Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Qengji më tha: Ha bar (II)

| E marte, 07.12.2010, 10:38 PM |


KALOSH ÇELIKU

 

QENGJI MË THA:

        HA BAR

 

(Fragmente nga romani për fëmijë)

 

    8

XHAKA N? DYLUFTIM ME

   LUGATIN E KATUNDIT

 

        Moti flitej se në Kaund, natën zgjohej Lugati i Tikeve. Flakë zbriste edhe në livadhin tonë me lisa në mes të livadhit. Gjithë natën e përplaste derën. E luante rezen. Herë pas here i rrokulliste edhe kusiat nëpër dhomë. Shpeshëherë na i zgjithte lopët nga litari në kasollë. Dhentë i lëshonte t’i kullosë te Lugu i Ymerit. Ndoshta atje, edhe na i milte me kusi nën hijen e dardhave gorrice.

       Katundi jetonte me frikë. Posa biente terri në lëmë, ata i mbyllnin portat. Dyerve ua vëndonin pas shulat. Edhe pse, Lugati i Tikeve natën na i hapte krah më krah. Ne, fëmijët nga frika strukeshim nën jorgan. E prisnin Lugatin e Tikeve ta hapi derën.

       Dhe, Lugati i Tikeve pasi e hapte derën, luante me reze. I rrokulliste kusiat nëpër dhomë. Shtambat i thyente me çekiç. E përplaste derën e madhe. Askushi nuk lëvizte nga shtrati. Ne, fëmijët e ndalnim edhe frymëmarrjen nën jorgan, kishim frikë mos na hipi përsipër të na mbysë në gjumë.

       Ende pa dalë drita, ai e mbyllte derën dhe dilte në lëmë. Ne, tashti merrnim frymë lirisht, i nxirrnim kokat përjashta nga jorgani. E shihnim dritën se si zbriste më këmbë maleve nga Çelvjollca në livadh. Heret, na trokiste në dritare.

       Të nesërmen, kur zgjoheshim, çka të shihnim më parë në shtëpi. Kusia të rrokullisura nëpër dhomë. Shtamba të thyera me çekiç. Dyer të hapura krah më krah… Lopët e zgjidhura në lëmë… Porta e hapur. Dhe, dhentë e lëshuara pa çoban te Lugu i Ymerit…

         Përsëri fillonte të tireshte historia. Lugati i Tikeve mbrëmë kishte bërë          “bajram “ te Shtëpia e xha Sulçes. E kishte mashtruar Cucën me dredhi, që t’ia hapë derën se është Shefqeti me çizme. Dhe, e dini çka kishte ndodhur?! Jo, nuk e dini.

        Të nesërmen, Cucën e kishin gjetur të përgjakur në mes të dhomës. Lajmi, në të katër anët: Lugati i Tikeve e kishte “rrahur” për vdekje Cucën e xha Sulçes.

      Ne fëmijët e vrisnim mendjen se, si deri më sot askushi nuk e kishte parë me sy Lugatin e Tikeve. Një ditë, nën hijen e Lisit midis Livadhit, vendosëm që të bëjmë roje, t’i vëmë pusi Lugatit të Tikeve pas porte.

       Nata erdhi vrik dhe zbriti më këmbë në Katund. Livadh më livadh. Shtëpi më shtëpi. Errësira e mbuloi Lëmën. Fëmijët u fshehën pas porte. Dikur, u dëgjuan hapa në errësirë. Edhe një dritë, vaaap mbi lisa. Zhurmë. Ishin shenjat e Lugatit të Tikeve, na e bënte me dije ardhjen që të gjithë të futen nëpër shtëpi. Shtrat. Fëmijët, nuk e lëvizën këmbën nga frika. E prisnin lugatin ta kapërcejë gardhin.

         Lugati i Tikeve hyri në Lëmë. E nxorri një thikë dhe u përpoq t’ia heq shulin derës. Joni u turr i pari me shkop në dorë. Ne pas tij me të gjitha armët e luftës. Loçi si ujk. U përzinë kësulat. Lugatit të Tikeve i ra maska. Iku.

        E dini se kush kishte qenë Lugati i Tikeve?! Jo. Edhe këtë nuk e dini:

        Shefqeti me Çizme…

 

    9

BANDA E SHEFQETIT ME ÇIZME

         I SULMOI PAS SHPINE

 

         Një javë më vonë, Banda e Shefqetit me Çizme i sulmoi fëmijët tinëz pas shpine. Iu hakmorr trimave. Shkaku se, sipas tij ia kishin zbuluar marifetin. Ishin përzier në punët e tyre private të Bandës. Dhe, tashti e kishin shumë vështirë t’i vizitojnë natën dashnoret e tyre nëpër Katund. Askushi nuk biente heret në gjumë. Shkaku: nuk dilte më natën Lugati Tikeve. Përmëtepër, tashti edhe fëmijët rrinin vonë në lëmë. Livadh, harroheshin me orë të tëra pas lojës nën Lisin midis livadhit.

        Atë ditë, kur Banda e Shefqetit me Çizme i sulmoi fëmijët, ata ishin harruar pas lojës brenda në kasollë. Tra më tra kërcenin si ketra. Ndonjëri, nga lartë bythekrye në kashtë. Komandant Daci me Zonjën Di u binin duarve shuplakë. Dr. Rrugaçi nën hatulla i përdridhte mustaqet. Dac Poeti mbi një tra, shkruante poezi:

 

JONI ZBRITI NGA BIÇIKLETI

 

Joni ynë, sot vetë i treti

Zbriti vrik nga biçikleti.

- Heeej, ti trim matanë gardhi

Qengjin  ma lë rehat te livadhi!

 

Mjaftë rrene se ta turbullon ujin

Miku im trim, bashkë me Mujin.

Vdiq ai mot. Dhe, na doli gjumi

Qëngjin ta gjykosh kot  te lumi...

 

       - Edhe një! Edhe një! Fëmijët u ranë duarve shuplakë.

       - Mjaftë për sot e keni një! U përgjigjë Dac Poeti. Ndodhë të ju shaj mami.

       - Jo, nuk na shanë mami! E ngriti zërin Joni mbi një tra.

       - U shanë. U shanë. E di unë këtë punë. Ju nuk mund ta dini, gjegji në traun tjetër Dac Poeti duke shkruar poezi.

       - Punemadhe! Ndërhyri Fitorja. Edhe pse nuk na lexon edhe një poezi Dac Poeti. E kemi në bibliotekë poemën e tij humoristike: Dac Poeti i shkruan poezi Mamit.

       - Urraaa! U sulën duke bërtitur fëmijët nga dera. Turr në bibliotekë ta lexojmë poemën humoristike!

         Joni arriti i pari te dera. Po, për çudi dera e kasollës nuk hapej, sikur t’i kishin vënë gozhdat. U turrën edhe të tjerët. E tërhoqën me të gjitha forcat. Po, më kot.

       - E di unë këtë punë! Tha, Joni. Derës ia ka vënë rezen pas, që të mos lexojmë libra Shefqeti me Çizme...

       - Nesër, do ta shoh ai rrugaç katundi, u kërcnuan fëmijët. Kurrizin do t’ia bëjmë më të butë se barkun me gurë.

         Matanë kasollës, tinëz nga porta Komandant Daci kishte zbritur në lëmë. Vrik e vrik ia hoqi rezen derës. Dr. Rrugaçi zbriti nga hatullat e kasollës. Fëmijët me një urraaa, u turrën teposhtë livadhit plot pordhë e piskamë...

 

    10

KAUBOJ XHANGO N? L?M?

  DEMONSTRON MUSKUJT

 

         Xhaka me shokë, kur më në fund pasi ia kishin dhënë hakun lojës në livadh, u kthyen krah për krahu në shtëpi. Në lëmë e takuan Kuboj Xhangon duke ngritur peshë dy konzerva të zbrazura djathi të mbushura me beton. E kishte hequr këmishën dhe i kishte nxjerrë muskujt për mejdani. U frynte me gojë. I gufonte si kërcunj shelgu në livadh.

       -Xhango! Xhango!... I bërtitën fëmijët përreth duke u rënë duarve shuplakë...

         Xhango edhe një herë u fryu muskujve përpara fëmijëve. I gufoi si dy balona. Dhe, pasi i shikoi të gjithë me rend, u kërrus ta ngrejë peshën e sportit. I dha zor. Bëëërr... I shpëtoi në brekë. Fëmijët nga gazi ranë në kokërr të shpinës.

       - Të lumtë, Xhango! Të lumtë! Edhe një herë ngriti në hava!

       - Jo, mezi u përgjigjë Xhango nga dhimbjet! Nesër, do t’i ngrej dy përnjëherë dhe do t’i hudh mbi lisa matanë kodrës.

         Fëmijët e panë sa është sahati, edhe pse Xhango përpiqej t’i fshehi para syve të tyre dhimbjet. E lanë për nesër. Vendosën të kthehen në shtëpi.

         Ku ta dish nesër, thanë me vete trimat krah për krahu. Xhango mund t’i ngrej dy pesha sporti përnjëherë, hedhë majë lisave Përtejzalli...

 

    11

LOÇ HAMI DHE K.  DACI

    I P?RZIN? K?SULAT

 

         Heret, në mëngjes fëmijët u kishin hipur kuajve me shalë. Joni biçikletës me dy pasqyra. Dhe, një nuskë përqafe. Fitorja një shkopi shelgu. Deni furkës së gjyshes me gjithë shtëllungë leshi.

       - Eh, ore Deni, nëse të sheh Gjyshja nga dritarja! Ia tërhoqi vërejtjen Joni. Tekefundit, ç’tu desh furka me gjithë shtëllungë leshi?!

       - Hesht, ti qerrata! Nuk di gjë për kuajt me shalë. Nuk është kjo shtëllungë leshi, po jelat e Gjokut të Gjergj Elez Alisë...

       - Hi-hii-hiii... Qeshi Fitorja. Me siguri trimi ynë me shokë do t’u bie Sarajeve të  Kralit! Tanushën e bukur do ta sjellë nuse në Katund?!

       - Ta merr mendja, budallaçkë. Brez pas brezi ne u kemi dalë zot këtyre trojeve, para mejdanin se armët...

         Në lëmë u dëgjua një poterë e madhe. Fëmijët u turrën me brekët nëpër këmbë. Ç’të shohin, o lexues i këtij libri?! Loç Hami dhe Komandant Daci i kishin përzi kësulat. Një turrec duke kërcyer degë më degë u biente fletëve, u jepte zemër për luftë trimave majë një molle. Trimat lëmsh shkonin nëpër lëmë.

         Joni u turr i pari dhe i bërtiti Loç Hamit:

       -Turp, të keni! Turp. I keni përzi kësulat kotnasikoti në këtë kohë çorre.

        Loç Hami me bishtin nën këmbë, iku nën kasollë. Komandant Daci, u ndal te pragu i derës t’i përdredh mustaqet. Dr. Rrugaçi, ose siç e pagëzuan më vonë fëmijët me nofkën Gaçi, i pastronte armët mbi hambarë.

       -E shihni, tha Joni?! Kotnasikoti zihen në mes të lamës, e minjtë nëpër shtëpi na heqin valle... Edhe këta hutaçë t’i kujtojnë gjelat e partive tona politike përpara zgjedhjeve “demokratike”. Zjarr e flakë, kur ia thonë këngës majë plehu. Vit për vit na hapin shkolla. Edhe pse ne ende nuk kemi libra. Banka shkollore. Dritare. I dalin zot gjuhës shqipe... Flamurit... Atdheut...

        E, në anën tjetër, shumica e prindërve, mësuesve, shkrimtarëve përpiqen vetëm me këshilla teknefese të na bindin ne fëmijëve. E ngriti zërin Joni. E heqin veten mbi aftësitë tona natyrore, fantazisë së bujshme qiellore. Ëndrrave tona për një të nesërme me diell. E në realitet, shpeshëherë janë nën nivelin  e aftësive tona shkencore.

        Dhe, më mësojnë mua në shtëpi. Shkollë. Libra. Revista për fëmijë. Emisione radiotelevizive se, si duhet të sillem në rrugë... Shkollë... Shtëpi... Edhe, si të bëj luftë për dije. Natyrë ekologjike se: “nuk kemi tjetër planetë“.

         E në të vërtetë, gjithë këta mësuesë demagogë, vetë e bëjnë të kundërtën në jetë. Shembulli i keq i tyre është mësuesja “më e mirë” në botë, Padituria. Eh, sikur të kishim forcë t’ua mbyllnim gojën. Mjaftë më na lodhën me këshilla demagogjike! Vite me radhë na rrinë mbi kokë si papagallë kafazi. E nuk janë në gjendje ta kuptojnë se, vetë janë fajtorët kryesor. E heqin veten më të edukuar se ne kur dalin të fotografohen para kamerave në televizor, më punëtorë, e më të ditur në shoqëri...

        Fare nuk e çajnë kokën çfarë mësuesësh kemi ne në shkollë... Libra këndimi... Revista për fëmijë... Lektyra shkollore... Inspektorë të arsimit, që mezi me dy torba speca e kanë kryer fakultetin... Herë pas here sa për sy e faqe, organizojnë edhe seminare...

        Edhe në fund, ju të rriturit i thoni këtij arsim... Dije... Shtet demokratik... Jo, Xhakës. Jo. Kësaj i thonë errësirë... Padituri... Burg shkolle...

 

    12

SHEFQETI ME ÇIZME I SHPALL?

            FITUESIT E LUFT?S

 

        Dita posa zbriti n? l?m?. Matan? gardhit, n? kopsht lehu Loç Hami. Jonit i doli gjumi dhe u turr n? dritare. I f?rkoi syt? me duar. E pa Shefqetin me çizme n? fund t? livadhit. E kap?rceu gardhin dhe u nis drejt Lisit midis livadhit. Gati t? gjith? e dinin se n?n hijen e tij zhvilloheshin betejat m? t? m?dha p?r t? drejtat e f?mij?ve. N?n k?t? lis ku ta dish sa e sa her? ishin rrok? fytas edhe me librat e k?ndimit. Vjershat e xha Naimit. GUXO – në e Ndre Mjedjes. Detyrat e sht?pis?.

         N?n hijen e k?tij Lisi ishin b?r? edhe luftërat m? heroike p?r Tanush?n e Kralit. Trimat shpesh ishin detyruar t’i nxjerrin e dhe lapsat nga brezi. Dihet, pasi i kishin v?n? n? p?rdorim nj? her? grushtat. N? fund edhe ishin pajtuar, rrok? p?r qafe.

         Shefqeti me qizme kishte qen? ai q? e kishte nda fush?n e mejdanit. Trimin e kishte shpall? fitimtar lufte. Po, sot kush do ta fitonte luft?n?! Askushi nuk e dinte, edhe pse gati t? gjith? i kishin p?rveshur m?ng?t e k?mishave deri në bërryla. I frynin muskujt si Xhango n? mes t? Livadhit.

        Lufta filloi me grushta. Shefqeti me çizme kishte hipur mbi nj? cung shelgu. Nga andej i p?rcillte me v?mendje trimat në dyluftime.

       -Ndal, b?rtiti Shefqeti me çizme! Gonit duhet t’ia fshim? qyrrat. Nuk zhvillohen betejat heroike me qyrrat n?p?r goj?. Edhe lufta i ka rregullat e veta, shok?. E nxorri nj? faculet? dhe ia fshiu Gonit qyrrat nga mjekra. Tashti, nisjani prap? luft?s! Dhe, hipi p?rs?ri n? cungun e shelgut…

 

    13

JONI I HIPI TIGRIT

 

         Beteja e madhe nisi flakë më flakë në Livadh. Trimat kush mbi kalë shelgu, kush mbi bishtin e qerres në lëmë, e kush mbi një cung lisi i kishin nxjerrë shpatat nga brezi. Joni i hipi tigrit.

         - O bini burrat e mejdanit!

        Një mburrojë kungulli flutuoi në livadh. Edhe një legen. E pak më tutje edhe një kusi e vjetër me arna. Armiku nga frika me të katra ia mbajti matanë gardhit. Iku.

        Trimat u ulën nën hijen e Lisit midis livadhit ta festojnë fitoren. Armët e lufës i vunë në prehër. Dikushi e vari në degë të Lisit. Mburrojet mbi hunj të gardhit. Armiku shtatë sahat larg le t’ua dëgjoj namin. Edhe një herë kurrë më të mos e  marrë guximin të na bie pas shpine në shkolla.

         Shefqeti me çizme mbi një cung shelgu i ndante dekoratat dhe plaçkat e luftës. Secilit  sipas meritave. Heroizmave që kishin treguar gjatë kësaj beteje të përgjakshme. Njërit: një thikë të vjetër me dorëzë nga briri i dashit. Tjetrit një çekiç. Jonit një saç të vjetër. I tha: e fitove o burrë me luftë. Një të këtillë mburojë ka pasur edhe Skënderbeu ynë i madh, kur rrokeshte fytas me turqit për Atdheun.

         Joni rrëmbeu saçin e vjetër dhe i hipi tigrit. E shaloi me të katra nëpër livadh Shpatën e nxorri nga brezi…

 

  14

“MAGARI I MADH” ENDE NUK

ËSHTË PAJTUAR ME XHAKËN

 

       Joni një ditë, papritmas erdhi në Shkup. E hapi derën dhe u turr nëpër dhomë. “Magari i madh” siç e kishte pagëzuar Joni, Komnadant Dacin iku me të katra nën shtrat. Të gjithë mbetëm gojëhapur. Nga e gjithë kjo frikë?!

       - E shihni, tha Joni?! “Magari i madh” ende nuk është pajtuar me Xhakën.

       - Pajtimi, do kohë, o Joni! E ngushëlloi gjyshi matanë tavolinës punës i thelluar mbi një libër me tregime.

       - E di. Gjysh. Po, ky pajtim sikur zgjati pak si shumë në këtë shtëpi. Edhe m’i kujton “vëllezërit” e Njerkës. Prijësit e partive tona politike. E zvarrisin pajtimin kombëtar duke përfituar në kohë për fushatën zgjedhore.

       - Jo, o Joni. Jo. “Magari i madh”  nuk është si “vëllezërit” e Njerkës. Ende ka besë.

       - Mirë, u përgjigjë Joni. Të presim edhe pak, gjysh. Durimi është mbreti i

paqes, thonë dijetarët…

       Dhe, vocrraku u shtri mbi librin e këndimit me kokën në mes të duarve. E lexonte me zë vjershën e Ndre Mjedjes: Guxo…

 

                                                                                                                        (vazhdon)