Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Kombit shqiptar i takon të vendosë për fatin e vet - për Bashkim Kombëtar

| E hene, 13.12.2010, 10:57 PM |


KOMBIT  SHQIPETAR  I  TAKON   TE  VENDOSE  PER  FATIN  E VETE,

PRA  PER  BASHKIMIN  KOMBETAR

 

Nga Ramiz DERMAKU

 

Për çdo ditë  flitet (në Radio e Televizion) e shkruhet në shtypin tonë ditor, javor apo mujor, nga intelektualët, politikanët , analistët, gazetarët , historianët.., për idenë e bashkimit kombëtar. Unë para se ti shkruaj ca rreshta lidhur me këtë dua të citojë një thënje të shkrimtarit tonë me famë botërore Ismail KADARE, i cili thotë : "Asnjë doktrinë, asnjë manipulim, asnjë trusni shtetesh, lobesh ose organizmash ndërkombëtarë nuk mund ta pengojnë kombin shqipëtar të kryejë atë që të gjithë kombet tjera të Europës, plotësisht apo gati plotësisht e kanë kryer bashkimin e tyre. Me këtë akt populli shqiptar nuk synon asgjë të veqantë; ai kërkon veq normalitetin e vet ". Avansimin e shtetit shqiptar e shoh të lidhur  ngushtë me zhvillimin e demokracisë dhe realizimin e normave demokratike , pra thënë shkurtë jetësimin  e tyre në praktikë. Demokracia në Shqipëri, Kosovë, trojet etnike dhe diasporë   do të jetë e pa realizuar tërsishtë derisa kombi shqipëtar është i përgjysmuar . Pa e kuptuar mirë këtë mendim , do të jetë e vështirë zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare. Ne do të citojmë edhe politologun  intelektualin dhe atdhetarin e denjë të çështjes kombëtare Ukshin HOTI ( për fatin e të cilit  që nga maji i vitit 1999 , nuk dihet akoma edhe sot)." Ai bashkimin e shqipëtarëve e sheh në funksion të narmalizimit të mardhënjeve me fqinjët. Ai, mendon se me këtë zghjidhje politike nuk prishet asgjë ngaa balanci tradicional politikë i fuqive të mëdha". Kur flasim për një popull të përgjysmuar, bashkimi i të cilit imponohet si domosdoshmëri për zhvillimin e tij normal dhe për kryerjen e funksionit elementar, stabilizues dhe të sigurisë që i taakon. Gjatë tërë hisstorisë elita intelektuale ponjashtu edhe ajo politike shqiptare; si në Shqipëri e  Kosovë, nuk u angazhuan sa duhet përjetësimin e idesë për bashkimin kombëtarë.

               Siq po shihet deri tani elita qeveritare dhe ajo intelektuale shqiptare po tregojnë një patriotizëm  europian, një patriotizëm koperativ , një patritizëm ndërtues , është një synim në përputhshmeri  me tendencat e përgjithshme të integrimeve europiane. Kombit shqiptar i takon që të kërkoj dhe ti realizoj të drejtat e veta, kjo gjë është edhe e arsyeshme, si një e drejtë realizimi i së cilës i ndihmon proceseve integruese në Europë. Këmbëngulja e Serbisë a do ti pengoj këto procese ? ! Eshtë koha e fundit ku liderët e Kosovës ti thonë hapur dhe pa kurfarë frike Serbisë, se Kosova është e pavarur -pra është shtetë, dhe ajo  vendos për fatin e vetë. Elita jonë intelektuale, qeveritare e shtetërore nuk guxon të kënaqet me ate çka na e servon Europa .., apo Serbia. Nëse qeveritarët tanë nuk ngulin këmbë dhe ti mbrojnë të drejtat e tyre (të drejta që janë të sanksionuara me ligje ndërkombëtare) me çdo kushtë . Duhet treguar Europës, se sot është koha kur edhe populli shqipëtarë jo vetëm ta kërkoj .., por edhe ta realizojë të drejtën e vetëvendosjes pra nëse e kërkon populli edhe bashkimin kombëtarë. Bashkimi i shqipëtareve është një proces i pandalshem dhe duhet të shtrohet para Europës, si një punë e kryer. Nëse kjo zgjidhje pengohet nga të tjerët, kurrë në Europë e më gjërë nuk do të ketë stabilitet. Sot kërkohet nga liderët, akademikët, qeveritarët,. etj, krijimi i një politike unike e moderne kombëtare, e cila do të kishte qellime te qarta , te nje politike dinjitoze dhe jo nenshtruese. Ky hapë duhet te behet sa me pare, sepse demokratizimi i vertete i Kosoves, dhe udheheqja e shtetit nga forcat demokratike, krijimi i institucioneve te pavarura të Kosovës. -Nëse shikojmë aspektin politikë ideologjik, rruga më e mirë do të ishte një lloj kombinimi i nacionalizmit progresiv qytetar me ate etnik. Ky lloj nacionalizmi, nuk do te lejoje që me fatin e popullit shqipeter te luajne te tjeret. 

 

Punuar me 10.12.2010

Weingarten Gjermani