ata që janë të involvuar në kësi dallaveresh.
Për të mirën e popullit, dhe në rradhë të parë të vetë politikës shqiptare në Maqedoni, duhet ti gjindet zgjidhje kësaj situate. Partitë politike, organizatat joqeveritare e të tjerë duhet sa më shpejt të krijojnë një Këshill ekspertësh e intelektualësh që të përgatitë një platëformë për sanimin e situatës shumë të rëndë në procesin edukativo arsimor dhe mësimor në të gjitha nivelet e arsimimit. Është momenti i fundit që të ndërmerret ndonjë inisiative e këtillë apo e ngjajshme pasi situata në fushën e arsimit është nën çdo nivel. Nëpër intitucionet arsimore çdo gjë ka por mësimnxënie jo. Duhet ngritur zërin edhe prindërit, edhe mësimdhënësit edhe të tjerë që njëherë e mirë të rregullojmë këtë stuatë se ajo është pasuria e jonë më e madhe dhe më e nevojshme.
Autori është një nga nismëtarët e themelimit të Universitetit të Tetovës.