| E premte, 17.12.2010, 08:45 PM |
Përkrahësit e krimit Serb në Kosovë disa qarqe ne Evropë po dërgojnë si emisar për të hulumtuar atë që vërtet kurrë askush prej shqiptareve se ka bërë dhe kurrën e kurrës nuk do ta bënte ?
Nga Ismet Uka
Dik Marti ky far daije ky far burrë hiqi ,ky far qanak lëpirësi i politikes kriminele Serbe dhe Ruse nuk i paska par me mia Shqiptar te ngarkuar te gjallë për kamionët e ushtrisë dhe policisë Serbe duke i dërguar ne drejtim te Serbisë qe ma kurrë nuk u kthyen ne Kosovë ku edhe sodë e asaj dite nënat dhe motrat Shqiptare kërkojnë bijtë dhe bijat e tyre qe te kthehen ne Kosovë te gjallë apo te vdekur, sepse qe dhjet vite nuk dihet për fatin e mia shqiptarëve të Kosovës.
Dik Marti, mirë e din qe kundër shqiptarëve te Kosovës policia dhe ushtria Serbe ka bërë gjenocid pra gjenocid shtetëror Serb kundër popullatës shqiptare, pastaj Dik Marti-ni javë ka vu vetit si detyrë qe duke i sulmuar çlirimtaret shqiptar siç është Z. Hashim Thaçi ta mbuloj krimin e ushtrisë dhe policisë Serbe qe e bëri kundër shqiptarve ne Kosovë.
Por Dik Marti këtu ka gabuar rënd sepse këto shpifje te tij nuk i han pazari politik i botes se civilizuar përpos tregut politik te shteteve kriminele siç ishte dhe është sodë Serbia dhe Rusia . E pash ministrin e punëve te jashtme te Serbisë Z. Jeremiqin pas këti publikimi te Dik Martit ishte mbush plot entuziazëm duke harrua se shteti i tij epitetin e kriminelit është vështir ta largoj sepse vërtet ky shtet ne mënyrë te organizuar beri krime kundër shqiptarëve, Kroatëve dhe Muslimanve te Bosnjës, pastaj ata qe tentojnë ta mshefin krimin ne formën siç po pretendon Dik Marti duke e sulmuar Z. Thaçin për ata qe se ka ber kurrë e zhyt veten thellë ne krim, pastaj shpifësit e tillë si Diki ne radhë te par i nënshtrohen një mallkimi te madh shoqëror por edhe një mallkimi të ati institucioni qe i takon. Pastaj, Diku harron se shpifësit e tillë kurrë nuk vdesin si falënderues për te bëmat e tyre por ky soj njerëzish do të vdesin si te mallkuar qe edhe historia gjatë shekujve do ti njoh si te tillë.
Kurse, Z. Hashim Thaçi dhe shumë Hashima tjerë qe luftuan për lirin dhe pavarësinë e Kosovës duhet te flejë të qet edhe pas shpifjeve te Dikit, dhe Kosovën ta udhëheqin me plot profesionalizëm dhe vullnet sepse gjatë udhëheqjes se Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe politik prapë do të hasni ne shumë miq te Kosovës te cilët vërtet dot ndihmojnë qe Kosova te jetë atje ku e ka vendin ne bashkimin Evropian dhe ne NATO por edhe dot hasni ne individ te sojit te Dik Martit me apetit anti shqiptar dhe anti Kosovar qe Kosovën ska pas kurrë dëshirë ta shoh si shtet e ska pas dëshirë Shqiptarin ta shoh te lirë ne token e vet dhe ne shtëpinë e vet.
Pastaj ti Z. Hashim Thaçi e ki besimin e popullit për ta udhëheq Kosovën drejt fitoreve te reja edhe mandatin e ardhshëm katër vjeçar prandaj shumë urime te përzemërta nga unë. Por, e ki edhe një detyrë te madhe historike qe ata qe i përkrahin kriminelët qe bën krime kundër shqiptarëve dhe i akuzojnë dhe shpifin kundër çlirimtarëve te Kosovës rrepësisht tu ndalohet hyrja ne Kosovë sepse shpifësit e tillë janë te barabartë me kriminelet Serb.
Ismet Uka, ish-punëtor i kombinatit Trepça Metalurgjia e plumbit ne Zveçan, tani pensionist i parakohshëm.
Me 15.12.2010