Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alfons Grishaj: Lufta për Demokraci

| E marte, 14.12.2010, 10:58 PM |


18 vjet pas fillimi të Levizjes  Demokratike Shqiptare!

 

Me rastin e  18 vjetorit të fillimit të Levizjes Demokratike në Shqipëri, për çlirimin na vargonjtë 50 vjeçar komunist, në këtë numër, po botojmë një poezi dhe një fotoportret të njërit nga protagonistët kryesor të kësaj Levizje, “ Pishtarit të Demokracisë” dhe poetit Alfons Grishaj, i cili flet më shumë se disa shkrime, duke na i sjellë shumë afër ato ditë të mëdha, të atyre ëndrrave të mëdha.

 

Alfons Grishaj

 

Lufta per Demokraci

 

Ne, ishim te gjithe sebashku

Te zjarrtë,te sinqertë.

Simbioze deshirash ,uragan per liri.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku,

Pa komplekse, pa pluse e minuse

Në qëndresen e nje qytetarie brilante.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku

Brenda njeri-tjetrit  si matrioshkat,

Zbrisnim si meteorë ne platformen e panjohur.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku

Permes xhungles se pabese te komunizmit

Mjegulles te gjarperinjve qe ruanin nje pjese te zbuluar

Te mishit tonë ,te gjakut tonë.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku ,

Neurone te nje truri,fije te nje shpirti,

Dege te nje trungu,uji i nje burimi

Per te njomur buzet e thara te nje populli ne agoni.

 

Ne ishim te gjithe sebashku

Me “damkat” e te damkosurve

Në verberinë e te ndriturve, qe me qellim

Nuk shihnin gjilperen ne floket e shtrigave.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku

Drejt nje drite te paparë

Drejt nje jete te paprekur

Qe quhet  Perendim,qe quhet LIRI!

 

Ne, ishim te gjithe  sebashku,

Me trasten bosh,pa Karten e Parisit,

Pa Karten e Helsinkit,pa Linkoln e Gand!

Pa Marshall e Vojtilë.

 

Elita?He,nje shkolle marksiste e degraduar

Ne tekste dhe ide,por jo e tera ne kazanin Rus.

Napalm duhej per ato banka  qe pregaditen njeriun e deformuar,

Por, dhe ne ate deformim, shqiptari i mire shpetoi!

 

Ishim te gjithe se bashku

Studentë,doktorë ,profesorë,punetorë,aktorë,

Inxhinjerë e fshatarë,diku ne kembe e diku zvarre,

Dikush nga burgjet e vdekjes,dikush nga internimet.

Ishim ato shqiponja,ishim ne,

Te gjithe sebashku beheshim nje!

 

Regani, kalores lirie dhe skeptri i Papes se shenjtë,

Vendosur mbi telajon e fundit te marshimit Rus,

Por muri Kinez eshte me i gjate se urat e lirisë,

Ku mikrobi komunizem u transformua ne HIV.

 

Berberet e kuq zbriten nga telajo e grisur

Nder te paret rruajten mjekren e Marksit,

Furia e tyre ishte me e madhe se  ndertimi jonë

Urrejtja e vetvetes nuk njihte me te zonë

 

Ah ,ti shihje  Paliacot laramane, lotë krokodili per vepren e tyre.

Betoheshin, se do ta çonin dinjitetin e te vuajturve ne piedestal.

Udheheqesit e ardhshem duhet te jenë te tillë,

Qe treni per ne Europë  te ishte ideal.

 

Ne, perseri   ishim sebashku,

Kur trupat e shokeve tanë u sharruan

Arbeni!Josifi!Nazmiu!Artani!Besniku!

Bujari!Senahiu!Oh, Azem Liria u vra!

Liria masë dheu nen perrojtë e gjakut.

 

U betuam e u sterbetuam, asgje, asgje me shume se nje hiç!

Gjarpri ne gji ben rrokadon, tortë e embel karrigia per nje bitch.

 

Tani , nuk jemi me te gjithe sebashku,

Gorbacovi mbolli faren e vjeter dhe e shartoi me të re

Naivitet femijesh, te persekutuar perseri ne?!

 

Miq, lufta per demokraci porsa ka filluar !

Diku do te bie nje kembanë, ku do te ndjellë frymezim dhe lotë

Dhe, ateherë era do te ndryshoje.Meshirë per armiqtë e lirisë?

Jo! Jo!Zoti kurrë mos e dhëntë më, qe ne te luftojmë kot!

 

Përgatiti: Petraq J. PALI