| E diele, 12.12.2010, 06:54 PM |
Katër qirinjët
Katër qirinjë digjeshin të qetë mbi një tavolinë. Aq qetë,sa çë dëgjohej edhe biseda e tyre e filluar.
Qiriu i parë ofshani dhe foli; " Unë quhem PAQE. Drita ime ndriqon, por njerëzimi nuk e mban paqen, ata nuk më duan mua. Drita e tij zvogëlohej dhe më në fund u fik fare.
Qiriu i dytë flakëroi dhe foli; " Mua më quajnë BESIM. Por unë nuk jam i mjaftueshem. Njerëzimi nuk duan të dijnë për mua. Nuk ka më kurrfar kuptimi, çë unë të digjem.Një rrymim ajri valvitej nëpër dhomë dhe qiriu i dytë u fik.
I qetë por i mërzitur qiriu i tretë për fjalë u lajmërua;
" Unë quhem DASHURI. Unë nuk kam më fuqi të digjem. Njerëzimi më vendosin anash. Ata shohin vetëm vehtën e tyre e jo edhe të tjerët, të cilët duhet të
Erdhi një fëmijë në dhomë. Ai i shikoi qirinjët dhe foli; " Megjithate, ju duhet të digjeni e jo të fikeni". Dhe ja filloi me qajtë.
Atëher, qiriu i katërt për fjalë u lajmërua; " Mos ke frigë ! Derisa unë digjem, do të mundemi po ashtu edhe qrinjët tjerë përsëri më i ndezë. Mua më quajnë SHPRESË."
Me një drurëz fërkimi- shkrepsë, fëmiu e muar flakën prej këtij qiriu dhe i ndezi dritat tjera.
Përktheu nga gjermanishtja, Mirjeta Muqaku