| E shtune, 11.12.2010, 06:44 PM |
Dibran Demaku
D E P U T E T I
Na rroftë deputeti
që e zgjodhëm vetë
punët tona pus
ai ngjitet përpjetë.
Ç`të bësh mik i dashur
kështu e ka politika
ai lart e më lart
e ne bëjmë kritika.
Premtimet e dhëna
na i mori lumi
do t`i realizojë
kur t`i dali gjumi.
Por,sa i zgjatë gjumi
more kokëshkretë?
-Paj mua më duket
i zgjat nja katër vjet!
Pastaj çfarë do të ndodhë?
më thuaj pa vonime!
Vijnë zgjedhjet tjera
dhe t`rejat premtime!...