Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Edhe lisi e ndjeu...

| E enjte, 09.12.2010, 09:15 PM |


Kasam Shaqirvela

 

EDhE  LISI  E  NDJEU...

 

Edhe Lisi e ndjeu thyerjen e degës

Atëherë kur rrebeshi mbi kokë i rra

Dëbora s’ndalej, dimri po zgjatej

Degët i theheshin një pas një pa nda

 

Lisi vazhdoi jetën me trupin pa degë

Dhe Degët e thyera i mbetën përreth

Ai nxjerr piptha kur vjen pranvera

Por Degët, vetë, akoma s’mund t’i ngjes’...?!

 

Dhe pesë mi ka si dora gishtërinjtë

Plagët e vjetra s’durojnë shami

Ato t’prera lotojnë në pritje përditë

Për sa likene Lisit i kan’ rrën’ në sy.