| E premte, 03.12.2010, 08:48 PM |
Gardistë dhe policë shqiptarë të dërguar nga Tirana kanë rrethuar Albana Vokshin në Prizren, me qëllim për të mos lejuar arrestimin e saj nga policia e Kosovës. Incidenti i ndodhur më 14 nëntor në pikën kufitare të Vërmicës, që ka si protagonist kryesor deputeten shqiptare, Vokshi, mund të kishte precipituar akoma më keq nëse policia kosovare nuk do të ishte treguar më gjakftohtë se Garda dhe homologët shqiptarë. Sipas koordinatorit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Bashkim Kajdomçaj, për mbrojtjen e Vokshit nga Tirana kanë ardhur dhe trupa speciale të Gardës dhe policë shqiptarë. Pas gjithë problemeve që ka sjellë deputetja për mosbindje urdhrash nga ana e autoriteteve policore kufitare kosovare, vijnë në territorin kosovar, pa asnjë paralajmërim, efektivë të policisë kufitare dhe të Gardës së Shqipërisë, të armatosur. Madje, këto forca shqiptare kanë qenë edhe në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren, të cilët përveç ndërhyrjes së parë me armë në pjesën kosovare, bëjnë edhe ndërhyrjen e dytë, e cila mund të cilësohet si shkelje e sovranitetit të Kosovës. Situata ka qenë e tensionuar me rastin e hyrjes në territorin kosovar të trupave shqiptare (policisë dhe Gardës) dhe ka munguar një shkëndijë për të pasur ndoshta edhe incident më të madh. Falë gjakftohtësisë së policisë kosovare, nuk ka ndodhur e keqja më e madhe. Pas arritjes në gjykatë dhe ardhjes së Vokshit, e cila nuk është prangosur sepse është respektuar imuniteti si deputete, kanë arritur në kohën kur po mbahej gjykimi në Gjykatën e Prizrenit edhe eprorë të policisë së Kosovës. Ata kanë parë trupat shqiptare dhe sjelljen arrogante të deputetes. Vokshi nuk ka pranuar avokat, që i takon sipas detyrës zyrtare. Madje ka kthyer dy avokatë mbrapsht, duke i fyer në një formë të tillë me fjalët: "