Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku

| E shtune, 04.12.2010, 09:00 PM |


Në këmbë:  me kapele të bardhë në kokë, Bajram Dërmaku, Ramiz Dërmaku, Shaban Dërmaku, Ramadan F. Dërmaku etj.
Në këmbë: me kapele të bardhë në kokë, Bajram Dërmaku, Ramiz Dërmaku, Shaban Dërmaku, Ramadan F. Dërmaku etj.

 

Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku

 

Ne nxënësve nuk u japim dëftesa tjera, pos atyre të Republikës së Kosovës.

 

Intervistoi: Ramiz Dërmaku - Zemra Shqiptare

 

Zemra Shqiptare: Kush është Ramadan Fejzullah Dërmaku ?

 

Ramadan Fejzullah Dërmaku, i lindur me 10.04.1940 në fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e Dardanës ( ish Kamenicë ), rrjedh prej një familje të mesme fshatare por e përkushtuar  ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Babai i tij Fejzullahu ishte një burrë i menqur dhe i ditur. Ai heret e kuptoi rëndësin e shkollës, prandaj sakrifikoi çdo gjë vetëm e vetëm që ti shkolloj fëmijët e tij. Ramadani ishte djali i dytë i xha. Fejzullahut.  Ramadani katër  klasë të shkollës fillore i kreu në fshatë – Mejtep, (Shkollë fillore ku jepej edhe mësimi i fesë për besimtarët myslimanë) që në ato vite quhej cikli ultë. Gjatë vitit 1940, në bankat e shkollës shqipe do ti kemi ABETARET , e para, të cilat flitej, se i kishte sjellur PROF. DR. Ismet DËRMAKU. Ai   propozoi mbylljen e Mejtepit dhe hapjen e Shkollës shqipe. Ciklin e lartë nga klasa e 5 – 8-të ( apo gjimnazin ) i kreu në fshatin Hogosht ( të gjithë ata nxënës që kryenin gjimnazin quheshin -  Maturantë). Në vitin shkollor 1959-60, regjistrohet në Shkollën Normale “ SILVIRA TOMAZINI“ , në Mitrovicë. Vitin e parë do ta kryej me suksesë të shkëlqyeshëm. Mirëpo, për shkakë të gjendjes së vështirë materiale, Ramadani u detyrua të  kërkojë një bursë nga Kuvendi Komunal  në Dardanë ( ish. Kamenicë), që në ato vite u jepeshin nxënësve dhe studentëve. Kërkesa e Ramadanit  për të marrë  bursë apo kredi  u refuzua nga organet kompetente arsimore komunale. Shkaku i mosë  dhënjes së kredisë apo bursës Ramadanit, dihej…, Shipashnica e Epërme quhej “ Çerdhe e nacionalistëve dhe irredentistëve“ nga të gjitha organet komunale e deri tek ato Krahinore. Duke e parë se gjendja ekonomike e familjes sa vinte e keqësohej, Ramadani vendosë të shkoj në Dardanë dhe të bisedojë me organet komunale arsimore. Pasë një përshëndetje që i bëra titullarit të arësimit, e pyeta? Pse mua nuk më është dhënë, bursa apo kredia ? !  Ai qeshi ne mënyrë cinike, e tha: Ju nëse vërtetë e keni gjendjen e vështirë materiale, ju mund t’ia filloni punës si mësuesë menjëherë në fshatin Tuxhecë, komuna e Dardanës. Detyrën e mësuesit e kreu vite te tëra ne shumë fshatëra të komunës së Dardanës e më gjërë. Me kalimin e kohës, kuadri arsimor kualifikohej e arsimtari  Ramadan, (në mungesë të kualifikimit)  transferohej nga një shkollë  në tjetrën. Duke e parë rrezikun që i kanosej – pra humbja e vendit të punës, dhe dashurinë që kishte ndaj profesionit, mësuesi Ramadan, do të regjistrohet me korrespodencë në vitin 1970 - 71, në grupin Histori-Gjeografi, pranë Shkollës Lartë Pedagogjike “BAJRAM CURRI“ në Gjakovë. Mbrenda dy viteve do të diplomojë në grupin Histori – Gjeografi , dhe do të fillojë ta ushtrojë detyrën e arsimtarit të Historisë dhe Gjeografisë pranë paraleleve të ndara të shkollës fillore „ish “SKËNDERBEU“, tani“ SADRI MISINI“ në Shipashnicë të Epërme. Në kohën kur kishte mundësi, vullnet dhe aftësi për ti edukuar nxënësit dhe të arrij rezultate inkurajuese në arësim, këtij nuk i buzëqeshi fati, sepse e larguan nga pocesi edukativo arësimor. Gjatë spjegimit të  historisë arësimtari Ramadan, rëndësi më të madhe do t‘i kushtojë historisë kombëtare shqipëtare, e kjo do t’i bie ne sy shërbëtorëve dhe axhentëve të sigurimit shtetëror serb. Thirrej në biseda të  shpeshta informative, ku nuk mungoi asë përdorimi i forcës e më vonë edhe dënimi me burgë. Tri vite e larguan nga procesi edukativo arsimor, dhe me prcedur të shpejtëe dënuan me 6o ditë burgë, të ccilat edhe do ti mbajë. Gjykata e Qarkut në Gjilan mori vendim që arsimtaari Ramadan me shokë, të kthehet në vendin e punës, pra ta kryej detyrën e arsimtarit.

 

Zemra Shqiptare: I nderuari mësues, na tregoni se si e përjetuat momentin kur e morët ditarin në dorë, si ju pritën nxënësit dhe fshatarët  e Tuxhecit- Komuna e Dardanës?

 

Momentin më të lumturë në jetën time e kamë përjetuar kur për herë të parë, drejtori i shkollës z.Enver Keka, më dorëzoi ditarin në dorë më uroi sukësese në punë, këtë nuk mund ta harrojë kurrë deri sa të vdesë. Në ato vite ishte shumë vështirë të ushtrosh detyrën e mësuesit, sepse fshatarët akoma nuk e kishin kuptuar rëndësin e shkollimit. Që nga dita e parë fshatarët filluan të ankohen, duke më akuzuar  se; shumë orë po i mban nxënësat në shkollë.., s’po ka kush me ua  ruajtur bagëtin.., etj. Fshatarët e Tuxhecit, falë zhvillimit të bagëtisë e blegtorisë siguronin kafshatën e gojës. Mirëpo, ne s’bashku me drejtorin Enver Keka, falë dashurisë së madhe që kishim ndaj profesionit  dhe vizitave të shpeshta që ua bënim prindërve të nxënësve, ia arritëm qëllimit që jo vetëm ta shtojmë numërin e nxënësve në shkollë, por edhe të korrim rezultate në garat komunale e më gjërë. Ne kohën më të madhe e kalonim duke biseduar, vizituar, informuar fshatarët për rëndësin që ka shkolla edukimi dhe arsimimi i nxënësve.

 

Zemra Shqiptare: Gjatë punës suaj si mësuesë, ju keni ndërruar shumë shkolla, pse ndodhte kjo?

 

Po kjo është e vërtetë. Unë për herë të parë ia kamë filluar punës si mësues në fshatin Tuxhecë, komuna e Dardanës (ish.Kamenicë), Kaçanikë, e disa fshatëra të Maqedonisë dhe kamë përfunduar në Shipashnicë të Epërme- pra ku edhe jamë  pensionuar. Po, unë  kamë ndërruar shumë shkolla, jo pse unë doja, por nga shkaku se unë isha kuadër i pa diplomuar. Unë detyrohesha te punojë aty ku gjeja ndonjë vend të lirë pune. Puna ishte shumë e vështirë por vullneti dhe dashuria e madhe për edukimin e arsimimin e gjeneratave të reja më shtyenin që me sukësesë t'i tejkalojë të gjitha ato sfida. Më ka ndodhur që shpeshë ta marrë ushqimin me vete sepse s’kishim ku të blenim ushqim nëpër fshatëra. Mirëpo falë urtësisë, tolerancës, humanitetit, zemërgjërsisë, bujarisë mikëpritjes dhe shumë veti tjera pozitive që ka populli ynë, ne shumë rrallë na ka rënë të hanim darkë në banesat tona.

 

Zemra Shqiptare: Si ishin kushtet për zhvillimin e procesit edukativo arsimor në ato vite?

 

Kushtet ne të cilat zhvillohej mësimi në ato vite, ishin shumë të vështira. Më kujtohet kur për herë të parë hyra në klasë në shkollën  e Tuxhecit, më besoni se më vinte të qaj.., ndalet merrë frymë thellë, i dridhen buzët dhe thotë, në vend të karrikave ishin vendosur disa drunjë të gdhendur me sopatë, anash mbanin nga dy këmbë të prera jo mirë, ndërsa kur nxënësit shkruanin në banka të shkatrruara të cilat i kishin sjellur nga shkollat tjera; të thyera, një tabelë me mija e mija vrima. Aty nxënësi me shumë vështirësi i lexonin shkronja dhe nuk i  vërenin  shenjat e pikësimit. Mungonin tekstet shkollore, dhe mjetet  tjera për zhvillimin normal të mësimit. Mungonin mjetet e konkretizimit, gjithë çka mungonte.., por dashuria dhe vullneti për mësim nuk mungonte tek nxënësit dhe  arsimtarët. Ne kemi bërë përpjekje maksimale për kryerjen  me suksesë të detyrës së mësuesit, pra edukimin, arsimimin dhe shtimin e dashurisë ndaj vendlindjes, shkollës, familjes, çëhtjes kombëtare e atdheut, etj. Ne kemi bërë përpjekje titanike për arsimimin e gjeneratave të reja, sepse e dinim se arsimimi i gjeneratave të reja është arma më e fortë për t‘i rezistuar çdo armiku.

 

Zemra Shqiptare: Gjatë punës suaj mbi 30-vjeqare, jeni ndeshur me sfida të mëdha na trego disa nga to?

 

Armiku ynë shekullor serb, çdo herë dhe në çdo kohë sytë i kishte  drejtuar nga personeli arsimorë, shkolla shqipe e intelektualët  dhe çdo herë e përcolli (falë disa shërbëtorëve e për fatë të keq aty kishte edhe shqipëtarë) këmba këmbës aktivitetin e çdo mësuesi, profesori e intelektuali. Regjimi barbarë serbë  bënte përpjekje të mëdha që ne tërsi ta realizojë Memorandumin e Vaso Çubrilloviçit,  ai i kishte mobilizuar  të gjitha forcat e tij intelektuale, materiale, policore e ushtarake, duke bërë përgjimin e diferencimin e punëtorëve arsimorë. Një “ fatë“ i tillë më përcolli edhe mua. Siq e dini ju unë disa herë isha i ftuarë në biseda të ashtuquajtura informative nga organet e sigurimit në Dardanë, duke më akuzuar se gjëja jam përkrahës i nacionalizmit e irredentizmit shqiptarë. Në familjen tonë të ngushtë ishin dënuar 4- anëtarë,( në mesin e tyre ishit edhe ju) dhe ne patjetër duhet të mbanim kontakte me ta, të bisedonim, t‘i vizitonim , t‘i kryenim dasmat, por edhe vdekjet s’bashku. Rexhimi serbë orvatej që në çdo mënyrë ne të ndaheshim apo thënë shkurtë ti izolonim ata. Një gjë të tillë unë nuk e bëra kurrë.

 

Zemra Shqiptare:  Kush ua kumtoi lajmin i pari se ju jeni përjashtuar nga procesi edukativo arësimorë dhe si e pritët këtë lajm?

 

Lajmin për përjashtimin tim dhe të dy kolegëve  nga procesi edukativo arësimor  ma konfirmuani familja ime.  Ata  ishin informuar gjatë emitimit të lajmeve të radio Gjilanit, në ora 15°°, si dhe ato të Televizionit. Gjykata  e qarkut në Gjilan, sot mori vendim t’i largojë nga procesi edukativo –arësimor tre arsimtarë të Shkollës Fillore në Shipashnicë të Epërme, për shkakë të përkrahjes dhe mos luftimit të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptarë. Të përjashtuarit janë :

1. Ramadan Fejzullah Dërmaku - arsimtarë

 2. Shaban    Halil          Dërmaku  - arsimtarë

3. Sinan         Shaqir       Dërmaku – profesor.

Ky  lajmë i  hidhur mua nuk më demoralizoi aspak, sepse me padrejtësira të tilla dhe akuza të pa baza që përdorte regjimi serbo çetnikë ndaj shqipëtarëve ishin bërë përditshmëri në Kosovë. Në anën tjetër ndihesha krenar sepse ky gjykim apo ky vendim gjykate“kukull“, nuk vinte nga populli im, apo nga gabimet e mia, por vinte nga një regjim fashistë e barbarë. Pasë tri viteve të largimit tonë nga procesi edukativo arsimor , gjykata e qarkut në Gjilan, mori vendim që ne të kthehemi në vendet e punës. Gjykata vendosi që për tri vite mos punë të paguhen mjetet materiale, mirpo ne kurrë as që i kërkuam…, sepse s’kishe ku ti kërkoje.

 Aty nga viti 1988 organet e sigurimit serb filluan një ndjekje e më vonë edhe akuzë ndaj meje. Unë isha kujdestarë i klasës së tetë, pra ishte detyrë e imja që nxënësve tua plotësojë dëftesat. Pasi më kishin informuar se dëftesat e klasës së VIII-të kishin arritur në shkollën e Hogoshtit, unë isha i obliguar të shkoja dhe ti sillja ato në shkollën tonë në Shipashnicë të Epërme. I morra dëftesat dhe duke u përshëndetur me ca shokë, papritmasë në zyren e aresimtareve hynë dy punëtorë të sigurimit serb. Ata u drejtuan nga unë, më kontrolluan mua, më bënë këtë pyetje ? Ku është çanta juaj ? ! Morrën çantën time dhe  aty gjetën  60 - dëftesa të shtypura, e ne të cilat shkruante; Republika e Kosovës dhe mbanin shqiponjën dy krenare. Mi konfiskuan dëftesat, dhe më thanë; ti nuk ke të drejtë me i mbushë këto dëftesa.., sepse këtu shkruan Republika e Kosovës.., e Kosova akoma nuk është shtetë, dhe të demoralizuar dolën nga salla e arësimtarëve. Unë akoma isha i ulur me shokë në sallë të arsimtarëve duke biseduar për rastin në fjalë, kur befas hynë në sallën e arësimtarëve përsëri  4- policë serb. Dhe njëri nga ta, me një zë të lartë mu drejtua mua me këto fjalë ; “Ti  akoma po “zbavitesh“ me këto sende ?!. Ne ju kemi thanë që ju mos t‘i plotësoni ato dëftesa“  ! . Po, ku do t‘ua shënojmë notat nxënësve..,  atyre u nevoitën për tu regjistruar në shkollat e  mesme. Ne nxënësve nuk guxojmë t‘u apim dëftesa tjera, sepse ato nuk i  pranojnë prindërit e tyre. Ata policë më morrën me vete më dërguan tek organet e sigurimit serb në Dardanë. Në pyetje më mori një inspektor i sigurimit serb. Më dërguan në gjykatën për kundërvajtje dhe me një procedurë të shpejtë më treguan vendimin e dënimit me burgë prej 60 – ditësh, të cilat do ti mbajë deri në fundë. Mirpo gjatë qëndrimit në burgë, thirrjet e shpeshta të ashtuqujtura biseda informative ishin të shpeshta, sharjet, ofendimet, por nuk mungoi asë dhuna.

 

Zemra Shqiptare: Z. Ramadan gjatë kohës së suspendimit nga puna,( akoma pushteti serb ju ftonte në biseda informative ), me çka merreshit?

 

Po,  pasi ne na larguan nga procesi edukativo arësimor, pa kurfarë baze ligjore, dmth; duke e shkelur ligjin që kur ishin ne pyetje për ti dënuar shqiptarët sidomos atdhetarët ai shkilej e nuk respektohej nga ta. Tri vite unë nuk mora kurfarë ndihme materiale, jo pse une nuk doja.., por ata nuk na epnin. Tri vite me shokë i kaluam duke bredhur nga një gjykatë në  tjetrën, dhe pasë 3- viteve ngadhnjeu e drejta .Gjykata e qarkut në Gjilan, vendosi  që ne ti këthehemi në  vendet e punës, ku kishim punuaar më parë, dhe për 3 vite të na kompenzohen t’hollat. Ne u këthyem në punë, por kompenzimin material për tri vite te humbura nuk e morrëm kurrë. Ne punuam me nderë, respektë e përkushtim për edukimin e arësimimin e gjeneratave të reja. Nën     tytat e automatikut dhe të tankut, policisë, ushtrisë e dikur edhe të paramilitarëve serbë, pa kurfarë frike e pa kurfarë kompenzimi material e mbajtëm gjallë shkollën shqipe.

 

Zemra Shqiptare. Siq dihet ju gjatë punës suaj posë procesit edukativo-arësimorë merreshit edhe me aktivitete tjera shkollore. Falë punës suaj u formuat grupin e  historianëve e gjeografëve të rinjë, këto grupe morrën pjesë në gara komunale e Krahinore, pasë luftës në ato shtetërore, çka do të thotë kjo për ju?

 

Po falë dashurisë së madhe që kisha ndaj arësimit, dhe vendosmërisë e respektit që sa  më mirë ta kryej detyrën time; ndaj nxënësit,prindit, ligjit, dhe edukimit kombëtar të brezave të rinjë, unë posë procesit të rregulltë mësimor, formuam grupet e Historianëve dhe Gjeografëve të rinjë.Këto grupe morrëm pjesë në gara komunale e tani shtetërore ne  shumë raste kemi arritur të shpallemi më të mirët- pra ti nxamë vendet e para. Po ceku një rastë kur grupi i historianëve të rinjë nga shkolla jonë në garat komunale zuri vendin e parë. Mirëpo, pasë konsultimeve të  gjata që bënë komisioni (i udhëhequr nga një serb) e i përkrahur nga disa shqipfolës..,  grupin e historianëve  të shkollës sonë, e radhiti në vendin e dytë. Në shkollën tonë kanë funksionuar e funksionojnë edhe sot të gjitha grupet si ; ai i gjuhëtarëve të rinjë, i biologëve, kimistëve, matematicientëve, mirpo ndër më aktivët ka qenë grupi i“ BAT-it,i udhëhequr me mjaftë sukësesë nga arsimtari Shaban DERMAKU.

 

Zemra Shqiptare: Viteve të fundit në procesin edukativo arësimor edhe në Kosovë kanë hyrë reforma të reja në arësim?

 

Po viteve të fundit edhe në procesin eukativo arësimor dhe planprogramet shkollore po hyjnë e  po punohet me reforma të reja aresimore. Ne i kemi pranuar ato me gjithë dëshire dhe ja kemi vënë vetit si detyrë imediate që ato ti realizojme sa më mirë me nxënës. Mendoj se reformat e reja në procesin edukativo aresimore kërkojnë edhe disa mjete e kushte të cilat ne na mungojnë. Pastaj aresimtareve tane u mungojne njohurit  per  punen apo procesin edukativo aresimor me reforma të reja.  Arësimtarëve tanë u mungon përvoja  ata akoma nuk kanë njohuri    mjaftueshme. Cdo fillim është i vështirë, pra edhe puna me reforma të reja në arësim kërkon kohë për të dhënë rezultate në aresim.

 

Zemra Shqiptare: Ju si punëtor i arësimit na tregoni se si funksionon trekëndëshi; Nxënësi, arësimtarari dhe  prindi,  sot?

 

Sa i përket  funksionimit  të trekëndëshit , nxënësi, prindi  dhe  arësimtari, nuk ka vend për kënaqësi. Kur e themi  këtë  kamë parasysh  se viteve të fundit  ne mënyr ë  drastike ka rënë  interesimi , tek nxënësi  ndaj shkollës, por kemi raste kur edhe arësimtari  nuk angazhohet  ne këtë drejtim. Sa i përket  interesimit të prindërve themi pa hamendje se ai ka rënë shumë.  Për  të funksionuar ky trekëndësh , kërkohet  që arësimtari ta kryej detyrën e vetë  me  përkushtim të   mbajë kontakte të shpeshta me prindin , dhe nxënësin , nëse  këto tri elemente funksionojn ashtu siq kërkohet me siguri se edhe suksesi nuk do të mungoj.

 

Zemra Shqiptare: Sa vërehen ngjyrat  partiake në kolektivin tuaj?

 

Që nga themelimi i partive politike në Kosovë, ne kemi  marrë vendim unanim që mbrenda shkollës mos të kemi  hyrje të partive apo probleme partiake. Ky “ vendim“  po respektohet akoma edhe sot në shkollën  tonë.

 

Zemra Shqiptare: Sa nxënës numëron shkolla juaj , dhe a është i kualifikuar  kuadri  arsimorë?

 

Shkolla jonë, tani numëron mbi 300 nxënës, dhe ka një kuadër të kualifikuar.

 

Zemra Shqiptare: Nga ju kanë dalë shumë kuadro, të profileve të ndryshme; mësues-e, profesorë, Mr, Dr, shkencash, mjekë, këngëtarë ( Demir Krasniqi), inxhinjer, poetë, shkrimtarë, dhe ushtarë të UCK-së ( Jeton Dërmaku), etj, sa respektoheni e nderoheni nga këta?

 

 Kur  unë dëgjojë për sukseset që kanë arritur ata, zemra më bëhet mal. S'kam fjalë për ta shpreh kënaqësin që ndjej në zemër e shpirtë. Sukëseset e tyre janë sukësese edhe të miat, pasi me disa, kemi kaluar 8- vite s'bashku. Kur takohem me ta e mësoj, për sukseset që kanë arritur ata ndiej një kënaqësi shpirtërore dhe natyrishtë se mburrem edhe unë me sukseset e tyre. Takimet tona janë të gjata, emocionuese e dhembëse kur i kujtojmë ato ditë të zeza, po i quaj të zeza pasi gjatë asaj kohe ne na mungonte gjithëçka. Ishim të varfurë, të leckosur, të shtypur, e shpeshë edhe të uriturë.

 

Zemra Shqiptare: Cili është mesazhi i juaj për nxënësit, arsimtarët , popullin dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës e Teknologjisë-MASHT-së?

 

Të dashura mësuese e mësues! Sot nga ju kërkohen detyra të mëdha kombëtare. Ju njësoj si rilindasit tanë, si mësueset e mësuesit e parë të shkollës shqipe në trojet etnike e diasporë duhet  ti mobilizoni të gjitha forcat e njohuritë që ti edukoni, arsimoni  e mbroni nga asimilimi fëmijët-nxënësat tuaj ne mënyrë që ta mposhtim çdo armik. Kosova jonë (dikur ) e robëruar j e sot e çliruar , ju nxorri nga gjiri i saj  i sakatosur që ti tregoni zemrat e popullit e ti ndritni mendjet  tona  që sot ne po gëzojmë lirinë e pritur gjatë. Armiku - na i mbylli tempujt tanë të dijes të  ndertuar nga djersa dhe gjaku i ynë . Dhe ai mendoi se na mposhti. Por ai mashtrua edhe kësaj radhe. Mësuese,mësues dhe prindë të dashur meritat pët të gjitha këto suksese janë  tuaja, shkau na nxorri nga objektet shkollore e univerzitare, e ne gjetëm strehim në horizantet e para të tokës sone ( ne podrume).Mësuese dhe mësues të nderuar, ju jeni shpresa dhe ardhmëria jonë, ardhmëria e kombit tonë.

 

© www.zemrashqiptare.net