Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël me poezi nga Man Poga

| E enjte, 16.12.2010, 10:01 PM |


Man POGA

 

Ka lindur në Krumë të Hasit.

Shkollen fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje.

Diplomohet për Drejtësi (2007). Ka gradën shkencore MA në “Studime Europiane dhe Diplomaci” (2010), marrë nga institucioni ISSAT- Tiranë & UBISS- Gjenevë.

Poezinë e parë e shkroi në klasë të 6-të, por interesi për letërsinë ju formësua gjatë vitit të II-të në gjimnaz, kur dhe shkroi shumë poezi dhe një dramë.

Aktualisht shkruan e boton ese, publicistikë dhe poezi në gazeta e revista të Tiranës e Prishtinës.

Momentalisht jeton dhe punon në Tiranë.

Kontakt: m_poga@hotmail.com

 

 

Man POGA

 

 

Kur ika!

 

Ika,

jo se me ikej

por duhet ta bëja.

Atëbotë,

ajri ishte ndotur me marri,

me pamundësi.

 

Mbi bajrak,

me sy kur përshëndeta shtepinë,

s'ika vetëm!

Veç frymarrjes,

një mal kujtimesh mora

stampuar fort në ADN, në kry.

 

Ika,

jo se më ikej,

por më ecej.

Në këtë botë vrapuese, nuk rri...

Me adn-në time eci,

vrapojmë të dy...

 

 

Puthja

(gegnisht)

 

Pesë kile isha ba,

kur,

Tulin e buzëve tua e preka pa u n'di

si grumbulli i reve kur e zen diellin,

vjedhtazi.

 

Gjujt,

si një frikacak m'tradhtun

s'mbajshin ma as mu, as një fije kashte

pa dit,

në ashtin e dashnis u mbajta,

t'paluem me n'droje kur m'kqyrën

dy sy bojkafe

 

Pesë kile isha ba,

at'botë,

unë, kroi pa një pikë ujë do isha

pa atë puthje...!

 

 

Ora ime

 

Ne bisht të syrit

e shoh kohën që me iken

nuk kam forcë, guxim

ta shikoj n'sy

 

ajo më sfidon,

shumë më ndjell friken

njëmijë herë më shumë

kur jam pa ty...

 

 

Hasit…

 

Has,

ti je, i bardhe si bora n’bjeshk

ku vec dielli n’rreze e prek

 

Has,

ti je, i bukur si zan ban drit

I lashte je, sa hyjt n’pashtrik

 

M’kallxo…

mesjeten me plot kronika

kush me bama e mbushi?!

 

M’kallxo…

A i paten t’nalta e t’lashta kulla,

Kastrati, Mazrreki, Dragoi, Bogdani

..e Brruti ?!

 

E pse…

M’bi kry hije t’ka krenaria

E n’luftra t’rrepta trimnia?!

 

E pse…

G’dhende kalanë e konstandinit,

Keshtjellën e Lekës, Fajzës, Fretnit?!

 

M’kallxo a kish…

N’dhena tona germa shqip

Kur mbi ne terri i osmanit u nis?!

 

M’kallxo Has m’kallxo…

teshat e harrases m’i i gris…

 

 

Trio..

 

Mbramë, unë ndjeva fort lumtuni

kur të shija tu qesh si f'mi..

e mbrapa.. zemra jeme bante b'rof,

me kan me ty e me k'nu si zog..

 

Sot, dy duer n'xhepa e mendjen n'ty..

ec e ec..

rrugicave e tu shkel pa fund gjethe

menojsha

se qysh kam me të puth ne n'sy

kur kujtojsha

urat,

shpitë,

varkat n'venecie..

...

e neser..

e neser e di, do pres, do pres..

me u k'qyr, sy për sy…

 

 

Portret

 

Drita përplaset në fëtyrën tënde

shikimi shkon larg, mbi lum diku..

dikush e shkrepi aparatin me endje

e unë të shoh me endje gjithashtu

 

 

Mos harro

 

Mos harro,

për mua drita del,

fill atëhere kur ti synin çel,

mos harro,

kur rrezja më prek...

atëbote rilind

me kanë edhe "vdek"

Mos harro…

 

 

Pritja

 

Ti,

S'u ngive me pritje

o zog pa krahë?!

i qullun,

heshtur pret e hesht

mbi qethet e vjeshtes.

 

çukit,

çukit therimet e mallit

në balten e jetës

O zog pa krahe

çukit,

me s'qepin e durimit!

 

Mbi gjethe te kalbuna

s'u ngive me pritje...?!

o zog pa krahë,

çukit, me s'qepin e durimit

në therrimet

e perbaltuna.

 

O zog i qullun nga shiu

i fatit...

 

 

Buze lumit çapitet një thinjosh

 

Poshtë,

në kembë të malit

buzë lumit mbi gurishte

i harruar në harrime

çapitet një thinjosh

 

Balli i tij vizatuar me rrudha

si telajo shekullore

mblidhej në puse pikpyetjesh

si dikur djalosh...

 

Sipër,

mbi lumë  në gurishte

diku, poshte në kembë të malit

i harruar në harrime

një thinjosh çapitet!

 

 

Tri fjale mermeriste Hena

 

Në terrin e zi pis

Dy frengji si vrima

e thithnin driten

në kullën pa djalë

Fill,

pas gostisë në sofrën dink,

mbushur me thërrime pritje

tri fjalë mërmëriste hena

perkulur si pertace

poshte liqenit pa varkë.

Një odë e heshtur

pa burrë, pa krisme

Për fjalë

priste dëshmitar...