| E enjte, 16.12.2010, 09:29 PM |
Xhavit Gasa
UDHE TE MBARE
Udhe te mbare,
te dashur bashkatdhetare,
Me ne fund, te barabarte,
Me popujt e tjere,
Kurre nga bote e lire,
nuk do t'ju ndajne,
telat me gjemba e bunkere,
Nuk do te rrugtoni neper male,
as ne te tmershmit skafe.
PATJETER
Paqja dhe liria,
Gjithe embelsine kane brenda
Sa e bukur do te ishte bota,
E sikur une te mundja,
Te kisha nje fuqi magjike,
Te paren ndjenje qe do te vrisja
Pa tjeter urrejtja do te ishte.......