Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Klajd Kapinova: Doli në qarkullim në New York revista me ngjyra anglish-shqip kushtuar Të Lumes Nënë Tereza

| E merkure, 15.12.2010, 10:03 PM |


Doli në qarkullim në New York revista me ngjyra anglish-shqip kushtuar Të Lumes Nënë Tereza

 

Nga Klajd Kapinova

 

Në 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës (1910-1997), në numërin special me 55 faqe, revista kulturore “Jeta Katolike” (New York, 1966-2010), rubrikat e saj me ngjyra ia ka kushtuar tërësisht humanistës me famë botërore. Një vend të rëndësishëm në edicionin special zënë një numër artikujsh, poezi, esse, kujtime, biografi, studime, analiza, nga autorë të ndryshëm, që jetojnë dhe punojnë në trojet etnike shqiptare dhe diasporë. Revista është botuar nën kujdestin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York. Ky është viti i 44 i botimit në dy gjuhë shqip-anglisht. Në ballinë shquhen fjalët e Nënë Terezës: “…me kombësi jam shqiptare…” Revista gjendet në internet në faqen www.JetakaKolike.com dhe në Facebook.

Në rubrikën: Sofra poetike, botohen poezitë në dy gjuhë: shqip-anglisht. E tillë është poezia e shkruar plot ndjesi shpirti e zemre:

God, Sun, Moon-Hope”, shkruar nga muzikanti i talentuar Raif  Hyseni.

Na Beko, Krenaria Jonë (dedikim për Nënë Terezën) me autor Jorgo Telo,

Nënë Tereza”, Agron Sela;

Nobelistës së parë shqiptare(Rapsodi) Agim Gashi;

Me lër edhe pak o Atë (Nanë Terezës), Lek Gjoka,

një lutje e përshpirtshme e Nënë Terezës me titull: “Hapna sytë tanë” etj.

Lexuesi mund të kundroj me interes shkrimet:

Nënë Tereza dhuratë e Zotit nga kombi jonë” (nga predikimi në Katedralën e Shën Patrikut, në Manhattan, New York, më 26 Gusht 1910) shkruar nga drejtori Don Pjetër Popaj;

Festa e Nënë Terezës në Prishtinë” (Në Katedrale kremtohet mesha e parë), raport nga Prishtina, shkruar nga kryeredaktori Mark K. Shkreli;

New York City: Meshw e veçantw pwr ditwlindjen e Nwnws Tereze nw Katedralwn e Shwn Patrikut”, raport nga Beqir Sina;

“Holy Mass held in Mother Teresa’s honor at St. Patricks Cathdral-Dinner held in Bronx with proceeds benefiting Missionaries of Charity” by Simon Vukel;

Katedralja e re-tempull kombëtar, fetar e kulturor”;Shqiptarët në Detroit, 100 vjetori i Nënë Terezës nga gazetari i “Zëri i Amërikës” Astrit Lulushi;

Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematiken e veprave të skulptorit Vasil Rakaj (Profil skulptori) Klajd Kapinova; 

Në Stamford u shënua 100 - vjetori i lindjes së Nënë Terezës” (Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, dhe Shoqata PanShqiptare e Amerikës “Vatra”, sëbashku mbajtën akademi përkujtimore me rastin e 26 Gushtit-100 vjetorit i lindjes së humanistes së madhe Nëna Tereze) nga reporteri i gazetës “Bota Sot” Beqir Sina;

Nëna Tereze në 100-vjetorin e lindjes (Nga tribuna në Shkup, kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Nënës Tereze) kumtesë shkencore nga Prof.Dr. Avzi Mustafa;

“Nënë Tereza: Nderi i Kishës Katolike dhe krenaria e kombit shqiptar” (Autori i shkrimit Frank Shkreli, ka qenë drejtori i Radios “Zëri i Amerikës” në Gjuhën Shqipe deri sa doli në pension);

Si e kam njohur Nënë Terezën (Kujtime) Pjetër Arbnori, shkrimtar dhe politikan;

Si e kam njohur Nënë Terezën (Kujtime) Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkëv Metropolitan në Arqipeshkvinë TiranëDurrës;

 Gjuha e zemrës” (Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit virtutin që i kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi) nga poeti Kolec Traboini;

Ne vinim nga FERRI! (Takimi i artistëve shqiptarë me Nënë Terezën më 1989 në Romë) Suzana Varvarica Kuka;

Mother Teresa: Do It ANYWAY” (Academic Colloquium on the 100th Anniversary of the Birth of Mother Teresa St. Pauls Albanian Catholic Church. Thursday, 26 August 2010) By: Franz-Llesh Grishaj;

Nëna Terezë dhe identiteti modern shqiptar” Ndue Ukaj;

Shën Tereza e shqiptarëve” Bardhyl Ukcamaj;

“Nënë Tëreza-Diell që shëndriti botën me dashurinë hyjnore” Don Marjan Ukaj (Calcuta, India);

“Nobelistja shqiptare” (Me rastin e tridhjetë vjetorit të marrjes së çmimit Nobel për Paqe nga Nëna Terezë, në Teatrin Kombëtar u mbajt një akademi përkujtimore, me ç’rast, nga ana e Presidentit Sejdiu, viti 2010 u shpall ‘Vit i Nënës Terezë’) Alfred Beka;

 Gjurmë të reja për fisin Bojaxhia (Nënë Tereza)” ish editor i revistës “Kumbona e së Diellës” studiuesi shkodran Kolec Çefa;

 Portret për Nënë Terezen nga ish editori i gazetës “Dielli” (New York) Anton Çefa;

E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë (“Unë Jam një Pendë në Dorën e Zotit” E Lumja Nënë Tereza) esse nga Klajd Kapinova, etj.