| E diele, 05.12.2010, 08:59 PM |
Hajduti dhe antishqiptari Flori Bruqi
Nga Xhemal Ahmeti, 21 Mars 2009
Në librin e tij «Guximi shqiptar», të botuar gjatë vitit 2008 nga SHB «Alb-Schtanz» në Prishtinë, Flori Bruqi i ka botuar edhe katër tekste, të cilat i ka vjedhur nga websiti im dhe i ka plasuar me autorësi të veten. Tekste, të cilat i kam botuar shumë vite më parë në gazeta e revista shqiptare e zvicerane. Vërtet «guxim shqiptar».
Një mik i imi ma dërgoi tekstin e njëfarë Izet Çullit, i cili kishte shkruar një recension në «Tirana Observer» (17.09.2008) rreth librit të Florit Bruqit «Guximi shqiptar». Në këtë tekst ai kishte nënvizuar një paragraf ku përfolet libri i Bernard Henry – Levit mbi gazetarin e ekzekutuar Daniel Pearl. Dyshimi i tij kishte lindur kur kishte lexuar titullin «Muxhahedinët si Golden Boys», të cilin miku im e njihte si artikull timin të botuar në gjermanishte. Pasi që para dy viteve e kam pasur një problem të tillë me Bruqin, i cili kishte plasuar disa tekste të mia në blogun e tij Floart (apo diç të ngjashme) me firmën e tij ma mori mendja se edhe kësaj radhe të ketë bërë ndonjë kërdi të ngjashme.
gjysmën. Teksti është botuar në disa gazeta si shtojca «Fjala» e gazetës «Tema» në Tiranë, në«Lobi» të Shkupit dhe online në websitin tim (www.xhemal-ahmeti.org) në rubrikën kritika letrare. Në faqet 247 – 251 ka botuar tekstin «Klasikët e romanit postmodernist». Bëhet fjalë për tekstin tim të botuar me titullin «Trashëgimtarët e Dantes – klasikët e romanit postdmodern». Fillimisht ky tekst është botuar në gazetën «Koha ditore» të datës 4. Prill 2002. (shih faksimilin).Tekstin e ka botuar edhe Irhan Jubica në revistën «Ars» (nr. 9 (19), e diel, 28 shtator 2003). I njejti tekst, në të njejtën kohë është botuar poashtu edhe nga Salajdin Salihu në revistën javore «Lobi» të Shkupit.
Në faqet 252 – 258 është botuar teksti «Homeri dhe Odiseja nuk kthehen më në truallin grek». Bëhet fjalë për tekstin tim, të cilin Milazim Krasniqi e ka botuar në revistën «Nacional» me titullin «Odiseu nuk kthehet më». Një tekst, të cilin unë e kam shkruar në vitin 2001 gjatë panairit të Librit në Frankfurt, ku Greqia ishte mysafire e radhës. Teksti është botuar edhe në media tjera, të cilat tash nuk më kujtohen. Teksti «Muxhhedinët si Golden Boys» është i vetmi, në të cilin Flori Bruqi ka bërë diçka. Këtij teksti ai ka hequr paragrafin e parë ku unë jap të dhëna rreth librit në origjinal dhe ca asociacioneve tjera, që dëshmojnë se libri është lexuar në frengjisht. Përndryshe i gjithë teksti është dhënë në origjinal. Ky tekst që Bruqi e ka botuar në faqet 337-340 është botuar poashtu në «Lobi» të Shkupit. Përndryshe dy tekstet: «trashëgimtarët e Dantes...» dhe «Odiseu nuk kthehet më» janë botuar edhe në përmbledhjen time me ese «Arti – matanë kishave letrare» dhe që mund të shkarkohet në formatin PDF nga websiti im. Të gjitha tekstet që Flori Bruqi i ka «shkruar» (kupto: vjedhur) dhe plasuar në blogun e tij më 2006 janë të botuara në periudhën 2001-2003. Dhe për këtë ekzistojnë gazetat, njerëzit, websiti im që është online që ga viti 2000 dhe librat e mi. Shpresoj që Nehat S. Hoxha, Abdullah Konushevci dhe akademik Namik Shehu të jetë shëndosh e mirë që Flori Bruqi të mos dalë si në rastin e Iljaz Prokshit, duke thënë se këta e kanë gabimin dhe «paswordet» i kanë marrë me vete në botën tjetër.Nuk e dij se a ekziston ndonjë instancë gjyqësore në Prishtinë që merret me mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe që mund të ndiqte tipa të këtillë si Flori Bruqi e ca të tjerë. Ndoshta as që do të vijë deri tek një proces i tillë, nëse Flori Bruqi merr «guximin shqiptar» dhe kërkon falje publikisht për këtë gabim të tij të çoroditur.Faktet për shkarkim:Faksimil i gazetës «Koha ditore» të datës 4. Prill 2002 [738 KB] ku është botuar teksti për letrarët italianë.Libri «guximi shqiptar» i Flori Bruqit në PDF [985 KB] PS. Teksti është botuar edhe në të përditshmen Express të Prishtinës. (PDF) [357 KB] si dhe reagimi i tij i mjerë: Express PDF 2 [219 KB] PS2. Një debat i Bruqirt dhe një dokument mbi të mund ti gjeni në këtë adresë:http://www.zemrashqiptare.net/article/Debat/5532/(Debat që tregon - sikur ta kisha lexuar më parë ! - karakterin e Flori Bruqit)Shumë më interesant është ky dokument i plasuar po në të njejtin forum: Më shumë nuk besoj se duhet që njeriu të mos merret me një fundërinë të këtij lloji: Dokumenti PDF [188 KB]
Bruqi nënshkruhet si Atdhe Marku si duket dhe nga kjo adresë shqiptar1974@live.com së fundi dërgon këtë kërcënim:
Kërcënimi i SHIK-ut?
(Buca thotë se ''jam tiranas'' por harron të shkruaj si tiranas apo gjuhën letrare! I. Dardani)
I nderuari mik Xhemal Ahmeti, Keni gabuar shume,une paraprakisht te shkrova nje leter para ca minutash.Une jam tiranas ...nuk jam Flori Bruqi...Prandaj edhe kjo leter eshte deshmi se ju vete merreni me plagiature dhe shpifje ordinere si njeri i...sigurimeve shtetnore.Nje gje te tille e vertetojne edhe faktet qe i ka permendur Bruqi ne letren e tij te botuar edhe sot ne shume web faqe interneti.Deshmia me e mire eshte edhe sulmet tuaja te botuara ne interent kunder AKSH-se dhe FBKSH-se... Kete leter po ja dergoj zotriut Bruqi,ku besoje qe ai vete do t\'ju ndeshkoje...ashtu siq edhe e meritoni... Atdhe Marku