| E merkure, 08.12.2010, 10:57 PM |
Neki Lulaj
PËR AT ZEF PLLUMIN
Natë Dhjetori, pa zjarr në vatër,
pa një kalli pishe në kasollë,
sa më mundon vetmia sonte,
guri i atdheut në ëndërr më mundon.
Ulurojnë bishat mbi varre,
s´kam fenerë as qiri mbrenda,
armiqtë zgërdhihën në prita dhe në kampe,
nëpër qeli me gjak shkruhën legjenda.....!
Një trokitje më vjen nga porta,
se ç´ma ngritë Adrenalinën mua;
A don miq o i Zoti i shtëpisë,
Jam At Zef Pllumi, i Shqipërisë.
Bashkë me hënën e yjet n`këtë acar,
përjetimet e mia do t’i qëndisë,
jam një Murg,i dërguar nga Perendia,
që kam hjekëur të zinjtë e Ullirit.
Plagë në shpirt, më hapi murgu,
mall lirie të shkruar mbrapa telave dhe grillave,
duke rrezistuar,me qëndruar si njerëz,
nga regjimi monist njeriu u trajtua si shtazë në kafaz .
Zemra dhe shpirti mu lëndua,
nga ajo përiudhë e mundimeve, uri, lak, plagë e gjak,
liqeni i vuajtjeve kurrë,s`do ti shtjerrë përjetimet,
At Zef Pllumi,gjithmonë shëndritë si kandili në çdo konak.!
Më bëhet, se në heshtje më përshpëritë,Zefi,
kurrë mos e përjetosh ferrin i gjallë e mundimin,
me sy kurrë mos e pafshë kriminelin as krimin,
se çfarë përjetuam n´atë kohë nëpër burgje e internime.