| E marte, 14.12.2010, 07:53 PM |
Kasam ShAQIRVELA
LIRO ShPIRTI N....!
Po se shkele, fortë, ti veten tënde
Sikurse atdheun, përditë, më këmbë
Matur, pa trishtim, anembanë sinorit
Pëllëmbë për pëllëmbë.....çdoherë...!
S’do ngrihesh ti përmbi të tjerë....
Do dergjesh dimrave gjithmon’ i mjerë
Shpirti i frikësuar mbetet përherë vazal
Ti mos ngel pas dhe në jetë mos ndal!
Mençurisht angazhohu, mirë ha veten!
Liro të tjerët dhe shpirtin dhe jetën!
Ti vdis vetëm se një herë...!
Në do të lindësh përgjithmonë
N’pranverë herët, çelja gjethin malit
Dhe vrullin tënd prej djalërie falja Lisit
Nëse do që, lavdinë t’ia vësh’ shami ballit
Dhe emri të t’bëhet emblemë e Fisit.