Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Humphrey Bogart dhe Ingrid Bergman

| E marte, 14.12.2010, 10:57 PM |


HEMFRI BOGART DHE INGRID BERGMAN

 

DUKE E SHIKUAR BOGARTIN NË NJË EMISION BIOGRAFIK

 

Nga Halit Bogaj

 

Thënia e njohur”se njerëzit e shquar nuk vdesin kurrë’, është shumë e vërtetë dhe e pohuar mijëra e mijëra herë në mbarë botën. Këto ditë , në një emision televiziv të KTV-së shikuam një Dokumentar biografik kushtuar njërit ndër kolosët kryesorë të kinematografisë së pavdekshme amerikane i cili bëri një emër legjendar në botën e pashterrshme të artit të shtatë.Siç e pamë në emison, Bogart kishte luajtur disa role në filmat e tij  fillestarë të cilët nuk kishin lënë përshtypje të mëdha tek shikuesit por pas disa vitesh ai bëhet njëri ndër mitet më të mëdhenj shekullor,  pikërisht me filmin monumental dhe antologjik’Kazabllanka”, në të cilin luan edhe diva Ingrid Bergman e cila në  Holivud kishte krijuar emër edhe më parë me disa filma nga atdheu i saj/Suedia/. Kush do të thoshte se gjeniu Majkëll Kertis do ta zgjidhte pikërisht Ingrid Bergmanin për filmin e tij ’Kazabllanka” dhe Hemfri Bogartin për partnerin e saj.Edhe në emison, nga biografët e  aktorit të madh,  thuhet se për rolin  e Rikit kishte qenë i paraparë  Xhorxh Rafti i popullarizuar i asaj kohe, por fati kishte dashur që pikërisht Bogart ta luante dhe ta shkrinte në mënyrë të përsosur atë rol brilant nga i cili mësojmë vazhdimisht diçka të re/sa herë  që e shikojmë filmin në fjalë/.“Kazabllanka”njëmend ishte një realizim i përmasave kolosale i  cili kishte mbështetje në një temë të hidhur dhe shumë tragjike nga lufta e Dytë botërore kur popujt evropianë ishin të rrezikuar nga lubia naziste dhe shumë prej tyre iknin në vendet e treta për ta shpëtuar jetën  nga ajo stuhi e përgjakshme. I tillë dhe nga ai mes njerëzor ishte edhe personazhi kryesor i filmit /një patriot i madh amerikan në Paris /i cili ishte i ndjekur nga nazistët për veprimtarinë e tij të shquar patriotike dhe për pjesmarrjen direkte në Frontin çlirimtar të partizanëve francezë..

Ikja e tij në Kazabllankë kishte krijuar një rreth  tjetër humantiar në të cilin shkonin profile të ndryshme njerëzore dhe hallexhinj të shumtë që ua kishin mësyer vendeve të tjera për të shpëtuar nga vdekja që u kanosej në atdheun e tyre.Kazabllanka marokiene ishte një fole e tillë shpresëdhënese e cila u jepte premtime herëherë të rrejshme të gjithë atyre që donin të iknin sa më shpejt diku në ndonjë vend tjetër më të  sigurtë.Në atë katrahurë të çuditshme njerëzore bënte pjesë edhe vetë Riki,  një burrë me nam që prore mendonte për vendin atdheun e dytë në të cilin  e kishte lënë pjesën më të mirë të jetës së tij dhe Ilsën e vetë të shtrenjtë të cilën e rikujonte shpeshherë në kujtimet e tij të ëmbla kur kishin qenë të lumtur .Në film ndodhin gjëra tejet të papritura dhe koincidenca të ndryshme ngase Ilsa arrin pikërisht atje ku ishte edhe i dashuri i saj i zemrës -Riki,  në intrpretimin maestral të aktorit-Hemfri Bogart/ i cili pikërisht pas këtij filmi bëhet njëra ndër legjendat më të mëdha shekullore në botën e artit të shtatë./

Humphrey Bogart (1899–1957) Ingrid Bergman (I) (1915–1982)
Humphrey Bogart (1899–1957)     Ingrid Bergman (I) (1915–1982)
Në shpirtrat e tyre subtilë bëhen kthesa të tjera të paplanifikuara ngase ajo kishte menduar se Riki ishte vrarë në një betejë me gjermanët dhe ajo tani  ishte martuar me një patriot tjetër me emrin Laslo me të cilin gjendej në Kazabllankë për të ikur në botën e tretë ngase edhe ai , ashtu si edhe Riki, ishte i rrezikuar nga nazistët.

Në film kemi edhe befasi të tjera , siç është rasti kur shikuesi prêt me padurim që Riki dhe Ilsa të lidhen sërish në një dashuri tjetër të dytë,  çka nuk ndodhë fare dhe mirë që nuk ndodhë ngase pikërisht nga ky  shkak filmi ka mbetur njëri ndër margaritarët më të amshuar të mbarë  kinematografisë botërore dhe vërtet, sikur të ndodhte ashtu,  ai do të ngjante në mijra filma të tjerë që përfundojnë në një hepiend të tillë rëndomtë .Pra,mu këtu edhe qëndron madhështia përherë shkëlqimtare e filmit të përmendur.

Të gjithë ia kanë pranuar regjisorit gjenial Majkëll Kertis që kishte vendosur dhe rrezikuar për një përfundim të tillë të dhembshëm dhe interesant  të filmit”Kazabllanka” .Siç dihej,  nuk ishte aspak e lehtë të bëhej një  veprim i tillë aq guximtar nga ana e regjisorit kolosal me origjinë hungareze i cili ishte shquar me disa filma edhe në atdhe dhe Gjermani , për të arritur suksese kulminante në Amerikë me disa nga kryeveprat e  tij më të  ndritura,  në mesin e të cilëve është edhe”Engjujt me fytyra të galme” me Xhejms Kegnin në rolin kryesor dhe Hemfri Bogartin në një rol negativ.

Pas përfundimit të filmit”Kazabllanka” askush nuk e mendonte se Bogart do të bëhej mbret i vërtetë në botën e artit të shtatë, e sidomos pas vdekjes së tij të hershme në moshën 57 vjeçare kur ishte në kulmin e krijimtarisë së tij  dhe arritjen e sukseseve të njëpasnjëshme.

Biografët e tij thonë se ai pinte shumë duhan dhe alkool dhe ishte bërë i varur në mënyrë absolute nga konsumimi i tepërt,  për të përfunduar në një  vdekje aq të hershme dhe të dhembshme për miliona adhurues nga mbarë bota të cilët  mahniteshin me filmat e tij antologjik.Përveç tjerash,  kur e rekapitulojmë mbarë krijimtarinë e tij filmore/prej afro 80 filmave/ nuk mund t’i harrojmë sidomos realizimet :”Kazabllanka”, ”Skifteri  Maltës”, “Thesari i Siera Madrës”, “Engjujt me fytyra të galme” ,”Kontesha këmbëzbathur”,”Sabrina”dhe” Mbretëresha afrikane “për të cilin e fitoi çmimin Oskar, ngase siç thotë regjisori Xhon Hjuston, Bogart e kishte merituar qysh moti atë çmim, e sidomos me filmat e përmendur të cilët qëndrojnë në nivel shumë më të lartë se ”Mbretëresha afrikane”. Njohësit e filmit e dinin se Bogart i kishte merituar disa çmime oskarësh, e sidomos me rolin e Rikit në “Kazabllanka” dhe me rolin e një personazhi shumë cinik dhe negative nga filmi klasik i Xhon Hjustonit”Siera Madre” , rol negative cili është pare shumë rrallë ndonjëherë në mbarë kinematografinë botërore, për çka mund të binden të gjithë ata që e kanë shikuar ose rishikuar atë film të pashoq.Sipas biografëve të tij dhe dokumentarit të shikuar në “KTV”, Bogart ishte i pakënaqur në jetëën private , gjersa nuk martohet me divën legjendare Lorin Bekoll, një bukuroshe e rrallë e filmit amerikan dhe partnere në disa filma e Hemfri Bogartit, e cila e ndihmoi bashkëshortin e saj të ardhshëm që të bëhej optimist për jetë të mëtejme, ashtu siç i ndihmon edhe ai asaj që qysh në moshën 20 vjeçare  t‘i zgjidhte rolet e veta në disa filma, në mesin e të cilëve edhe në ”Të kesh dhe të mos kesh”, sipas veprës monumentale të Ernest Heminguejit.Në evokimet e veta Lorin Bekoll e kujton me krenari të madhe dashurinë e pashuar ndaj të zgjedhurit të saj jetësor e cila pas vdekjes së tij nuk kishte qenë më asnjëherë e lumtur.Nuk kishte qenë e lumtur ngase Mbreti I filmit amerikan kishte vdekur dhe  e kishte lënë të vetmuar dhe në kujtime të përhershme.Për ta shkruar këtë shkrim për një aktor aq të shquar siç ishte ai, na u desh ta shohim edhe Dokumentarin e realizuar për mrekulli në të cilin dilnin edhe anët më të fshehta të jetës së aktorit në fjalë i cili kishte përjetuar edhe shumçka tjetër të padëshiruar gjatë karierës së tij të frytshme artistike kur ishte tejet i çmuar edhe nga regjisorët më më fame botërore si Xhon Hjuston , Majkëll Kertis dhe Haurad Houks.