| E shtune, 11.12.2010, 08:57 PM |
Ndrekë Zalli, u lind në Bushat të Shkodrës më 22 dhjetor 1961. Në vendlindje ai kreu shkollën 8-vjeçare dhe të mesme. Vetëm një muaj pas provimeve të maturës dëmton aksidentalisht shtyllën kurrizore. Megjithatë kjo fatkeqësi fizike nuk e pengon Ndrekën që të shprehë shpirtin e tij përmes krijimtarisë letrare. Krijimet e tij të para i gjejmë të botuara që në vitet ’80 në gazetën “Drita” e në revistën “Hosteni”. Vazhdon me materiale letrare për estradë, shkrime publicistike, etj.
KRIJIMTARI LETRARE:
“Një ditë gjuetie” – skenar për film-pantomimë me metrazh të shkurtër (1990).
“Speciale me… spec!” – roman humoristik (2002).
“Të 99-tat e tre shokëve” – poezi humoristike (2001), në bashkëautorësi me dy shokët e tij, L. Lukaj e P. Rrotani.
“Tre shokët e të 99-ave” – poezi humoristike (2003), në bashkëautorësi me dy shokët e tij, L. Lukaj e P. Rrotani.
“TOP SEKRET – për përdorim të brendshëm …e ndërkombëtar” – libër me bejte e humor nga grupi “E shtuna gazmore” (2004).
“Burri i leshit” – poezi humoristike (2008).
“Tetë me dy” – tregime e novela (ende i pabotuar)
PËRKTHIME:
“Nënë Tereza, sfida më e madhe” –monografi e shkrimtarit italian Renzo Allegri.
“Jetë me Nënë Terezën” – monografi nga At Sebastiano Vazhakalá.
“Atë Pio, njeriu i shpresës” – monografi nga Renzo Allegri.
etj.
Përveç këtyre Ndreka ka shkruar edhe mjaft artikuj publicistikë në gazetën lokale “Antena Z” si dhe në organe të tjera të shtypit. Është anëtar i Akademisë Europiane të Arteve të Bukura me seli në Bruksel.
Ndrekë Zalli
S’ANKOHEM
Egër përjashta terbohej acari,
por n’shtatin e ngroht’ nusja kishte vapë;
kur n’kulmin e qejfit zhurmoi celulari
e ajo rând e nami para se m’e hapë.
“Zemër, -ndjeu zanin e burrit n’aparat,
-dashnia për ty më mban me ngrohtsi,
jam n’pun’, përjashta, në t’gjashtin kat,
asht zero gadë e gadi jam t’u ngrí”...
“Je burrë, -tha nusja, -e s’t’shkon ankesa,
duhen sakrifica për t’âmblën dashni,
prej vuejtjes e lodhjes dhe mue po m’del djersa
ktu jam nën nji e prap’ duroj pa u ndí”...
GJYNAH!
Gati s’i ra pika kur hyni në shpi
lodh’ e mërzit’ prej rrugës së gjatë
e n’vend që t’gjente prehje e qetsi,
gjeti të shoqen me nji lypës në shtrat!
“Se je e pacipë kaher’ e kam ditë,
- shfreu n’mllef e shamje burri qyqar-
por s’e besoja se kaq posht’ ke mbrritë
sa me m’tradhtue me nji cop’ lypsar!”...
“Krejt kot nevrikosesh, mor i ngratë!
- ia pret e shoqja e qet’ e pa zor’-
Nuk kisha si e përcillja “duarthatë”
kur m’lypi “ndo’i gja që burri s’e përdor”.
IA HODHA!
“Burrë, e vë re sa her’ shkoj n’zyrë
e veshun leht’, me fund a fustan,
ai shefi jem e ka për detyrë
me m’ba me u njit’ deri n’tavan.
Për ndonji dosje pa vler’ që m’lypë
o thjesht, demek, për pluhna me pa
kambngulës m’urdhnon der’ nalt me hypë
e vetë m’mban shkallën për mos me ra”...
“Mir’ që u kënaqka veç sytë tu’ kullotë
edhe s’tenton me dorë ty me t’prekë,
por n’shkallë kur t’ven ka hall ai rrotë
me t’pa prej poshtë shalë edhe brekë”.
“E kam kuptua se çfar’ halli ka,
por sot ia hodha, keqas jam tallë,
edhe asgja ai s’mujti me pa
se hjekë i kisha pa hyp n’shkallë!”
PUTHJA E PARË
“Eh!- shfryu grueja me nostalgji,
vështrimin n’at’ vend me mall tu’ hjedhë.-
N’kët stolin e parkut, dikur n’rini
ti puthjen e parë at’her’ m’pate vjedhë”....
“M’kujtohet, -tha burri pa msheh mërzinë,
-vedin mallkoj çdo ditë për gabimin,
prej ktij faji un humba lirinë
dhe ende sot po vuej dënimin”.
LUM SI TI!
ndërsa po ecnin nji rruge përpjetë:
“....Engjëll parajse në kjoftë njeri,
them, ime shoqe e para do t’jetë”...
Psherëtiu i dyti e ia ktheu fill
(por s’u kuptue serioz a tu’ tallë):
“Eh, lum si ti që e paske në qiell
se un’ i shkreti e kam ala gjallë”
“....NJI MINUTË!”
Nji besimtar, n’sa ishte tu’u lutë
e pyeti Hyjin me shum përulsi:
“Ç’vlerë ka për Ju, o Hyj, nji minutë?”
iu dha përgjigjja: “Nji përjetësi!”
“
për euro e kam fjalën, jo për liret’ e markë”...
Përgjigja prej nalt s’vonoi dhe kët’ herë:
“Ma pak se nji qindarkë!”
“At’herë, Ju lutem, ma jepni nji milion”
iu lut besimtari me gaz e tu’ ngutë,
por dhe përgjigja prej Hyjit s’vonon:
“Mos u mërzit, -I tha, -prit nji minutë!”
MBËSHTETJE
Ndodhi nji ditë në mes të Tiranës,
te Piramida, sa
që hyn në rrugën përgjat’ Lanës
lehtas u përplasën dy vetura.
Doli prej njanës nji kolos djalë
e egër iu sul kolegut të gjorë,
e kapi për fyti, e mbyti me fjalë
dhe pse mâ s’shumti ai kje fajtor.
“E di ç’të bëj? Në qofsh djalli vetë
unë të thyej brirët, more gdhë”...
Përgjigjet gruaja e tjetrit fare qetë:
“Ti mund t’ia thyesh, por un’ prap’ ia vë”...
NDRYSHIMI
Takohen dy shoqe nji dit’ n’pazar,
nji orë rrok e puth aq shum’ ishin thà
mandej bisedës ia shtuen mbar’ e mbarë
se kishin plot nji vjet pa u ndi e pa pà.
“Ele? – pyet e para, -si shkon martesa?
burri çka thot’, a xuni ndopak mend?
se vjet, m’kujtohet, tundej ndërtesa
kur xheloz bahej pa shkak e pa vend”.
“Tash situata s’asht mâ si vjet,
përshtypje kam se ka ndryshue pak,
sot, n’pamje t’parë, duket mâ i qetë
e mâ nuk bahet xheloz pa shkak”...
“Vërtet s’asht mâ aq xheloz i marrë?!”
-e pyet e prej g’zimit shoqja u ngazëllye.
“Jo, xheloz ai asht mâ shum’ se mâ parë,
por tashti, t’paktën, ka shkak e arsye”...
TRE KULME
Kulmi, besoj, për nji hidraulik
që pun’ të arta prej duerve ai qet
e ka nam e zâ si mjeshtër e teknik
asht që t’i pikojë.... hunda e vet!
Kurse kulmi për nji kasap
(djalë i ri, sa i vumë kunorë)
do t’ishte urdhri që e ban zap
mos me prek’ “mish t’bardh’” me dorë!
Por besoj se kulmi i kulmit
për nji llogaritar do t’jetë
t’hyj’ e t’gjej’ n’dhomën e gjumit
gjysmën e tij me nji të tretë!
NË STUDION E GJINEKOLOGUT
“Alo! –u ndi nji zâ femne n’receptor,
-Jam vajza që vizituet sot n’drekë;
deshta t’ju pyes për diçka, doktor:
Mos kam harrue te ju nji pal’ brekë?”
“Ktu s’ke lan’ gjâ”, tha mjeku me bezdi
se ndodhej n’shoqnin’ e nji artisti.
“M’falni për shqetësimin, po ku i lash’ s’e di,
... po pyes njëherë andej nga dentisti”
PUSETA
Nji dit’ të bukur majit
nji vajz’ vesh’ holl’ e lehtë
po bridhte bulevardit
tue mbajt’ hundën përpjetë.
Deh’ keqas prej krenisë
dukej se s’prekte n’tokë,
por çante mes njerëzisë
pa kqyr’ bordur’ as gropë.
E n’fakt nji gropë, papritë,
e hodhi sa gjat’ gjanë
“sekretet” tue nxjerr n’dritë
spektakël n’shesh tue dhanë.
Shum’ “foto” vajza shkrepi
e t’gjith’ dolën tue qeshë,
se, ndoshta, nga i nxehti
jo t’gjitha i kishte veshë.
Policit që e mbuloi
për me u shfajsu’ e shkreta
i tha: “Diçka vërtet m’hutoi,
por fajin e pat’ puseta”.
Kqyr rrethn polici plak,
por n’shesh nuk pa pusetë,
leht’ qeshi nën mustak
e dy fjal’ tha ai qetë:
“Vërtet shum’ kam shetitë
kam ndí e pa shum’ n’jetë,
sot s’pari jam tu’e ditë
se i thokan dhe “pusetë”!
Atë, andej n’anë tonë,
që s’jan’ kaq me kulturë,
të paktën der’ tash vonë
e thirrshin .... si dikur”.
I NJAJTI AVAZ!!!
Mbrapa kishte mbetë vend’ i huej, kurbeti,
përpara at’ po e priste e ambla shtëpi
dhe nusja e bukur për t’cilën i shkreti
prej ndamjes së gjatë ishte thà e shkrì.
Sa hyni n’dhom’ t’gjumit ia nisi duhia,
s’priti me hanger as priti me u lá,
prej zhurmës e ofshamave ushtonte shpija
se kishte pes’ muej ai t’shoqen pa e pá.
Por trokitjet n’mur i hodhen përpjetë
e zani i kojshis’ gjëmoi plot maraz:
“Tash pes’ muej rresht s’na leni me fjetë,
përdit’ e përnatë i njajti avaz!”...
DHIA
U bind e u serit Tushi i shkretë
me dhi për laku kur pa kojshin’ e vet,
por habis’ së Tushit ai iu përgjigj qetë.
“E bleva për fmi, për nji pik’ bylmet”.
“
je vet’ i gjashtë e veç dy dhoma ke!”...
“Për fmi e bleva, me fmi ka me fjetë
në dhomën e gjumit, aty bashk’ me ne”.
“Ty t’lumtë për kurajon, mor kumbarë,
por n’psillek e qelbinë a mund t’jetohet?!”
“Do t’vuej’ e shkreta javën e parë,
mandej s’ka ç’ban, dhe kjo do t’msohet!”...
POLICËT NË PLAZHIN E ULQINIT
Me kap’ nji t’arratisun
që çau përtej kufinit,
mbas tij dy vet’ jan’ nisun
deri n’nji plazh t’Ulqinit.
“Ktu tash ia humbëm gjurmën
- i dhan’ qendrës mesazhin -
se ai u fut në turmën
që plot e ka mbush plazhin”
Mbrrin urdhni prej drejtuesit:
“Raport due për çdo gjâ;
Shikoni mir’ pushuesit,
janë burra apo gra?”
“Asht marre për m’e thanë,
por kshtu kurr’ s’kena ndeshë
e s’mund t’dallojm’ çka janë
se n’trup s’kan’ asgjâ veshë!”
POR NDODH…
Bujë bani anembanë
n’ekrane e gazetë
çudia se nji nanë
Stafi i nji reviste
mâ t’mirën çoi n’terren
për marrjen e nji interviste
ksaj nane-fenomen!
“N’se shkakun don m’e gjet’,
ka vetëm nji spjegim:
Dit’-nat’ tash njizet vjet
s’jam nda prej burrit tim...”
“Zoj’, –nënqeshi gazetarja,
- luhet me rregulla loja;
dhe mue m’pëlqen cigarja,
por ndodh që e hjek nga goja”...
PROVA
Mbaroi dasma, ra qet’sia
e në paq’ u zhyt shtëpia
at’ mbramje të vonë;
kur polici, dhandrri i ri,
bashk’ me nusen si perri
u tërhoqën n’dhomë.
Qull prej djerset, lodh’ prej k’cimit,
deh’ prej qejfit, shend prej g’zimit;
gjaku tue iu vlue.
Pa e folun asnji fjalë,
hoqën teshat dal’ngadalë
ndër sy t’u shikjue.
Mbeti burri n’kamb’ i ngrimë,
harroi gati me marr’ frymë;
zemra kje tu’e lanë.
Tue pa gjithat’ mrekulli
ashtu t’zhveshun para tij
porsi nimf’ a zanë.
Por kjo gja zgjati krejt pak,
se shpejt ndjenjat bani zap
e nusen n’krah mori;
për habin’ ma t’madhe t’saj
s’e çoi n’shtrat, po drejt e n’banjë;
n’vask’ me uj’ e hodhi.
Ndërsa vet’ ai n’an’ u ul
e mbi t’shoqen u përkul
tu’e mbajt’ me kujdes;
me vëmendje tu’e kqyrë
jo në gjoks e as në f’tyrë,
por diku aty n’mes.
Nusja e shkret’ mbeti pa gojë;
se çka ishte gjith’ kjo lojë,
s’po merr vesht asgja;
Ashpër kqyr at’ rrot’ hajvanit
‘dhe e pyet me ‘i fije zanit:
“Burr’, çka je tue ba?!”.
Por polici hiç s’po flet,
vazhdon qetë punën e vet,
provën pa e ndalë;
kur u bind e u sigurue
edhe m’soi çka desht’ me m’sue,
ia ktheu me dy fjalë:
“Gjith’ kët’ prov’ që t’duket lojë,
do gomista me përvojë
mue mësue ma
Ba me ken’ goma e shpueme,
fute n’ujë, asht e provueme,
qet flluska se s’ban …”.