| E diele, 12.12.2010, 07:24 PM |
Shefko Salkoviq -
Hero të Kosovës
Nuk jam i obliguar të fitoj me çdo kusht,
por jam i obliguar të jem i sinqertë;
nuk është e thënë të kem suksese, por jam
i obliguar që të jap çdo gjë nga Vetvetja”
Linkoln
Nuk pëlqeva asnjë sentencë më adekuate se kjo e Linkolnit, që të reflektojë besnikërisht për aktivitetin patriotik dhe rëndësinë e gjakut të Shefko Salkoviqit (1980) dhe të Edin Islamoviqit (1985), i derdhur më 8 Dhjetor 2010- për dinjitetin, lirinë e tërësinë e shtetit të Kosovës.
Lajmi për vrasjen e Shefkos dhe plagosjen e rëndë të Edinit (Zoti i ndihmoftë!), pllakosi mbi Kosovën e shqiptarësinë e saj të trazuar shekuj me radhë nga konjukturat evropiane-botërore, si dje edhe sot, për interesa të Serbisë gjakësore.
Informata në gazeta se Shefko Salkoviq, veprimtar i “Vakat” të boshnjakëve të Kosovës, duke e vu flamurin e Shtetit të Kosovës dhe flamurin e SHBA-ve mbi kulmin e shtëpisë në fshatin “Rvatska” të Albanikut (ish-Leposaviq), të kishte deklaruar: “Këtu valon vetëm flamuri i shtetit tonë, pra i atdheut tonë!” dhe se për këtë deklaratë pati bekimin e të gjithë bashkëfshatarëve, bënë që vrasjen e Shefkos ta përjetojmë me emocione të trazuara, si humbje të një lideri historik, pasues dinjitoz i heroit Aqif Pazari, krahu më të fortë i Ferat be Dragës, një trashëgimtar ekzemplar i Feriz Salkoviqit, udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Armatosur (Kaçake), bashkëluftëtari besnik i Çetës së Azem Bejtës më 1919-1922, i Çetës së Qorr Ilazit, më 1919-1924 e i Çetës së Shaqë Pirrakut më 1924-1928, tmerr skëterrë për xhandarmërinë e bashkëpunëtorët të okupatorit serb e jugosllav gjithandej në mbi dy të tretave të Shqipërisë Etnike.
Opinionet dhe vlerësimet e bashkëpunëtorëve të Shefko Salkoviqit në mekanizmat politik e shtetëror të Kosovës se Dëshmori më i ri i Kosovës, Shefko, ishte një veprimtar i guximshëm dhe i pathyeshëm për Lirinë dhe faktorizimin shtetëror të Kosovës në kufijtë historik administrativ të ish-RFJ-së, edhe për krah kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij, për jetën e të vëllait Fikretit dhe të ardhmen katran të familjes, nga nëntoka serbe kriminale.
Fakti se Shefko shtëpinë e tij, më 2007 dhe 2009, e kishte kthyer në Qendër votimi për Kosovën Atdhe (e këtë do ta bënte edhe në Zgjedhjet e dhunshme të 12 dhjetorit 2010, “Fitore” e LDK-së!?!), për pesë fshatrat boshnjake të komunës së Albanikut, si dhe kërkesat patriotike të popullsisë boshnjake që shteti i Kosovës ta shtrinte pushtetin legal edhe në veri të lumit Ibër, e të cilat Shefko Sallkoviq i përçonte në organet e protektorimit surrogat eksprimental Botëror e Evropian -UNMIK , EULEX e KFOR, na obligon kolektivisht t’ i thërrasim KS OKB , Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve me thërritjen e Gjorgj W. Bushit: “Çka është boll është boll!” -Serbia duhet të ndalet e kjo mund të kryhet vetëm me një STOP të njerëzishëm, adekuat me atë që meriton kombi serb gjakaksor!
Populli i Kosovës dhe Bota së fundi tashti, duhet ta kuptojnë se nuk ka gjak të derisotëm më të shtrenjtë për tërësinë dhe shtetësinë Ahtisaariane të Kosovës se sa gjaku i veprimtarëve Shefko Sallkoviq dhe Edin Islamoviq. Ky është gjak që nuk mund të shkelet, as të lihet që të venitet , veçse nëse Fuqitë e Vendosjes kanë plane djallëzore për ta lënë në hasmëri të përjetshme popullin autokton iliro-pellazg të Ballkanit me serbet e pangopshëm me gjak shqiptari e boshnjaku ( këta shqiptarë të sllavizuar gjuhësisht gjatë shekullit XIX e XX).
Institucionet shtetërore të Kosovës mbështetur në popullin që sot, për vrasës të Shefko Sallkoviqit dhe të Edin Islamoviq, para opinionit botëror duhet ta identifikojnë fajtorin e vërtet, pikërisht mekanizmat pushtetar, policor e ushtarak të Bashkësisë Ndërkombëtare – UNMIK, EULEX e KFOR. Këta janë fajtor për të gjitha të këqijat që sot po i vunë Kosova, e do t’i vunë edhe nesër për pasigurinë nga serbët gjakësorë dhe Serbia fashiste, si edhe për instalimin e sindromat afrikan në Kosovën ahtisaariane – populli i varfër skajshmërisht e i pa perspektiv me politikan miliarder ”Skorojeviç”, të mbështetur tinës e hapur nga pensionistë evropianë e amerikanë, për çka bëjnë, e për sa sot i duhen Kosovës, matrapazë të neveritshëm!?!
Të përfundoj me një thërritje për mekanizmat pushtetar në Kosovë’ që buron nga qenia ime intelektuale: Dëshmori Shefko Sallkoviq dhe Martiri Edin Islamoviq që sot të shpallën Heronj të Kosovës dhe të merret vendimi që në vendin e krimit serb, aty buzë kufirit me Serbinë, të ngritët një Monumenti ademjasharian për heroin e Kosovës, Shefko Sallkoviq! gjitmonë duke pasur parasysh mësimin e popullit: “Aty ku derdhet gjaku vendoset guri i sinori!” si dhe maksimën latine: “ Gjaku i dëshmorëve është farë e Lirisë!”
Sinqerisht Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Prishtinë, 9 Dhjetor 2010