| E hene, 06.12.2010, 09:48 PM |
Vullnet Mato
IDHULLI I ADHURIMIT TIM
për Margarita Xhepën
Ti asnjëherë më parë
nuk kishe si ta dije,
se ke qenë idhulli poetik
gjatë përjetimit tim,
moj artiste me tri dallgë
të florinjta mbi krye,
nga valët e arta
të diellit në perëndim.
Në qytetit tim jugor,
të pashë së pari në fëmijëri,
kur ti vajzë e re
dogje skenën me vargje heroik.
Isha dymbëdhjetë vjeç
dhe u thash shokëve me habi:
"Ka ardhur e bukura e dheut
me zërin magjik! "
Netëve deklamoje
dhe luaje figura femrash,
ditën merrje diell
te pllakat e plazhit fëminor.
Duke lënë të mahnitur
turmën me sy zemrash,
kur dilje nga deti si nimfë
me xixëllim vezullor.
Më vonë gjalluan brenda teje
në filma e skena,
personazhet më tronditës
nga shpirt i kësaj bote.
Flisje me gojën e tyre,
merrje të tyret emra,
unë, i padëgjuari emër,
lumturohesha nga fama jote
Në kinemanë e sharrëxhinjve,
ku filma projektova,
të fola pa zë te perdja,
ku ti flisje gojarisht.
Pa ditur se do bisedonim si miq,
kur të vinte koha
dhe do recitoje poemat e mia
në publik madhërisht.
Tani ti ke në bibliotekë
disa libra nga pena ime,
unë kam qindra role të tua
në raftet e trurit tim.
Moj e madhja artiste,
me tri dallgë thinjash mbi krye,
perëndeshë e bukurisë skenike,
idhull për adhurim.
SQARIM !
Në publikimin e kësaj poezie dua të bëj një sqarim të vogël, për mbi 1800 miqtë e mi në fb. dhe ne websitet e tjera te internetit.
Tema e dashurisë, si më e bukura dhe më tërheqësja për lexuesit, ka edhe rrezikun e aludimin të ndodhive e të heroit lirik me vetë autorin. Dhe kjo ndodh ndoshta për shkak se arti e kërkon të shkruhet në vetën e parë, per nje komunikim me te mire me lexuesin.
Dikush në publikimin e mëparshëm më quajti “Ujk i vjetër” kur nuk jam veçse një qingj i butë që pi qumështin e poezisë, e cila pergjitheson me subjektet e saj. Miqesisht, V.Mato
MË KA MBETUR NJË MERAK
Më ka mbetur një merak,
për një zemër ku trokita
dhe kur dyert çeli kanat,
hapat m’i zvarriti frika...
Më ka mbetur një merak,
për dy buzë hapur si flutur,
kur pengova të bardhin rast,
te buza ime për t’u strukur...
Më ka mbetur një merak,
për një zogëz që fërfëlloj,
kur dëshira e uli në shtrat
dhe nga zhurmat fluturoi...
Më ka mbetur një merak
për një sorkadhe qafëgjatë,
kur më tundi cicat te hunda,
dhe u vela pa pirë aspak...
Për merake kaq të thella,
nuk ia fal vetes dot,
siç e fala herë të tjera,
kur paratë kam humbur kot...
do shkëputesha pak nga yjet e tjerë,
te planeti Tokë do ndalesha të ndreq,
ca punë që kam lënë si mos më keq.
Keqbërësve do ua bëja kockat magnet
t'i përpinte me forcë një tjetër planet.
Aty ku mungojnë kafshët dhe njerëzit,
të shqyenin si ujqërit njëri - tjetrin.
Të mirëve do u ndaja tokën barabar,
secili të kishte dynym dhe hektarë.
Te kjo pasuri që e zotëroj vetëm unë,
lypja dhe vjedhja të kthehej në punë.
Zyrtarëve që u pjell miliona karrigia,
do u hiqja nga trupi prapanicat e dysta.
Vithet do ua bëja si brirë nga jashtë,
të uleshin vetëm në baltë e në kashtë.
Burrave që kujtojnë se muskuj u dhashë,
t'i përdorin egërsisht për dhunë grash,
do u vija koqet te balli, sytë sipër gjurit,
të mos shihnin dot dimensionet e burrit.
Luftuesit që mendojnë se këtë sferë qelqi,
kam krijuar si lodër zjarri për të vegjlit,
për ta djegur dhe krisur me gjyle e raketa,
do i fundosja në det bashkë me ato kleçka.
Ata që s'mbajnë tullumbacen time pastër,
që u ndotin gjallesave frymën e përbashkët,
do i dërgoja ca kohë te Hëna e asfiksuar,
ta blinin nga Toka me flori ajrin e paçmuar.
Pastaj do kthehesha te kopeja ime planetare
dhe Tokën vogëlushe do e mbaja si manare.