| E marte, 14.12.2010, 10:58 PM |
Qetë tashpërtash, athu furtunë që po vjen?
Nga THE ECONOMIST, 13 Dhjetor 2010
Gjatë natës bora e mbuloi Prishtinën, tue mbulu zhurmën e zallamahisë së jetës së përditshme të kryeqytetit të Kosovës. Tash gjithkush asht tue pritë me pa nëse reagimi ndaj pretendimeve për mashtrim në zgjedhjet e Kosovës, të mbajtura dje, do të heshtet gjithashtu apo nëse qetësia e këtij mëngjesi asht, thjesht, paralajmërim i furtunës. Një diplomat i naltë tha se ka qenë dëshmitar i një mashtrimi 'në shkallë industriale' në qendrën regjionale të Skënderajt; një tjetër thotë se në vendin e njëjtë fjalët 'numërim votash' duhet me u zavendësu me 'zierje votash'.
Këto janë zgjedhjet e para që mbahen qysh se Kosova shpalli pavarësinë nga
Sidoqoftë, këto shifra janë të ngënjyshme ngaqë një përqindje e madhe por e panjohur e atyre të regjistruar për votim jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Kështu fakti që në shumicën e rajoneve zgjedhore të banuara me shqiptarë etnikë pjesëmarrja në zgjedhje u soll përgjithësisht nga 37%-55% asht e besushme. Por pjesëmarrja në zgjedhje në Skënderaj dhe Drenas u raportu se asht 93.68% gjegjësisht 86.94%. Këto rajone janë zemra e përkrahësve të PDK-së.
Një diplomat në funkcionin e vëzhguesit të zgjedhjeve në Skënderaj tha dje se mashtrimi ishte kaq blatant sa nuk u ba kurrfarë përpjekje me e mshefë atë. Një tjetër tha se në një qark me 940 votues të regjistruar, doli se kishin 'votu' edhe 300 të tjerë.
Sa për rajonet me pakicë serbe, pjesëmarrja në zgjedhje ishte e naltë për enklavat jugore dhe qendrore të vendit, por gati pa asnjë votues në rajonin verior i cili kufizohet me Serbinë. Oliver Ivanovici, një zyrtar i naltë i qeverisë së Serbisë, përgjegjës për Kosovën, tha se serbët e jugut po distancohen nga Beogradi dhe kështu po bajnë një gabim 'të tmerrshëm'.
Posterat në Mitrovicën veriore të banuar me serbë u banë thirrje njerëzve që të mos votojnë për 'shtetin artificial' të Kosovës.Asht shumë heret me thanë se çfarë don me thanë kjo. Por nëse partitë tjera besojnë se z. Thaçi ka siguru fitoren e tij nëpërmjet mbushjes së kutive me mashtrim, kjo do ta bajë punën e formimit të çfarëdo koalicioni, shumë të vështirë. Mbramë, z. Thaçi pretendoi se ka fitu tue thanë se zgjedhjet ishin 'një referendum për të ardhmen europiane të Kosovës'. Mun me qenë, por Kosova po mbetet mbrapa në garën ballkanike për integrime europiane. Këtë javë Mali i Zi do të marrë statusin e kandidatit zyrtar për BE ndërsa boshnjakët e shqiptarët e Shqipërisë do të udhëtojnë pa viza në zonën e 25 shteteve anëtare të Europës, Shengen. Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse qetësia e këtij mëngjesi në Prishtinë do të zgjasë apo, nëse, qysh ia qiti rrethin një burim diplomatik, 'na duhet m'i adresu këto probleme mbrenda sistemit sesa me u mbështetë në 'krizë' për m'i zgjidhë ato, një yrnek që ka vepru këtu për një kohë tepër të gjatë.'
Përktheu: A.M.