Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Kremtimi i festave të nëntorit në Lindau të Gjermanisë

| E marte, 07.12.2010, 10:58 PM |


 

Kremtimi i festave të nëntorit në Lindau të Gjermanisë

 

Nga Xhevat Muqaku

 

 Në vendin e quajtur Oberreitnau, në periferi të qytetit ishull, Lindau am Bodensee, me datë 28 nëntorë, zotrinjët; Mustafë Brahimaj, Emin Dautaj, Marjan Nikolla, Skender Salihu të përkrahur edhe nga veprimtarë tjerë, organizuan një pasdite festive për nderë të festave të 28 nëntorit.

 Bashkatëdhetarë të nderuar, mirë se erdhët në festen kombëtare. Urime të gjithë shqiptarëve, festat e nëntorit. Sot më shumë se kurr, duhet të jemi të bashkuar në tërë botën, nën flamurin kuq e zi. Është kjo ditë e madhe e lirisë dhe pavarësisë, virtytet më të shenjëta të Shqiptarëve.

 Të gjithë së bashku, të ngritur në këmbë kënduan dhe nderuan hymnin kombëtar.

 Të pranishmit në sallë çë kishin ardhur nga trekëndëshi kufitar në Bodensee ( Gjermani, Austri, dhe Zvicër), i përshëndeti me një fjalë rasti zotëriu Ahmet Ramadani, në emër të bashkëdhe -tarëve të qytetit Lindau. "28 nëntori është më shumë se kremte, më e madhja e të gjitha gjeneratave deri më sot, ndërsa Flamuri, datëlindja e Adem Jasharit dhe UÇK-së jan histori në vehte me emër të përbashkët, liri dhe bashkim kombëtar", u shpreh ai në mes tjerash.

 Skena e stolisur për mrekulli pranoi ngjyrë edhe më të mirë me fëmijët të cilët i recituan ambël, Gjergj Kastriotit, Nëntoreve të lavdisë, Flamurit kombëtar si dhe një recital kushtuar Kosovës lindore dhe Qamërisë. Këta ishin; Denis Maksutaj, Veronika Bala, Erolinda Brahimaj, Klaudia Shala dhe Fatlinda Brahimaj. Në prag të festave kombëtare, me këta fëmijë punon, zonja Linda Shala, me profesion motër medicionale ndërsa me zemër mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Ajo punon dhe jeton me familjen e saj në qytezën Wangen në regjionin e njofur malor Allgäu.

 Në vazhdim grupi i vallëzimit Rinia nga Singeni, me koreografin, zotriun Rrustem Selca, u prezantuan me potpuri vallesh shqiptare. Ata pasuruan atmosferën festive tek të pranishmit të cilët përjetuan këndëshem lojen dhe porosinë e brezave për brezat e reja.

 Besa besë, besën ta kam dhanë ishte kënga me të cilën nisi pjesa muzkore e mbramjes së sontme festive e kënduar nga këngëtarja e njohur e estradës së Kosovës, zonja Vjollca Buqaj. Me repertoarin e saj të pasur të muzikës popullore shqipe, bëri çë emocionet dhe malli për vendlindjen të zbuten sado pak tek bashkatëdhetarët tanë . Vinte zëri i ambël dhe i  këthjellët si loti , vallëzonin me tekstin dhe kangën e shpirtit i madh e i vogël në sallë.

Edhe zotërinjët Sokol Bisaku dhe Ibrahim Hajzeri dhan kontributin e tyre të qmueshëm përmes kangës dhe instrumentimit të shkëlqyeshëm në këtë pasdite festive.

 Fytyrat e bashkëkombasve nga të gjitha trojet shqiptare, i buzëqeshnin njëra tjetrës, dukeshin të njejta. Urimet për festat e nëntorit përcilleshin me shtërngim të duarve , me flamurin kuq e zi në valledhe përmes mikrofonit në skenë.

 Këtë pasdite e kemi pritë me shumë qejf, këthehemi në banesat tona të lumturë, marrin me vehte atmosferën çë na e krijuan organizatorët, recitatorët, grupi i vallëzimit Rinia nga Singeni. Marrim me vehte edhe këngën e të madhës Vjollca Buqaj çë e adhurojnë familjet tona. Kështu foli veprimtari pa lodhëshem i qështjes kombëtare, zotëriu Shaban Mehmeti nga Ravensburgu.

 

 Jemi përgjegjur ftesës së organizatorëve për festat e nëntorit në Kircheim Teck dhe në Lindau.

Gëzohemi dhe jemi krenarë për kontributin tonë dhe të prindërve të tubuar rreth shoqatës për kulturë dhe integrim " Rinia " nga Singeni, me pjesmarrjen dhe prezantimin e kulturës tonë në festat kombëtare sikur sonte këtu. Ishin fjalët e vallëtares me përvojë Fatbardha Hajdari.

 Erdhëm me shoqën, vajzën dhe mbesën time, të shohim Gojartin dhe Rininë në valle, Vjollcen , Sokolin dhe Ibrahimin në kangë, pastai të takojmë miqët tanë dhe së bashku si një familje të festojmë festat e nëntorit, ishin këto fjalët e zotriut Shukri Veseli çë banon në qytetin Tettnang.

 Përgëzojmë veprimtarët e qytetit Lindau, për organizim të mirë të festave të nëntorit 2010, urojmë suksese dhe bashkpunim edhe në të ardhmen,tha zotriu Gani Ymeri, sekretar i shoqatës për kulturë dhe integrim Rinia nga Singeni.

Për fund të këtij shkrimi, mu kujtua një thënje çë e lexova diku në një revistë javore, por çë më shtyri ta modifikoi sipas ndjenjave të mia. Mendova se organizatorët me festat e nëntorit, grupet e recitimit dhe të vallëzimit, me artistët dhe flamujt kombëtarë na dhuruan një natë të shtrenjët, të cilën nuk dëshiruan ta ruajnë vetëm për vehte, e edhe unë po e përcjellë hapin e tyre.     

 

Lindau, 28 nëntorë 2010