| E premte, 17.12.2010, 10:32 PM |
Vangjush Ziko
VARGJE PËR BALOZIN E BARDHË
VARRIMI I VJESHTËS
Dimri
mbuloi me flokë të rëndë
skeletet e Vjeshtës.
Thua, e thinji kjo
dhembje eshtrash.
Veç ketrat lëvrijnë.
Kërcejnë valle.
E dinë.
Drurët prapë do ngjallen.
KROI I LOTIT
U thinj livadhi
brenda një nate.
Fijet e barit
u thinjë.
Gjurmët e njerëzve
nëpër sokaket ngrinë.
Veç çurka e Kroit të Lotit
pikon përmbi ngricë.
Burimi në zemër të tokës
po zjen
BALOZI I BARDHË
Dimri lind i thinjur,
plak me huqe,
i panginjur.
Varros Vjeshtën vejushe.
Pranverës i sulet.
Balozi i bardhë
i ngrin
dhe i do burbuqet.
Dashurisë
s' i bën dot ballë,
s' pret sa t' i shfaqet.
Më gjunjë shkrin
mbi një manushaqe.
Dhjetor, 2010